LIVE UPDATES
Ekonomi

Gjysma e të punësuarve në Shqipëri kishin pagë neto deri 44 mijë lekë në korrik-shtator

Me ndërmarrjen e një reforme për rritjen e pagave në sektorin privat, struktura e të punësuarve sipas nivelit të pagës ka ndryshuar duke rritur përqindjen e punonjësve me pagë minimale dhe atyre me paga të larta.

29 Dhjetor 2023, 08:45 Nga a.l
Gjysma e të punësuarve në Shqipëri kishin pagë neto
Paraja

TIRANË- Mbi 48 për qind e të punësuarve me pagë në vendin tonë marrin pagë bruto deri në 50 mijë lekë në muaj, teksa pas pagesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore përftimi neto në muaj është 44,400 lekë.

Me ndërmarrjen e një reforme për rritjen e pagave në sektorin privat, struktura e të punësuarve sipas nivelit të pagës ka ndryshuar duke rritur përqindjen e punonjësve me pagë minimale dhe atyre me paga të larta.

Në tremujorin e tretë të vitit 2023 në totalin e punonjësve me pagë, 28.5 % e totalit te të punësuarve paguheshin me pagë minimale, ndërsa 19.8 për qind merrnin pagë bruto ndërmjet 40-50 mijë lekë në muaj.

Në tremujorin e tretë 2023 zgjerimi i më i madh u vu në kategorinë e punonjësve me pagë minimale atyre me paga 40-50 mijë lekë dhe pagat mbi 120,000 lekë. Kjo kategori zuri 9.2 për qind të totalit te të punësuarve nga 6.4% që zinte në 3-mujorin e dytë të vitit të kaluar. Pesha e kësaj kategorie në totalin e të punësuarve me pagë u dyfishua në krahasim me vitin 2021 kur zinte vetëm 4.9 %. Rritja e personave me pagë mbi 120 mijë lekë erdhi për dy arsye. E para lidhet me uljen e TAP mbi pagat e larta pasi kufiri i tatimit 23 % u zhvendos mbi kufirin 200 mijë lekë në muaj, duke ndikuar në uljen e informalitetit në ketë nivel. E dyta lidhet me rritjen e pagave në Administratën Publike. Në 6-mujorin e parë të këtij viti qeveria dyfishoi pagat në nivelet e larta të qeverisjes duke ndikuar kështu që më shumë punonjës në administrate të marrin më shumë se 120 mijë lekë në muaj.

Personat që marrin pagë minimale deri në 40 mijë lekë në muaj përbëjnë 28.5 % te të punësuarve më pagë nga 15.8% që ishte vitin e kaluar në tremujorin e tretë. Ky zgjerim erdhi nga rritja e pagës minimale nga 320 mijë lekë në tremujorin e tretë të vitit 2022 në 40 mijë lekë aktualisht.

Punonjësit më pagë minimale zënë gati një të tretën e të punësuarve me pagë, por kategoria e dytë më e madhe janë ato që marrin pagë bruto 60-95 mijë lekë në muaj, duke zënë 26 % të totalit te të punësuarve nga 24.7 % që ishte pesha e kësaj kategorie vitin e kaluar në tremujorin e tretë.

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të tretë 2023, është 71.486 lekë, duke u rritur me 16 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2023 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 18,6 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit prej 11,4 %./Monitor

 

paga

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj