LIVE UPDATES
Ekonomi

Diskriminimi, rriten ankesat për marrjen e shërbimeve dhe të mirave, zënë 48.3% të totalit

Të dhënat tregojnë se janë subjektet publike ato ndaj të cilave ka më shumë ankesa nga individë që janë ndjerë të diskriminuar dhe si arsye kryesore ka shërbyer aftësia e kufizuar apo  bindjet politike e gjendja arsimore edhe pse këto të fundit në rënie në raport me 2021-in.

14 Prill 2023, 07:14 Nga DOSJA
Diskriminimi, rriten ankesat për marrjen e shërbimeve dhe të
Foto Ilustruese

TIRANË- Marrja e shërbimeve dhe të mirave në shumë raste kufizohet nga diskriminimi dhe për vitin 2022 të paktën 48.3 për qind e ankesave të bëra pranë Komsionerit lidhen më këtë aspekt. Në raport me vitin 2021 kjo kategori ankesash është rritur me 4 për qind teksa të larta kanë vijuar të mbeten ankimimet për diskriminim në punësim. Këto të fundit zunë 47 për qind të totalit duke regjistruar një ulje me 5 për qind në raport me vitin paraardhës.

Raporti nënvizon se gjatë vitit 2022, shpërndarja e çështjeve të trajtuara sipas 3 fushave, punësim, arsim, të mira shërbime, vazhdon të jetë e ngjashme me atë të vitit 2021, gjatë të cilit rezulton se, çështjet në fushën e arsimit zënë 4.7% të totalit të çështjeve të trajtuara gjatë këtij viti me një rritje të lehtë prej 0.7 % krahasuar me vitin paraardhës. Gjatë vitit 2022, nga totali prej 297 çështje të trajtuara gjithsej, (281 ankesa dhe 16 çështje exofficio), nga këto 14 çështje në fushën e arsimit, 140 çështje në fushën e punësimit dhe 143 çështje në fushën e të mirave dhe shërbimeve (213 çështje të regjistruara në 2022 dhe 84 çështje të mbartura nga 2021.

Të dhënat tregojnë se janë subjektet publike ato ndaj të cilave ka më shumë ankesa nga individë që janë ndjerë të diskriminuar dhe si arsye kryesore ka shërbyer aftësia e kufizuar apo  bindjet politike e gjendja arsimore edhe pse këto të fundit në rënie në raport me 2021-in.

“Numri total i çështjeve të trajtuara në fushën e të mirave dhe shërbimeve është 143, nga të cilat 117 çështje janë regjistruar në vitin 2022 dhe 26 çështje të mbartura nga 2021. Në total 107 ankesa drejtohen kundër subjekteve publike dhe 36 ankesa drejtohen kundër subjekteve private.

Nga 107 ankesat e trajtuara kundër subjekteve publike, në 39 raste ato janë drejtuar kundër institucioneve të pushtetit qendror dhe në 68 raste kundër institucioneve të pushtetit vendor.

Gjatë vitit 2022, rezulton që çështjet kundër subjekteve publike qendrore zënë 36% të totalit të çështjeve në këtë fushë, ndërsa çështjet kundër subjekteve publike vendore zënë 64% të totalit të çështjeve në këtë fushë” thuhet në raportin e Komsionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

I njëjti vlerëson se ankesat e paraqitura në këtë fushë, kanë të bëjnë kryesisht me mos ofrimin e shërbimeve të nevojshme nga njësitë e qeverisjes vendore ndaj individëve të ndryshëm, që u përkasin komuniteteve të ndryshme apo shtresave vulnerabël.

Një pjesë e mirë e ankesave drejtohen edhe kundër institucioneve të administratës qendrore, ku objekti i ankesave konsiston në mosofrimin apo garantimin e një serie shërbimesh si, shërbimi shëndetësor, si dhe mos ofrimi i transportit publik qytetas pa pagesë, etj. Shkaqet kryesore, për të cilat janë paraqitur ankesat në fushën e shërbimeve kanë qenë: aftësia e kufizuar, raca dhe gjendja ekonomike.

Marrë nga Monitor.al

komisioneri për mbrojtjen nga diskrimini

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj