LIVE UPDATES
Ekonomi

Drama e eksporteve thellohet në 2024, rënie me 23% për janar-shkurt, tekstilet e këpucët nuk ngrenë kokë, thellohet ndjeshëm deficiti

Tekstilet e këpucët po vijojnë me rënie për muaj radhazi dhe kanë filluar tashmë mbylljet e fabrikave. Përveç “ushqime, pije e duhan”, dhe “produkte kimike e plastike”, që shënuan një rritje modeste, edhe të gjitha grupet e tjera ishin me rënie.

19 Mars 2024, 07:36 Nga M.B
Drama e eksporteve thellohet në 2024, rënie me 23% për
Grafiku

TIRANA- 2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksportuesve shqiptarë, të cilët po ndikohen si nga konjuktura e pafavorshme e kërkesës ndërkombëtare e çmimeve në bursa, ashtu dhe nga zhvlerësimi i ndjeshëm i monedhës së përbashkët. Tekstilet e këpucët po vijojnë me rënie për muaj radhazi dhe kanë filluar tashmë mbylljet e fabrikave. Përveç “ushqime, pije e duhan”, dhe “produkte kimike e plastike”, që shënuan një rritje modeste, edhe të gjitha grupet e tjera ishin me rënie. INSTAT njoftoi se në Shkurt 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 32 mld lekë, duke u ulur me -16,1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në janar eksportet kishin rënë me 29%.

Në shkurt, sipas INSTAT, Gjatë muajit Shkurt 2024, në uljen e eksporteve prej -16,1%, negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -7,7 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,5 pikë përqindje, Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,3 pikë përqindje etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +0,1 pikë përqindje.

Në këtë dymujor eksportet e mallrave arritën vlerën 62 mld lekë, duke u ulur me -23,0%. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve për dy mujorin, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -13,9 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,1 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +0,1 pikë përqindje.

Tekstilet dhe këpucët nuk ngrenë kokë, kanë filluar mbylljen e fabrikave

Në shkurt, eksportet e tekstile e këpucë, grupi më i madh eksportues në vend (me 30% të totalit), ranë me 15.7%. Për dy mujorin tkurrja është 17.6%. Prej muajsh industria po kalon një periudhë të vështire e ndikuar nga shumë faktorë si rritja e kostove që ka bërë që partnerët të zhvendosen në Lindjen e Mesme duke ulur porositë dhe sidomos zhvlerësimi i euros, që redukton të ardhurat e tyre kur konvertohen në lekë. Aktualisht një euro këmbehet me më pak se 104 lekë, nga 116 lekë që ishte në shkurt 2023. Kjo situatë po detyron shumë fabrika të mbyllen, sipas njoftimeve nga Shoqata e Eksportuesve. Falimentet më të mëdha kanë ndodhur në rrethe dhe në fabrika që kishin të punësuar nën 120 punonjës, që punonin kryesisht me nënkontraktim, të cilat kishin norma më të ulëta fitimi dhe nuk ishin në gjendje të përballonin krizën.

Materiale ndërtimi dhe metale vijojnë tkurrjen

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” kaluan në grupin e dytë më të madh në vend për dy mujorin, me 19.4% të totalit. Ky grup ndikohet nga ecuria e Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend. Në shkurt ky grup ra me 11.8%, ndërsa për 2 mujorin tkurrja është 17.1%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.

Minerale, lëndë djegëse, energji me rënie të fortë

“Minerale, lëndë djegëse, energji” kaloi në grupin e tretë më të madh në vend, me 18.8% të totalit, si rrjedhojë e tkurrjes së fortë në muajt e parë të vitit. Në shkurt grupi i reduktoi shitjet me 33%, ndërsa për 2 mujorin rënia është 49%, e ndikuar nga ecuria negative në janar. Ecuria e këtij grupi është e varur nga shitjet e Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh në vend dhe nga tregtimi i energjisë elektrike, që lidhet me motin.

Ushqime pije e duhan, me zor mbahet

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon një rritje modeste. Në shkurt, eksportet e tij u rritën me vetëm 1.5%, ndërsa për 2 mujorin zgjerimi ishte 1.35%. Pavarësisht potencialeve, sektori po ndikohet nga rritja e kostove, që po e bëjnë atë më pak konkurrues në rajon si dhe nga ecuria e motit.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi dëmtohen nga euro

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ishin grupi tjetër që shfaqi ecuri të mirë vitet e fundit, si rrjedhojë e hyrjes së fabrikave që montonin pjesë për industrinë automotive. Por edhe ky grup po vuan nga zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Në shkurt eksportet ranë me 11.9%, ndërsa për 2 mujorin tkurrja është 10.1%.

Thellohet ndjeshëm deficiti tregtar

Ndërsa eksportet po vijojnë të bien, importet i janë rikthyer rritjes, duke thelluar ndjeshëm deficitin tregtar. Sipas INSTAT, në këtë dymujor eksportet e mallrave arritën vlerën 62 mld lekë, duke u ulur me -23,0%, ndërkohë importet e  mallrave arritën vlerën 134 mld lekë, duke u rritur me 5,0%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 72 mld lekë, duke u rritur me 52,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.

Rriten eksportet me Kosovën, bien me Italinë, Turqinë e Kinën

Në muajin Shkurt 2024, vendi me të cilin Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shkurt 2023 është: Kosova (21,2%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-16,2%), Greqia (-41.6%) dhe Gjermania (-5.1%).

Gjatë këtij dymujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (-12,1%), Turqia (-9,3%) dhe Kina (-29,2%).

Në muajin Shkurt 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Turqia (61,4%), Gjermania (12,5%) dhe Greqia (29,6%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-8,9%), Kina (-27,9%) dhe Maqedonia (-16,6%).

Gjatë këtij dymujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Turqia (30,4%), Greqia (32,%) dhe Gjermania (12,6%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-4,1%), Kina (-15,3%) dhe Maqedonia (-11,8%).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 57,7%, të gjithë tregtisë. Në Shkurt 2024, eksportet drejt vendeve të  BE-së zënë 74,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50,7% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (28,1%), Turqia (12,0%), Gjermania (7,3%)  dhe Greqia (7,2%).

Shkëmbimet tregtare, për dymujorin e parë 2024, me vendet e BE-së zënë 58,1 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Shkurt 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,8%  të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 49,9% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (28,8 %), Turqia (10,0%), Greqia (7,4%) dhe Gjermania (7,2%)./ Monitor

eksportet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj