LIVE UPDATES
Ekonomi

Fondet e investimit “ngrenë kokë”

Vlera e aseteve ngelet ende më e ulët krahasuar me nivelin rekord historik, që ishte arritur në fund të vitit 2021. Viti 2022 solli goditje të fortë për tregun, të shkaktuar nga rritja e shpejtë e normave të interesit dhe yield-eve në tregun financiar.

31 Gusht 2025, 07:47 Nga I.A
Fondet e investimit “ngrenë kokë”
Foto Ilustruese

TIRANË- Tregu i fondeve të investimit u rrit për të dytin vit radhazi në 2024. Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), asetet neto të këtyre fondeve në fund të vitit të kaluar arritën në 55.4 miliardë lekë (pa përfshirë fondet e investimeve alternative, ku sipas ligjit mund të investojnë vetëm investitorë profesionistë).

Vlera neto e aseteve është rritur me 21% krahasuar me një vit më parë. Vlera e aseteve ngelet ende më e ulët krahasuar me nivelin rekord historik, që ishte arritur në fund të vitit 2021. Viti 2022 solli goditje të fortë për tregun, të shkaktuar nga rritja e shpejtë e normave të interesit dhe yield-eve në tregun financiar.

Kjo zhvlerësoi portofolin e titujve të mbajtur nga fondet e investimit, solli ulje të vlerës së aseteve dhe tërheqje të konsiderueshme të anëtarëve nga fondet.

Megjithatë, frenimi i rritjes së normave të interesit dhe më tej rënia e tyre gjatë vitit 2024 bëri që vlera e aseteve t’i kthehet rritjes dhe numri i anëtarëve gjithashtu, duke e vendosur tregun në një fazë rikuperimi gradual.

Numri i anëtarëve në fund të 2024-s arriti në 37 786, në rritje me 17.4% krahasuar me një vit më parë.

Fondet e investimit në Lek i kanë përqendruar investimet e tyre sidomos në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare dhe në një masë më të vogël në mjete likuide (llogari bankare).

Fondet në valutë kanë një spektër më të gjerë investimesh, por edhe aty në volume dominojnë instrumentet financiare të borxhit të qeverive dhe shoqërive tregtare.

Disa prej fondeve janë të angazhuara edhe në investime në aksione, por pesha e tyre specifike në treg mbetet e ulët.

Deri në fund të vitit 2024, në treg ishin aktive 16 fonde investimi, të administruara nga pesë shoqëri administruese. Prej tyre, 13 janë fonde të hapura investimi, kryesisht në instrumente financiare, ndërsa tre janë fonde për investime alternative.

Tregu dominohet nga fondet në monedhën vendase, që përbëjnë afërsisht 92% të vlerës neto të aktiveve të fondeve të investimit në instrumente financiare.

Në dy vitet e fundit, vlera e fondeve në valutë të huaj ka ardhur në rënie, e ndikuar negativisht edhe nga efekti i kursit të këmbimit.

Shifrat e raportuara nga shoqëritë administruese tregojnë se performanca e fondeve të investimit është në përmirësim, kryesisht për shkak të uljes së normave të interesit në tregun primar.

Për muajin qershor 2025, fondi më i madh i investimeve në Lek, Raiffeisen Prestigj, raportoi një kthim vjetor pozitiv në masën 5.79%, ndërkohë që e pati mbyllur vitin 2024 me një kthim vjetor në masën 6.16%.

Edhe fondi tjetër i shoqërisë Raiffeisen Invest, Raiffeisen Vizion, në fund të muajit qershor raportonte kthim vjetor pozitiv, në masën 9.35%, ndërkohë që e kishte mbyllur vitin 2024 me një kthim prej 9.06%.

Fondi Credins Premium, në fund të muajit qershor, raportonte një kthim vjetor nga investimi në masën 9.9%, në rritje nga niveli prej 7.86% i fundit të vitit 2023.

Fondi Albsig Standard, sipas të dhënave më të fundit, raporton një kthim 8.17%, ndërsa në fund të vitit 2024, kthimi vjetor pati arritur në 10.16%.

Mes fondeve në Euro, Raiffeisen Miks në muajin qershor kishte një kthim vjetor në masën 4.91% (7.68% në fund të 2024), ndërsa Raiffeisen Invest Euro, një kthim vjetor në masën 4.85% (3.28% në fund të 2024).

Ndërkohë, fondet e angazhuara në investime në aksione këtë vit po shfaqin një ecuri më të dobët, duke reflektuar kryesisht ndikimet negative që ka dhënë lufta tarifore e nisur nga administrata Trump në tregjet financiare.

Fondi në Lek, WVP Top Invest, në fund të qershorit ofronte një kthim në masën -1.83%, ndërsa ai në Euro, WVP Global, për të njëjtën periudhë, ofronte kthim në masën -1.51%.

Në përgjithësi, për fondet e angazhuara në investime në aksione, luhatshmëria është më e lartë krahasuar me fondet e tjera, të cilat investojnë kryesisht në tituj borxhi./Monitor.al

amf

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend