LIVE UPDATES
Ekonomi

AMF forcon kriteret e deklarimit për aksionarët dhe përfituesit fundorë të institucioneve financiare

Në tërësi, ndryshimet rregullatore tentojnë të forcojnë kërkesat e lidhura me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Ndryshime të ngjashme në kuadrin rregullator ka miratuar në vitet e fundit edhe Banka e Shqipërisë.

8 Gusht 2025, 10:45 Nga M.B
AMF forcon kriteret e deklarimit për aksionarët dhe përfituesit
Foto ilustruese

TIRANA- Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi në fund të muajit korrik disa ndryshime në kuadrin rregullator që lidhet me dokumentacionin e kërkuar në lidhje me aksionarët dhe burimet e kapitalit të subjekteve të mbikëqyrura.

Në tërësi, ndryshimet rregullatore tentojnë të forcojnë kërkesat e lidhura me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Ndryshime të ngjashme në kuadrin rregullator ka miratuar në vitet e fundit edhe Banka e Shqipërisë.

Në rregulloren “Për procedurat dhe mënyrën e depozitimit të informacionit dhe dokumentacionit në lidhje me burimin e kapitalit për aksionarët e shoqërisë së sigurimit” është vendosur përcaktimi se çdo vit, brenda muajit janar, shoqëria e sigurimit duhet të depozitojë në AMF çdo ndryshim të aksionarit të fundit përfitues, pavarësisht kuotave që zotëron në shoqëri. Me rregulloren e mëparshme, ky detyrim ekzistonte vetëm për aksionarët që zotëronin të paktën 10% të aksioneve.

Gjithashtu, në dokumentacionin e kërkuar për licencim, do të kërkohet struktura e kapitalit të aksionarit që është person juridik, deri në aksionarin e fundit përfitues. Në rregulloren e mëparshme, ky detyrim ekzistonte deri në aksionarin e fundit përfitues që zotëronte jo më pak se 10% në kapitalin e shoqërisë.

Ndërkohë, i gjithë dokumentacioni bazë i kërkuar për licencimin e një shoqërie sigurimi do të kërkohet jo vetëm për shoqërinë vetë, por edhe për aksionarin e saj person juridik, në rastet kur ky subjekt zotëron më shumë se 25% të aksioneve. Me rregulloren e mëparshme, ky dokumentacion kërkohej në rast të zotërimit të të paktën 30% të aksioneve.

Në rregullore është shtuar gjithashtu se shoqëritë e sigurimit kanë detyrimin të garantojnë përmbushjen e vazhdueshme të kritereve të përshtatshmërisë dhe integritetit nga individët që mbajnë pozicionet përkatëse.

Vlerësimi i këtyre kritereve duhet të kryhet rregullisht, të paktën një herë në vit, si dhe në çdo rast kur ndodhin ndryshime të rëndësishme në rrethanat që mund të ndikojnë në profilin e individit. Shoqëritë e sigurimit duhet të depozitojnë në AMF çdo vit, brenda muajit mars të vitit pasardhës vetëdeklarimet përkatëse të çdo individi mbi vijueshmërinë e përmbushjes së kritereve.

Rregullorja e re parashikon gjithashtu se AMF, gjatë vlerësimit të përmbushjes së kritereve të përshtatshmërisë dhe integritetit të aksionarëve, do të verifikojë listat e shpallura të sanksioneve të OKB-së dhe të BE-së, njoftimet e OKB-së, si dhe listat e Integruara të Personave të shpallur.

Ndryshime të ngjashme në rregullore janë miratuar edhe për subjektet e tjera financiare që licencohen dhe mbikëqyren nga AMF, si shoqëritë administruese të fondeve të pensionit privat, të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, depozitarëve të tyre, bursave, etj./ Monitor

amf

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë