LIVE UPDATES
Ekonomi

Hyjnë në fuqi kërkesat e reja të higjienës për operatorët e biznesit ushqimor

Ndër kërkesat specifike në përmbushje të standardeve të higjienës për stabilimentet e prodhimit të vezëve, udhëzimi parashikon se operatorët duhet të sigurojnë që stabilimentet të jenë të ndërtuara me ndarje për kryerjen e procesit të larjes, tharjes, dezinfektimit të vezëve të pista, etj.

4 Nëntor 2024, 14:57 Nga N.F
Hyjnë në fuqi kërkesat e reja të higjienës për
Foto ilustruese

TIRANË- Që nga stabilimentet e prodhimit të vezëve, të bizneseve që trajtojnë të brendshmet e kafshëve, që prodhojnë xhelatinë dhe kolagjen ushqimor duhet të përmbushin kërkesat e reja të higjienës.

Në Fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi “Për disa ndryshime në udhëzimin nr. 21, datë 25.11.2010, “mbi kërkesat specifike të higjienës dhe kontrollet zyrtare për produktet me origjinë shtazore”, të ndryshuar” që përfshin kërkesat e reja të higjienës që duhet të përmbushin operatorët e biznesit që prodhojnë produkte me origjinë shtazore.

Udhëzimi është përafruar pjesërisht me rregulloren (KE) nr. 853/2004, të Parlamentit dhe të Këshillit Evropian të 29 prillit 2004, “Përcaktimin e rregullave të veçanta të higjienës për ushqimet me origjinë shtazore”.  Ndër të tjera udhëzimi pritet të jetë një ndihmesë për operatorët e biznesit ushqimor për përmirësimin e standardeve dhe sjelljen e tyre në standardet e kërkuara nga BE-ja për eksportin e produkteve që ata prodhojnë.

Ndër kërkesat specifike në përmbushje të standardeve të higjienës për stabilimentet e prodhimit të vezëve, udhëzimi parashikon se operatorët duhet të sigurojnë që stabilimentet të jenë të ndërtuara me ndarje për kryerjen e procesit të larjes, tharjes, dezinfektimit të vezëve të pista, etj.

Përveç kërkesave të përgjithshme për vulën identifikuese të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, dërgesat e produkteve të vezëve, të destinuara jo për shitje me pakicë, por për përdorim si përbërës në prodhimin e një produkti tjetër, duhet të kenë një etiketë që tregon temperaturën në të cilat produktet e vezëve duhet të ruhen dhe në periudhën gjatë së cilës mund të sigurohet konservimi.

Po ashtu në rastin e vezës së lëngshme, etiketa e përmendur, duhet gjithashtu të përmbajë fjalët: “Vezë të lëngshme jo të pasterizuar – për t’u trajtuar në vendin e destinacionit” dhe të tregojë datën dhe orën e thyerjes.

Ndërsa operatorët e biznesit ushqimor që trajtojnë të brendshmet e kafshëve ( stomakun, fshikëzën dhe zorrët) duhet të sigurojnë që ato rrjedhin nga kafshët të cilat janë therur në një thertore dhe të cilat janë gjetur të përshtatshme për konsum njerëzor pas inspektimit ante-mortem dhe post-mortem.

Për prodhimin e xhelatinës dhe kolagjenit të destinuar për përdorim në ushqim, mund të përdoren lëndët e para, kockat, të ndryshme nga materialet e specifikuara të rrezikut siç përcaktohet në urdhrin nr. 220, datë 14.4.2016, “Për miratimin e rregullores ‘Për përcaktimin e rregullave për parandalimin, kontrollin dhe çrrënjosjen e encefalopative spongiforme të transmetueshme’”./Monitor

operatore te biznesve ushqimore higjena

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj