LIVE UPDATES
Ekonomi

Drafti për tatimin mbi të ardhurat do dërgohet në Kushtetuese nga kontabilistët, avokatët dhe mjekët; Krijon pabarazi

Ndryshimet gjithashtu krijojnë pabarazi mes tatimpaguesve. Nuk jemi kundër pagesës së taksës te profesionet e lira, por nëse nuk paguan një kategori biznesesh nuk kanë pse të paguajnë profesionet e lira. Siç përcaktohet në projektligj, bizneset tregtare të vegjël do të jenë me tatim zero deri në 2029. pohoi më herët kontabilisti Sotiraq Dhamo.

30 Mars 2023, 07:04 Nga DOSJA
Drafti për tatimin mbi të ardhurat do dërgohet në
Foto Ilustruese

TIRANË- Grupet e interesit duke përfshirë profesionet e lira të kontabilistëve, avokatëve dhe mjekëve do të kërkojnë të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”. Kryetari i Bordit Drejtues të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar (IKM) Sotiraq Dhamo tha për Monitor se për dërgimin e ligjit në Kushtetuese përveç kontabilistëve do të organizohen edhe Dhoma e Avokatëve dhe Mjekëve. Edhe më herët përfaqësuesit e profesioneve të lira kanë shprehur shqetësimin se projektligji i ri është antiligjor, pasi krijon pabarazi mes tatimpaguesve dhe nxit evazionin.

“Trajtimi i të ardhurave të të vetëpunësuarve si të ardhura nga paga është antiligjore. Shtrirja e ligjit te të vetëpunësuarit të profesioneve të lira për shumë arsye do të sjellë efekte negative. Të vetëpunësuarit janë biznese, marrin përsipër rreziqe, nuk kanë të ardhura fikse dhe nuk mund të quhen të ardhura nga paga. Projektligji është evaziv, pasi i konsideron të njëjtë të vetëpunësuarit me kategorinë e të vetëpunësuarve me të punësuar të tjerë.

Si mund të tatohen të ardhurat e tyre, si të ardhura nga paga kur ka të tjerë të punësuar. Klasifikimi është i gabuar. Gjithashtu trajtimi i të vetëpunësuarve me tarifa deri në 2,040,000 lekë 15% dhe mbi këtë nivele 23% nuk i vendos në kushte të barabarta me bizneset e tjera. Një biznes shpk që mund të fitojë të ardhura deri në 5 milionë lekë dhe paguan 15% tatim mbi fitim ndërsa një i vetëpunësuar për të ardhurat mbi 2,040,000 do të paguajë 23%.

Ndryshimet gjithashtu krijojnë pabarazi mes tatimpaguesve. Nuk jemi kundër pagesës së taksës te profesionet e lira, por nëse nuk paguan një kategori biznesesh nuk kanë pse të paguajnë profesionet e lira. Siç përcaktohet në projektligj, bizneset tregtare të vegjël do të jenë me tatim zero deri në 2029. pohoi më herët kontabilisti Sotiraq Dhamo.

Edhe avokati Klodian Gjermeni shtoi më herët se ka shkelje të të drejtave kushtetuese, për shkak të trajtimit të pabarabartë tatimor që i bëhet kategorive të cilat përfshihen në këtë lloj biznesi. Sipas tij kjo mund të jetë një ndër arsyet e Dhomës së Avokatëve për dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese.

Projektligji “Për tatimin mbi të ardhurat” u miratua nga Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave. Drafti ishte parashikuar të hynte në fuqi nga 1 janari 2023, por u shty në fund të këtij viti, pasi grupi i punës i ngritur nga komisioni parlamentar kërkoi të marrë në shqyrtim ankesat e Institutit të kontabilistëve të Miratuar dhe Shoqatës së Bankave.

Drafti i rishikuar nga deputetët solli vetëm rishikimin e disa termave, ndërsa nuk mori në konsideratë kërkesën e grupeve të interesit për shtyrjen e tatimit progresive të profesioneve të lira deri në dhjetor 2029, siç parashikohet të vijojë 0% tatim për bizneset e vogla tregtarë dhe të vetëpunësuarit e tjerë.

Përmes projektligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat” nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0 %, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%.

Për biznesin e vogël (duke përfshirë kategoritë të vetëpunësuarit) efektet e ligjit do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari 2029.

Marrë nga Monitor.al

gjykata kushtetuese sotiraq dhimo

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet