Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bizneset në shërbime raportuan vlerësime më të ulëta për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës Nuk paraqitet pozitiv as sektori i ndërtimit, që ka udhëhequr rritjen vitet e fundit. Industria vijon territorin rënës. Pozitive ishte vetëm tregtia, që raporton rritje të aktivitetit, sektori i vetëm që duket se po ndikohet pozitivisht nga turizmi.

TIRANË- Ndonëse gushti supozohet të jetë një muaj i nxehtë për ekonominë për shkak të hyrjeve të të huajve dhe emigrantëve, të dhënat nga bizneset tregojnë një situatë të ndryshme madje edhe për sektorin e shërbimeve, që është i lidhur direkt me turizmin.
Bizneset në shërbime raportuan vlerësime më të ulëta për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës Nuk paraqitet pozitiv as sektori i ndërtimit, që ka udhëhequr rritjen vitet e fundit. Industria vijon territorin rënës. Pozitive ishte vetëm tregtia, që raporton rritje të aktivitetit, sektori i vetëm që duket se po ndikohet pozitivisht nga turizmi.
Banka e Shqipërisë raportoi se treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u tkurr me 0.8 pikë në muajin gusht. Megjithatë, niveli aktual i TNE-së qëndron rreth 8 pikë përqindje mbi mesataren historike (Grafik 1). Rënia e TNE-së këtë muaj u ndikua nga dobësimi i treguesve të besimit të sektorëve të industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve. Në një masë më të vogël ndikoi edhe ulja e besimit të konsumatorit. Nga ana tjetër, besimi në sektorin e tregtisë shënoi rritje të fortë këtë muaj.
Treguesi i besimit të industrisë (TBI) ra me rreth 4 pikë përqindje në muajin gusht, por duke qëndruar ende me rreth 2 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e TBI-së u ndikua nga vlerësimet më pak pozitive të bizneseve për prodhimin industrial, si dhe pritjet më pak optimiste për porositë nga eksportet. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar për lart krahasuar me muajin e kaluar. Ndërkohë, pritjet e bizneseve të këtij sektori për punësimin në të ardhmen kanë regjistruar rënie të ndjeshme.
Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) shënoi rënie me rreth 2 pikë përqindje në gusht. Niveli i tij vijon të qëndrojë rreth 12 pikë përqindjeje mbi mesataren historike. Pakësimi i TBN-së u përcaktua nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues dhe nga ato për kontratat porositëse. Sa i takon pritjeve, ato për çmimet që do të vendosen në të ardhmen dhe për punësimin paraqiten në rritje.
Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u tkurr me 2.1 pikë përqindje në gusht. Pavarësisht luhatjeve mujore, niveli i treguesit qëndron 15 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rënien e TBSH-së kontribuuan vlerësimet më të ulëta të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës. Në kahun rënës janë rishikuar edhe pritjet për punësimin në këtë sektor. Ndërkohë, pritjet për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për lart.
Treguesi i besimit në tregti (TBT) u rrit me 5.4 pikë përqindje në gusht, në vijim të rritjes së ndjeshme që regjistroi në muajin korrik. Aktualisht, niveli i TBT-së qëndron rreth 14 pikë përqindje mbi mesataren historike. Vlera aktuale e TBT-së u ndikua kryesisht nga vlerësimet në rritje të ecurisë aktuale të biznesit dhe pritjet për punësimin në të ardhmen. Çmimet në të ardhmen u vlerësuan të mbeten thuajse të njëjta me ato të një muaji më parë.
Treguesi i besimit konsumator (TBK) regjistroi një rënie të lehtë me 0.5 pikë përqindje. Ky nivel është 0.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Konsumatorët vlerësuan me rënie si situatën ekonomike të vendit, ashtu edhe gjendjen e tyre financiare në të ardhmen. Vlerësimi i tyre për blerjet aktuale në shuma të mëdha ra në muajin gusht. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar lehtësisht për poshtë./Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit t&eum...
Foto Ilustruese Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrë...
TIRANË- Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit, me q&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë s...
TIRANË- Shqipëria ofron nivelin më të ulët në rajon dhe në BE të ndihmës ekonomike për familjet në nevo...
Foto Ilustruese TIRANË- Tregu i fondeve të investimit u rrit për të dytin vit radhazi në 2024. Sipas të dhënave zyrtare...
Foto Ilustruese TIRANË- Vitin e kaluar, vlera neto e aseteve të fondeve arriti në 12.87 miliardë lekë ose gati 131 milionë e...
Foto Ilustruese TIRANË- Tregu i pasurive të paluajtshme pritet të ndikohet nga masat kufizuese për kredinë për qëllime i...
Foto Ilustruese TIRANË- Ulja e normave të interesit nga bankat qendrore po sjell kthime më të ulëta nga shumica e produkteve t&eu...
Foto KOSOVË- Çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë kanë shënuar rritje në tremujorin e dytë të v...