Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat e investitorëve të huaj nga investimi në Shqipëri për 6-mujorin 2023 arritën vlerën e 461 milionë eurove, në rritje me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Forcimi i Lekut po rrit edhe fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat e investitorëve të huaj nga investimi në Shqipëri për 6-mujorin 2023 arritën vlerën e 461 milionë eurove, në rritje me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo shumë përfaqëson fitimet e shpërndara ose të riinvestuara të investitorëve të huaj në Shqipëri për periudhën dhe këtë vit ka shënuar nivelin më të lartë historik.
Në kahun e kundërt, edhe flukset hyrëse të të ardhurave nga investimet për gjysmën e parë të këtij viti u rritën në 89 milionë euro, 62% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Megjithatë, bilanci neto i të ardhurave nga investimet ishte gjerësisht negativ në vlerën e 372 milionë eurove. Deficiti në këtë zë u rrit me 6.6% krahasuar me një vit më parë. Duke qenë se investimet e huaja në Shqipëri janë shumë më të mëdha se investimet shqiptare jashtë vendit, qartësisht edhe bilanci neto i të ardhurave nga investimet ka qenë historikisht negativ.
Rritja e fitimeve të investitorëve të huaj në vitet e fundit mund të lidhet me rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë pas pandemisë, që ka sjellë efekte pozitive edhe për ndërmarrjet e huaja që veprojnë në Shqipëri. Por, padyshim një pjesë e mirë e rritjes mund t’i atribuohet forcimit të lekut në kursin e këmbimit me Euron. Në mesin e këtij viti, kursi i këmbimit Euro-Lek ishte në rënie vjetore me 10.7%.
Mes aktorëve që kanë përfituar nga rënia e Euros në kursin e këmbimit, janë edhe investitorët e huaj.
Ndërmarrjet e huaja në përgjithësi i sigurojnë të ardhurat e tyre në Lekë, ndërsa fitimet për aksionerët i shpërndajnë në valutë të huaj. Forcimi i Lekut ka bërë që e njëjta sasi e monedhës vendase të përkthehet në një vlerë më të lartë në valutë të huaj, kryesisht në Euro.
Duke qenë se një pjesë e mirë e fitimeve nuk shpërndahen, por riinvestohen, forcimi i Lekut, në mënyrë të tërthortë, ka ndikuar edhe në rritjen e investimeve të huaja në vitet e fundit.
Fitimet e riinvestuara në vitet e fundit kanë marrë peshën kryesore në strukturën e investimeve të huaja direkte.
Për gjysmën e parë të këtij viti, vlera e fitimeve të riinvestuara nga ndërmarrjet e huaja arriti në 376 milionë euro, pothuajse 12% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimet e riinvestuara përbënin 55% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte për 6-mujorin 2023./MONITOR
foto ilustruese Nga vendet e rajonit Kosova pas Maqedonisë së Veriut ka çmimet më të lira. Kosovë, nafta 1.49 cent benzina ...
foto ilustruese Normat e interesit të kredive për shtëpi në Lekë e kanë frenuar rritjen gjatë këtij viti. Sipas t&e...
Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 2.5% këtë vit sipas projeksioneve të vjeshtës të Bankës Europiane për ...
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar qëndroi i fiksuar në nivelin 3.15%, në të një...
foto ilustruese Në aeroportin e Kukësit nuk po kryen më fluturime. Këtë mund ta konfirmosh qartësisht nga faqja e internetit ...
foto ilustruese Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë se sa pjesa e tjetër e popullatës, pasi buxheti i tyr...
Rinovimi i banesave për t’i bërë ato më eficiente në harxhimin e energjisë elektrike do të ulë në perspekti...
Foto ilustruese Një projektvendim që synon reduktimin e mbetjeve elektronike, të cilat krijohen nga shitja e radiove apo elementet që l...
foto ilustruese Kompensimi i ish-pronarëve mund të kthehet në një proces që nuk ka fund po te kemi parasysh ritmin me të cili...
foto ilustruese Holanda po kryeson investimet e huaja në Shqipëri për të pestin vit radhazi. Të dhënat e Bankës së...