LIVE UPDATES
Ekonomi

Fiskalizimi, dy vjet më pas, a është ulur informaliteti

Pavarësisht se procesi quhet i përfunduar për numrin e bizneseve të fiskalizuara, ekspertët ngrenë shqetësimin se edhe pse sistemi SelfCare ka pasur vazhdimisht përmirësime, rezulton se ka ende çështje teknike që rezultojnë të pazgjidhura.

13 Maj 2023, 07:03 Nga A.B

Fiskalizimi, dy vjet më pas, a është ulur informaliteti

Dy vjet pas fillimit të fiskalizimit, administrata tatimore thekson se tashmë, reforma konsiderohet e finalizuar.

Pavarësisht se procesi quhet i përfunduar për numrin e bizneseve të fiskalizuara, ekspertët ngrenë shqetësimin se edhe pse sistemi SelfCare ka pasur vazhdimisht përmirësime, rezulton se ka ende çështje teknike që rezultojnë të pazgjidhura.

Kontabilistët theksojnë se problematikat e pazgjidhura po vështirësojnë aktivitetin e bizneseve. Administrata Tatimore pohoi se është e angazhuar dhe po punon për zgjidhjen në një kohë sa më të shpejtë të problematikave teknike apo funksionale të sistemit të fiskalizimit.

“Lëshimi i faturave të fiskalizuara në mënyrë elektronike është e vetmja mënyrë ligjore për lëshimin e faturave për transaksionet e kryera nga tatimpaguesit”, nënvizoi DPT për “Monitor”.

Faza I e procesit të fiskalizimit nisi nga 1 janari 2021 për transaksionet mes enteve publike.

Faza II, që nisi më 1 korrik 2021, përfshiu në procesin e ri të faturimit, transaksionin pa para në dorë mes bizneseve. Në këtë fazë u hasën shumë probleme me bllokimin e portalit SelfCare, për shkak të mbingarkesës.

Në fazën e dytë të fiskalizimit, në muajin korrik, kur u rrit numri i bizneseve pjesëmarrëse për faturimin e ri, kontabilistët ngritën shqetësimin se disa nga kompanitë e certifikuara për programet software nuk ishin në gjendje të hartonin faturën në formatin e duhur dhe për të përcjellë të dhëna në formatin e ri.

Kompanitë nuk ofronin edhe ndërlidhjen direkte të programeve software me programet e kontabilitetit që përdorej nga shumica e bizneseve.

Referuar çmimeve të tregut, kostoja e përditësimit të një programi kontabiliteti varionte nga 32,000 lekë dhe tarifa e shërbimit, 26,000 lekë.

Situata u ndoq me shqetësim nga kontabilistët, pasi nëse bizneset do të vazhdonin të qëndronin me të njëjtin program rrezikonin të mos kryenin pasqyrat financiare.

Për zgjidhjen e këtij ngërçi, më 20 korrik, në Fletoren Zyrtare u botuan ndryshimet e vendimit “Për kërkesat teknike dhe funksionale të zgjidhjes software, për procedurën e faturimit dhe të fiskalizimit, si dhe procedurën e kriteret për regjistrimin e prodhuesve e të mirëmbajtësve të zgjidhjeve software” që lejonte operatorët të përmirësonin versionet e programeve të tyre.

Faza III dhe përfundimtarja, u konsiderua dhe më delikatja, pasi nga 1 shtatori 2021 u përfshinë në fiskalizim edhe bizneset e vogla për shitjet me para në dorë.

Për biznesin e vogël, qeveria miratoi fillimisht aktin normativ në ligjin “Për procedurat tatimore” për mosaplikimin e dënimeve administrative deri më 31 dhjetor 2021. Për subjektet e vogla, afati i periudhës pa penalitete për fiskalizimin u shty deri më 30 qershor 2022.

Gjobat për subjektet e vogla nisën të aplikohen pas 30 qershorit 2022, sipas ndryshimeve të Aktit Normativ në ligjin “Për procedurat tatimore”.

Periudha pa gjoba, deri në fund të qershorit 2022, u zbatua edhe për ndërmarrjet që ofrojnë furnizimin me ujë për konsumatorët finalë, si dhe tregu i rregulluar i energjisë elektrike; bankat apo institucionet financiare për njoftimin e pagesave të e-Faturave të lëshuara nga subjektet tatimpaguese.

Sa biznese janë fiskalizuar

Në total, sipas të dhënave të përditësuara të DPT-së për “Monitor”, numri i bizneseve të fiskalizuara është 108,414 subjekte. Në raport me totalin e bizneseve aktive, 12% e tyre rezultojnë të pafiskalizuara.

Administrata tatimore tha se, bazuar në analizën e tyre për këtë kategori biznesesh (që ende nuk janë fiskalizuar) 5,800 prej tyre pritet të fiskalizohen së shpejti, pasi janë tatimpagues të rinj.

