LIVE UPDATES
Ekonomi

Çmimi i vajit të ullirit arrin rekord, shkon deri në 1,100 lekë/litër

Vjet vaji i paambalazhuar u shit me çmim nga 700 deri 800 lekë për litër. Krahasuar me vjet çmimi i shitjes është rritur 38%. Përpunuesit thonë se edhe çmimi i vajit të ambalazhuar pritet të rritet, të shkojë deri në 15 euro për litër.

29 Tetor 2024, 08:11 Nga M.B
Çmimi i vajit të ullirit arrin rekord, shkon deri në 1,100
Foto ilustruese

TIRANA- Çmimi i shitjes së vajit të ullirit sivjet arrin në nivele rekord. Në fabrikat e përpunimit nga Marikaj deri në Berat çmimi i shitjes së vajit të paambalazhuar, varion nga 700, 800 deri 1,100 lekë për litër. Vjet vaji i paambalazhuar u shit me çmim nga 700 deri 800 lekë për litër. Krahasuar me vjet çmimi i shitjes është rritur 38%. Përpunuesit thonë se edhe çmimi i vajit të ambalazhuar pritet të rritet, të shkojë deri në 15 euro për litër.

Përpunuesit kryesorë pohojnë se sivjet shtrenjtimi i çmimit ka ardhur nga rritja e kostos së prodhimit për shkak të dyfishimit të pagesave për vjelësit e ullirit dhe nga ekstremitetet e motit, që sollën rënie të rendimentit. Silvana Subashi e fabrikës së përpunimit “Subashi” thotë se ndonëse sasia e prodhimit të ullinjve është më e lartë se vjet, rendimenti i prodhimit për shkak të thatësirës është shumë i ulët. Sipas saj, përfshirë edhe dyfishimin e pagesave për vjelësit, këta janë faktorët kryesorë që çuan sivjet koston e prodhimit të vajit të ullirit deri në 940 lekë për litër dhe të shitjes 1,100 lekë për litër.

“Dyfishimi i tarifave të krahut të punës është faktori kryesor që sivjet shtrenjtoi së tepërmi koston e prodhimit të vajit të ullirit. Nëse vjet pagesat për vjelësit ishin 200 lekë për shkundjen e 1 kg ulliri, këtë vit vjelësit janë paguar 400 lekë, pasi është e pamundur të gjesh punonjës. Tarifa e shkundjes së ullirit 400 lekë për kg është tepër e lartë.

Një tjetër faktor që ka ndikuar te shtrenjtimi i kostos prodhuese është rënia drastike e rendimentit të prodhimit. Nëse vjet për kultura që rendimenti i prodhimit ishte nga 15 deri 17 litra vaj ulliri për 1 kv ullinj, sivjet ka arritur 10 deri 12 litra. Rënia e rendimentit është drastike.

Për shkak të këtyre faktorëve kryesorë, dukë përfshirë edhe shpenzimet për mirëmbajtjen dhe shërbimin e ullirit, kostoja e prodhimit të vajit të ullirit llogaritet 940 lekë për litër. Ndërsa çmimi i shitjes së vajit do të jetë 1,100 lekë për litër. Te shtrenjtimi i çmimit të shitjes, përveç heqjes së skemës së TVSH-së po ndikon edhe shtimi i sasisë së vajit të papërpunuar që grumbullohet nga grosistët italianë”, tha ajo.

Edhe Kastrijot Çuadari një ndër grumbulluesit dhe përpunuesit kryesorë në Berat tha sivjet pavarësisht se prodhimi i ullinjve është më i lartë krahasuar me vjet, konstatohet se rendimenti i prodhimit është në rënie.

“Faktorët kryesorë që kanë ndikuar te rënia e rendimentit është thatësira e lartë e muajit gusht, e cila thau pemët dhe lagështira e lartë në muajin shtator që shkaktoi fryrje të frutit të ullirit”, thotë ai.

Në vitin 2022 kur sasia e prodhimit ishte e lartë, nga fermerët vaji i ullirit u shit nën koston e prodhimit me çmime 350 deri 400 lekë për litër. Për 2022, rendimenti i prodhimit për rrënjë ulliri, sipas të dhënave të INSTAT ishte 17,2 kg. Krahasuar me 2021, rendimenti për rrënjë u shtua me 37%. Në 2022 shtim pati edhe te numri i rrënjëve të ullirit. Në raport me 2021, numri i rrënjëve të ullirit u rrit rreth 2%.

Ndërsa për 2023, mungesa e prodhimit dyfishoi çmimin e shitjes së vajit të ullirit krahasuar me 2022. Nga fermeri vaji i ullirit u tregtua me çmim 700 deri 800 lekë për litër. Shtrenjtimi i çmimit erdhi nga rënia e prodhimit 30 deri 70% krahasuar me vjet. Vjet pati edhe shtim të sasisë së vajit të ullirit që u eksportua, kryesisht në Itali. Për 2023, rendimenti i prodhimit për rrënjë ulliri, sipas të dhënave të INSTAT ishte 12,4 kg. Krahasuar me 2022, rendimenti për rrënjë ra 30%. Në 2023 shtim pati edhe te numri i rrënjëve të ullirit. Në raport me 2022, numri i rrënjëve të ullirit u rrit rreth 1%./ Monitor

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës