6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas informacionit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për Shoqatën Shqiptare të Pasurive të Paluajtshme (NAREA), për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë arkëtuar gjithsej 4.2 miliardë lekë nga tatimit mbi të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme.
TIRANA- Të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme janë në rritje për gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacionit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për Shoqatën Shqiptare të Pasurive të Paluajtshme (NAREA), për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë arkëtuar gjithsej 4.2 miliardë lekë nga tatimit mbi të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme.
Të ardhurat nga ky tatim janë rritur me 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e të ardhurave mund të jetë një tregues i tërthortë i ecurisë së shitjeve në tregun e pasurive të paluajtshme. Rritja e të ardhurave tregon rritjen e bazës së tatueshme, që mund të vijë nga rritja e transaksioneve të shitblerjes, por edhe nga rritja e çmimeve.
Të ndara sipas drejtorive, në masën dërrmuese të ardhurat prej këtij tatimi vijnë nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj. Për 6-mujorin 2025, pothuajse 99% e të ardhurave i takonin kësaj drejtorie. Kjo nënkupton se tatimi buron kryesisht nga shitjet e firmave të ndërtimit.
Ndërkohë, të ardhurat nga drejtoritë rajonale rezultojnë në nivele shumë të ulëta. Sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për gjashtë muajt e parë të vitit të ardhurat totale nga drejtoritë tatimore, duke përjashtuar DTM, ishin vetëm 54 milionë lekë ose sa 1.3% e të ardhurave totale. Këto të ardhura paraqiten në rënie me 26% krahasuar me një vit më parë.
Të ardhurat e vogla nga transaksionet e rishitjes, të kryera nga individët, mund të shpjegohen me rivlerësimet e kryera në vitet e mëparshme, që kanë tkurrur bazën e tatueshme, por ndoshta në një masë të madhe edhe me kryerjen e një pjese të madhe të transaksioneve me çmime fiktive.
Por, nga ana tjetër, agjentët e pasurive të paluajtshme shprehen se procesi i rivlerësimit që pritet prej më shumë se një viti nga ndikuar negativisht në tregun e rishitjes së pronave. Një pjesë e pronarëve preferojnë ta shtyjnë nxjerrjen e pronave në shitje, deri në kryerjen e rivlerësimit, për të përfituar një vlerë më të ulët tatimi.
Në këtë kuptim, rënia e të ardhurave nga tatimi i pronave të shitura prej individëve duket se konfirmon një tendencë rënëse të transaksioneve në këtë segment të tregut. Sipas ligjit në fuqi, të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme, e llogaritur si diferenca mes çmimit të shitjes së pronës dhe çmimit të blerjes (ose atij të rivlerësuar) së saj, tatohen në masën 15%.
Megjithatë, qeveria ka aplikuar rivlerësime të herëpashershme të pronave me një shkallë më të ulët tatimore. Rivlerësimet u mundësojnë pronarëve ta sjellin vlerën e pronës së tyre në nivelet e tregut, duke ulur vlerën e tatimit të paguar në rast të shitjes së saj.
Muajin e kaluar, qeveria shqiptare hodhi për konsultim publik projektligjin për rivlerësimin e radhës së pasurive të paluajtshme. Projektligji pritet t’u mundësojë individëve dhe bizneseve të rivlerësojnë pronat e tyre me një tatim prej 5%, duke filluar nga 1 janari 2026./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien në ditët e para të muajit gusht dhe ka prekur rekorde t&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime rregullatore, që synojnë të adresojnë problemet ...
Foto ilustruese TIRANA- Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e sht&e...
Foto ilustruese TIRANA- Shqipëria zë vendin e fundit mes 35 vendeve europiane sa i përket shpenzimeve për pensione për frymë,...
Foto ilustruese TIRANA- Banka e Shqipërisë ka përgatitur projektrregulloren që vendos bazat për nivelin e tarifave që bankat ...
Foto TIRANË- Kërkesa për pasuri të paluajtshme në zonat bregdetare nga Golemi në Qerret, Vlorë, Rradhimë, Orikum dh...
Foto TIRANË- Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në tre muajt e par&eum...
Foto TIRANË- Struktura e ekonomisë shqiptare po ndryshon me shpejtësi duke u zhvendosur nga prodhimi tek shërbimet. Të dhënat...
Foto TIRANË- Kredia e re për ekonominë vijoi rritjen edhe për qershorin, duke i ruajtur shifrat e deritanishme të vitit 2025 n&eum...
Foto TIRANË- Sipas një kërkimi të Monitor, nga 200 kompanitë më të mëdha në vend, vetëm 35% e tyre rezult...