LIVE UPDATES
Ekonomi

Kosova preket sërish nga shtrenjtimi, rriten çmimet e prodhimit dhe ato të importit

Të dhënat më të fundit tregojnë se si çmimet e prodhimit, ashtu edhe ato të importit, janë ngritur ndjeshëm gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, duke reflektuar presionin e vazhdueshëm ekonomik në tregun vendor.

29 Gusht 2025, 17:31 Nga N.F
Kosova preket sërish nga shtrenjtimi, rriten çmimet e prodhimit dhe
Foto

KOSOVË- Çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë kanë shënuar rritje në tremujorin e dytë të vitit 2025. Indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimit u rrit me 4,1% krahasuar me tremujorin e parë.  Edhe çmimet e importit janë rritur për 1,6% krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti.

Kosova po përballet me një tjetër valë shtrenjtimesh. Të dhënat më të fundit tregojnë se si çmimet e prodhimit, ashtu edhe ato të importit, janë ngritur ndjeshëm gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, duke reflektuar presionin e vazhdueshëm ekonomik në tregun vendor.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimit u rrit për 4,1% krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar u shënua një rritje prej 11,3%.

Sektorët që kanë pasur ngritjet më të mëdha janë energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ajër të kondicionuar, me rritje mbi 16% brenda vitit dhe gati 40% krahasuar me vitin e kaluar.

Po ashtu, më të shtrenjta janë bërë veshjet, mobiliet, shtypja e mediave të incizuara, farmaceutika dhe prodhimi i mjeteve motorike.

Krahasimi TM2 2025 – TM1 2025

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ngritjet më të mëdha të çmimeve janë shënuar te:

Rritje më të lehta janë regjistruar edhe në sektorët e përpunimit të ushqimit (+0,8%), nxjerrjes së xehes së metalit (+0,3%), prodhimit të pajisjeve elektrike (+0,3%), tekstilit (+0,2%) dhe produkteve të gomës e plastikës (+0,1%).

Megjithatë, këto rritje u neutralizuan pjesërisht nga rëniet e çmimeve në disa sektorë, si:

Krahasimi TM2 2025 – TM2 2024

Në raport me tremujorin e dytë të vitit 2024, çmimet e prodhimit kanë shënuar ngritje mesatare prej 11,3%. Degët me rritjen më të lartë janë:

“Ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (16,7%); shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara (9,3%); prodhimi i veshjeve (6,7%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (4,2%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2,5%); prodhimi tjetër p.k.t. (1,9%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (1,6%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (1,4%); përpunimi i produkteve ushqimore (0,8%); nxjerrja e xehes së metalit (0,3%); prodhimi i pajisjeve elektrike (0,3%); prodhimi i tekstilit (0,2%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (0,1%)”.

Nga ana tjetër, disa industri kanë përjetuar ulje të çmimeve, përfshirë prodhimin e metaleve, nxjerrjen e xehes së metalit, prodhimin e pijeve dhe menaxhimin e mbeturinave.

Por, çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 11,3% ndërmjet TM2 2025 dhe TM2 2024. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar, përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutike.

Krahas këtyre rritjeve të çmimeve vendore, një rritje shtrenjtim tjetër është vërejtur edhe tek çmimet e produkteve të importit.

Çmimet e importit në Kosovë kanë shënuar rritje gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të importit u rrit për 1,6% krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është shënuar një ngritje prej 0,7%.

Sektorët me rritjen më të madhe të çmimeve ishin lëkura dhe artikujt e saj, instrumentet optike e medicinale, produktet minerale, si dhe shtazët e gjalla e produktet e tyre.

Sektorët me rritjen më të madhe të çmimeve ishin:

Rritje më të lehta u regjistruan edhe në artikuj ushqimorë, pije dhe duhan (+1,9%), druri (+1,1%) dhe plastika (+1,0%).
Megjithatë, rëniet e çmimeve në disa sektorë si vajrat ushqyese (-2,3%), letra (-1,0%), tekstili (-0,8%) dhe këpucët (-0,3%) e kanë neutralizuar pjesërisht këtë ngritje.

Në krahasim me një vit më parë, rritje më të theksuara janë shënuar te:

Ndërsa, sektorët me rënie të çmimeve ishin:

“Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt e saj (19,2%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës (7,5%); artikujt e ndryshëm të  prodhuar (4,8%); produktet minerale (3,6%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (3,0%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (2,6%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (2,1%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1,9%); druri dhe artikujt e tij (1,1%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (1,0%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (0,3%); mjetet e transportit (0,3%); dhe produktet e industrive kimike (0,3%)”.

Ndërkaq, rënie janë regjistruar te vajrat ushqyese, metalet bazë, plastika dhe letra.

“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (-2,3%); letra dhe artikujt e saj (-1,0%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (-0,8%); produktet bimore (-0,4%) dhe këpucët (-0,3%)”.

Ngritje të çmimeve vërehet edhe tek tremujori i dytë 2025, krahasuar me tremujorin e  dytë 2024.

“Çmimet e Importit në Kosovë patën një rritje në një mesatare prej 0,7% ndërmjet TM2 2025 dhe TM2 2024. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (7,2%); lëkura dhe artikujt e saj (6,5%); produktet bimore (3,8%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (3,3%) etj”./ Monitor

kosove import

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj