Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Nga riklasifikimi i tranzitit edhe si eksporte, eksportet drejt Kosovës janë shtuar edhe me 23.3 miliardë lekë, që në fakt nuk është një rritje reale.
TIRANË- Në pjesën e parë të këtij viti u duk se eksportet po rikuperoheshin, pas tendencës rënëse të dy viteve të kaluara. Të dhënat zyrtare treguan se për 7 mujorin, eksportet në total ishin 238.5 miliardë lekë, me një rritje prej 2.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në korrik, eksportet ishin 35.2 miliardë lekë, me zgjerim 5.7%.
Një pjesë e madhe e rikuperimit lidhej me rritjen e fortë të shitjeve drejt Kosovës, të cilat u zgjeruan me 72.5% për 7 mujorin. “Monitor” ka mësuar se nuk kemi të bëjmë me rritje reale, por thjesht me ndryshimin e metodologjisë, pasi që nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt Kosovës raportohen edhe si ri eksporte. Si rrjedhojë, kapitulli “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre” drejt Kosovës ishte 26.4 miliardë lekë në janar-korrik 2025, nga 2.7 miliardë lekë në janar-korrik 2024, me një rritje prej 864%, ose 23.6 miliardë lekë më shumë. Nëse hiqet efekti i tranzitit, rritja do të ishte 12% dhe ky grup do të rezultonte vetëm 3 miliardë lekë.
Nga riklasifikimi i tranzitit edhe si eksporte, eksportet drejt Kosovës janë shtuar edhe me 23.3 miliardë lekë, që në fakt nuk është një rritje reale. Nëse këtë shumë ia heqim totalit të eksporteve për 7 mujorin (që janë 238.5 miliardë lekë), ato do të zbrisnin në 215.3 miliardë lekë. Për 7 mujorin 2024, eksportet në total ishin 232 miliardë lekë, sipas INSTAT.
Si rrjedhojë, duke hequr shifrën e tranzitit të karburanteve drejt Kosovës, për janar-korrik 2025, eksportet janë tkurrur me 7.4%, duke vijuar me tendencën negative. Ndoshta INSTAT, kur raporton të dhënat duhet ta ndajnë, ose të bëjnë një shënim për shifrën e rieksporteve drejt Kosovës, pasi do të krijojë një ide të gabuar për ecurinë reale të shitjeve jashtë vendit, teksa institucionet zyrtare po reklamonin përmirësimin e situatës së eksporteve në vend!/ Monitor
Foto TIRANË- Yield-i bonove 12-mujore të thesarit ka arritur një nivel të ri minimal për tre vitet e fundit. Sipas informacionit n...
Foto TIRANË- Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit t&eum...
TIRANA- Çmimet më të larta të ushqimeve kanë përshpejtuar rritjen e inflacionit në muajin korrik në 2.5 për qin...
Foto ilustruese TIRANA- Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se po vazhdon monitorimi dhe kontrollet për formalizimin e tregut ushqimor dhe rritjen e sigu...
Foto ilustruese TIRANA- Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi në fund të muajit korrik disa ndryshime në kua...
Foto ilustruese TIRANA- Siguria po iu kushton gjithnjë e më shumë vit pas viti bizneseve, individëve dhe institucioneve. Përparimi...
Foto ilustruese TIRANA- Kursimi nuk qëndron thjesht në diferencën midis të ardhurave dhe shpenzimeve, por edhe në valutën n&e...
foto ilustruese TIRANË- Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të...
gent sejko TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi ditën e ...
Foto ilustruese TIRANA- Të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme janë në rritje për gjysmën e parë t&eu...