Arsye pse pjesa tjetër e bizneseve nuk janë fiskalizuar, sipas Tatimeve, rezultojnë tatimpagues aktivë, por nuk ushtrojnë aktivitet dhe nuk çregjistrohen për shkak të detyrimeve tatimore të papaguara, si dhe tatimpagues, të cilët kanë mospërputhje të formës ligjore “ambulant” dhe “person fizik”.

Më herët, edhe në takimet e zhvilluara me Institutin e Kontabilistëve të Miratuar (IKM), administrata tatimore paralajmëroi se numri i bizneseve të fiskalizuara do të ishte më pak se 120,000 subjekte që rezultonin aktive në vitin 2021, pasi shumë tatimpagues, si të vegjël dhe të mëdhenj, për shkak të detyrimeve fiskale, e kanë të pamundur të kalojnë në status pasiv.

Edhe për ekspertin fiskal, Ahmet Gjinishi, pjesa dërrmuese e bizneseve të pafiskalizuara janë ato që nuk lëshojnë fatura.

“Besoj se procesi mund të quhet i mbyllur. Kanë mbetur pa u fiskalizuar vetëm kompani të cilat rezultojnë aktive, por janë pa aktivitet (nuk lëshojnë fatura) si dhe përfaqësi të huaja apo organizata (shoqata e fondacione) të ndryshme, të cilat nuk kryejnë aktivitet tregtar (nuk bëjnë shitje)”.

Të ardhurat nga TVSH bruto në tatime u rritën me 4.9% në 2022

Ulja e informalitetit, pika kyçe e zbatimit të kësaj reforme, duke rritur raportimin e sa më shumë transaksioneve me para në dorë ka dhënë efekte pozitive në ekonomi vitin e kaluar.

Tatimet thanë për “Monitor” se procesi i fiskalizimit ka ndikuar në mbledhje më të mirë të tatimeve në shkallë vendi, ku zëri kryesor mbetet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Duke iu referuar rezultateve, sipas DPT, të ardhurat nga TVSH bruto në vitin 2022 rezultojnë me rritje 5% krahasuar me vitin 2021.

“Fiskalizimi konsiderohet një reformë madhore, që ndikon në uljen e informalitetit dhe konkurrencës së pandershme, duke eliminuar faturat fiktive të lëshuara nga blloqet e vjetra tatimore. Shitjet nga pasivët nuk lejohen të kryhen më dhe verifikohen në kohë reale.

Fiskalizimi ka thjeshtuar mënyrën e faturimit dhe të verifikimit nga ana e administratës tatimore në kohë reale. Kjo reformë madhore ka çuar në rritjen e të ardhurave”, pohoi DPT për “Monitor”.

Tatimet parashikojnë se arkëtimet nga TVSh-ja do të vijojnë trendin pozitiv edhe në 3-mujorin e parë të 2023.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, TVSH-ja bruto në tatime në muajt janar-shkurt 2023 u rrit 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rimbursimet nga TVSh-ja për janar-shkurt 2023 u rritën 46% më tepër se në vitin 2022.

Efektet pozitive të reformës së fiskalizimit

Për ekspertët tatimorë dhe fiskalë, efekti kryesor i zbatimit të kësaj reforme është për informacionin e përftuar në kohë reale të faturave për bizneset, konsulentët e tyre dhe administratën tatimore. Mikel Alla thotë se, teorikisht, duhet të ndikojë në formalizimin e bizneseve, por rezultatet do të shihen me vonë.

Edhe për Ahmet Gjinishin, efektet pozitive janë që kompanitë e dixhitalizuara nuk ruajnë informacione në letër të printuar, por mund të bëjnë arkiva elektronike (e cila serish ka një kosto) dhe që informacioni shfaqet në kohë reale.

Deklarimi automatik i librit të TVSH-së

Administrata tatimore deklaroi më herët se të gjithë tatimpaguesit, duke filluar nga periudha tatimore e muajit mars, librat e shitjes dhe blerjes nuk do t’i ngarkojnë më manualisht në format exel, por do të transferohen automatikisht në e-Filing nëpërmjet fiskalizimit.

Afati për mbylljen e tij do të jetë data 10, në të kundërt do të dorëzohen automatikisht nga sistemi. Procesi, deri tani, është zbatuar manualisht nëpërmjet formatit të exel që pas ngarkimit në sistemin e deklarimit në e-Filing.

Njoftimi i Tatimeve nuk u mirëprit nga kontabilistët, të cilët deklaruan se deklarimi automatik i librave të TVSh-së ishte i pamundur në një kohë kur sistemi i faturave shfaq ende shumë probleme.

Tatimet sqaruan sërish bizneset për paqartësitë për procesin e transferimit automatik të librave, duke theksuar se subjektet do të kenë të drejtën të vijojnë të plotësojnë manualisht të dhënat në formatin exel.

Sipas DPT, në sistemin e deklarimit në e-Filing do të lejohet një version i dytë i librave, ai manual dhe automatik. Por para ngarkimit, bizneset apo kontabilistët duhet të kryejnë saktësimet mes dy versioneve./MONITOR

fiskalizimi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj