Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2025 është 2,5%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2025, krahasuar me Qershor 2025 është -0,1%.

TIRANA- Çmimet më të larta të ushqimeve kanë përshpejtuar rritjen e inflacionit në muajin korrik në 2.5 për qind, niveli më i lartë që nga shkurti i vitit 2024. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2025 është 2,5%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2025, krahasuar me Qershor 2025 është -0,1%.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,08 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,61 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,20 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” ndikuan me +0,17 pikë përqindje secili.
Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,01 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,02 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Korrik 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 7,7%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,4%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,0%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,0%, “Komunikimi” me 1,5%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,2%, “Veshje dhe këpucë” me 0,9%, “Shërbimi arsimor” me 0,8 % dhe “Shëndeti” me 0,4%.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0,4%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 6,7%, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 5,4%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,8%, “mish” me 3,5%, “fruta” me 1,8%, “peshk” me 1,4%, etj.
Krahasuar me muajin Qershor 2025, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” shënuan ulje me 1,0%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shëndeti” me 0,2% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” shënuan rritje me 1,2%, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7%, “Argëtim dhe kulturë” me 0,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,2%, “Transporti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se po vazhdon monitorimi dhe kontrollet për formalizimin e tregut ushqimor dhe rritjen e sigu...
Foto ilustruese TIRANA- Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi në fund të muajit korrik disa ndryshime në kua...
Foto ilustruese TIRANA- Siguria po iu kushton gjithnjë e më shumë vit pas viti bizneseve, individëve dhe institucioneve. Përparimi...
Foto ilustruese TIRANA- Kursimi nuk qëndron thjesht në diferencën midis të ardhurave dhe shpenzimeve, por edhe në valutën n&e...
foto ilustruese TIRANË- Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të...
gent sejko TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi ditën e ...
Foto ilustruese TIRANA- Të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme janë në rritje për gjysmën e parë t&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien në ditët e para të muajit gusht dhe ka prekur rekorde t&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime rregullatore, që synojnë të adresojnë problemet ...
Foto ilustruese TIRANA- Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e sht&e...