LIVE UPDATES
Ekonomi

Eksperti kryesor i Bankës Botërore për rajonin: Shqipëria dhe Kosova të përqëndrohen në diversifikimin e ekonomive të tyre

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, eksperti kryesor i Bankës Botërore për rajonin, Richard Record tha se sfidat më të mëdha për Shqipërinë dhe Kosovën janë strukturore - çështjet si dallime në cilësinë e aftësive të forcës së punës, shpërputhja mes sektorit arsimor dhe nevojave të sektorit privat, si dhe sigurimi i investimeve cilësore, që do të siguronin vende pune më të qëndrueshme. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, eksperti kryesor i Bankës Botërore për rajonin, Richard Record tha se sfidat më të mëdha për Shqipërinë dhe Kosovën janë strukturore - çështjet si dallime në cilësinë e aftësive të forcës së punës, shpërputhja mes sektorit arsimor dhe nevojave të sektorit privat, si dhe sigurimi i investimeve cilësore, që do të siguronin vende pune më të qëndrueshme.

31 Tetor 2024, 20:59 Nga M.B
Eksperti kryesor i Bankës Botërore për rajonin: Shqipëria
Richard Record

TIRANA- Në raportin e saj të fundit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore parashikon një rritje të moderuar ekonomike në dy vitet e ardhshme, por paralajmëroi se rajoni vazhdon të mbetet i brishtë dhe rritja e tij ekonomike e pasigurt. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, eksperti kryesor i Bankës Botërore për rajonin, Richard Record tha se sfidat më të mëdha për Shqipërinë dhe Kosovën janë strukturore - çështjet si dallime në cilësinë e aftësive të forcës së punës, shpërputhja mes sektorit arsimor dhe nevojave të sektorit privat, si dhe sigurimi i investimeve cilësore, që do të siguronin vende pune më të qëndrueshme.

Zëri i Amerikës: Zoti Record, në raportin e fundit, Banka Botërore thotë se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor po funksionojnë në një mjedis të ndërlikuar, po përjetojnë rritje, por gjithashtu paralajmëron se ato do të përballen me pasiguri për të ardhmen. Çfarë po e pengon rritjen e rajonit?

Richard Record: Ne jemi optimist, por edhe të kujdesshëm sa i përket mundësive për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Kemi parë një forcim të shkallës së rritjes. Rajoni në tërësi ka shënuar një rritje nga 2.6 për qind vitin e kaluar në 3.3 për qind këtë vit. Është e rëndësishme të kuptojmë se kjo po ndodh në një mjedis me shumë sfida dhe me shumë pasiguri nga jashtë. Bashkimi Evropian, në veçanti Gjermania, që është partneri më i madh tregtar dhe për investimet në tërë rajonin, ka tani një gjendje të pandryshuar e ndoshta ekonomia e saj është në recesion. Mes kaq shumë paqëndrueshmërive në mjedisin e jashtëm, fakti që rajoni po përjeton rritje me shkallë të përshpejtuar ekonomike, është shumë inkurajuese. Dhe natyrisht, fakti që Ballkani Perëndimor ka rritje më të shpejt se Bashkimi Evropian, nënkupton një shkallë përafrimi sa i përket standardit të jetesës.

Zëri i Amerikës: A është e mjaftueshme kjo rritje ekonomike që të ndihet konkretisht nga banorët?

Richard Record: Gjithmonë do të dëshironim të shihnim një rritje më të shpejtë, ngaqë sfida kryesore është se në cilën pikë do të arrijmë të shohim një përputhje mes standardit të jetesës në Ballkanin Perëndimor me mesataren e Bashkimit Evropian. Natyrisht, rritja ekonomike mbi 3 për qind është shenjë inkurajuese. Do të dëshironim të ishte më e shpejtë. Rritja vjen kryesisht për shkak të niveleve më të larta të konsumit, që do të thotë se përderisa inflacioni ka shënuar rënie, besimi është rritur dhe kemi parë investim më të madh publik, që po nxit aktivitetin ekonomik. Mjedisi i jashtëm është gjithsesi i vështirë. Nuk kemi parë rritje të eksporteve. Por ndoshta ndërkohë që ekonomia e Bashkimit Evropian fillon të rritet, do të shohim edhe mundësi për rritjejen e eksporteve. Megjithatë, në afatin e mesëm, për të patur shkallë më të shpejtë rritjeje ekonomike dhe shkallë më të shpejtë të përmirësimit të standardit të jetesës në Ballkanin Perëndimor duhen reforma të thella strukturore, përmirësim në standardin e aftësive, arsimimit, investime më të mëdha private dhe përmirësim të produktivitetit.

Zëri i Amerikës: Të qëndrojmë tek tema e rritjes ekonomike. Në dy vitet e ardhshme, në vitin 2025 dhe 2026, kjo rritje parashikohet të jetë pak a shumë e njejtë për Shqipërinë. Tani rritja është 3.3 për qind dhe pritet të shkojnë në 3.4 për qind në dy vitet tjera. Ngjashëm në Kosovë, ku kjo rritje tani është 3.4 për qind dhe parashikohet të shkojë në 3.8 dhe 3.9 në dy vitet e ardhshme respektivisht. Nëse shohim përtej numrave, a do të thotë kjo që situata ekonomike do të jetë e njejtë si tani.

Richard Record: Jo. Këta numra tregojnë një përmirësim në standardin real të jetesës. Këto janë shkallët reale të rritjes së Prodhimit të Përgjithshëm Bruto… Pra është gjithsesi përmirësim, është shkallë e rritjes. Po ta krahasoni me ekonomitë e përparuara në Evropë, të cilat nuk po shohin rritje, apo diçka më pak se 1 për qind, atëherë rritja me 3 deri në 4 për qind është mjaft inkurajuese. Por natyrisht, në afatin e mesëm, ne dëshirojmë që t’i shihnim ekonomitë e shteteve të Ballkanit Perëndimor të rriten edhe më shpejt dhe si rezultat të ketë një përmirësim më të shpejtë të standardit të jetesës.

Zëri i Amerikës: A janë këto shkallë të rritjes të mjaftueshme për të absorbuar shkallën e papunësisë dhe pëpr të përmirësuar standardin e jetesës, ose nivelin e varfërisë në Shqipëri dhe Kosovë?

Richard Record: Ka përmirësim në përqindjen e popullsisë që është e punësuar, që gradualisht po rritet. Gjatë vitit të fundit është arritur niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë i punësimit, me afro 49 për qind në tërësi në Ballkanin Perëndimore, nga 48 për qind vitin e kaluar. Rreth 114,000 vende të reja pune janë krijuar në Ballkanin Perëndimor gjatë këtij viti të fundit. Natyrisht, ekziston ende një hendek krahasuar me shtetet e BE-së, ku mesatarja e punësimit është rreth 54 për qind. Pra, ka ende punë për t’u bërë, por po shkon në drejtim të përmirësimit gradual sa i përket uljes së papunësisë, ndonëse siç e thash këto janë rezultat i niveleve relativisht të larta të konsumit dhe konsumi është një prej arsyeve që po shohim këtë rritje ekonomike të vazhdueshme edhe përballë një mjedisi të jashtëm që është mjaft sfidues.

Zëri i Amerikës: Në raport ju disa herë flisni për rritjen e dobët ekonomike në Evropë dhe ndikimin e saj në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Çfarë veprime duhet të ndërmarrin qeveritë në Shqipëri dhe në Kosovë për t’iu bërë ballë këtyre kërcënimeve të jashtme?

Richard Record: Për ekonomi të vogla të hapura siç janë ato të Kosovës dhe Shqipërisë diversifikimi është i rëndësishëm. Kjo do të thotë të baraspeshojnë kërkesën e jashtme me atë të brendshme, të sigurojnë një baraspeshë sa u përket sektorëve të ekonomisë, për shembull të kenë mallra për të tregtuar si dhe shërbime, turizëm dhe aktivitete që lidhen me të. Kemi parë që përkundër rritjes mjaft të dobët në eurozonë, ka patur rritje të fuqishme në sektorin e shërbimeve, të dërgesave nga diaspora si dhe turizmit. Këtu qeveritë mund të luajnë rolin e tyre dhe mbase nuk është rastësi që këtë vit dhe vitin e ardhshëm dy qeveritë, në Kosovë dhe në Shqipëri, po rrisin investimet publike në përpjekje për të mbështetur rritjen ekonomike.

Zëri i Amerikës: Ju punoni me të dyja vendet dhe ishit këtu në Uashington për takimet e rregullta të Bankës Botërore. Cilët janë hapat e ardhshëm që qeveritë e këtyre dy vendeve duhet të bëjnë për të përmirësuar shkallën e rritjes ekonomike por edhe shpërndarjen e kësaj rritjeje në vendet e tyre?

Richard Record: Të dyja shtetet po përjetojnë rritje inkurajuese të ekonomisë dhe dyja janë në pozita të mira për të shfrytëzuar mundësitë që u jep afërsia me Evropën. Plani i ri i Bashkimit Evropian për rajonin është një mundësi e madhe dhe ekonomia e dyja vendeve mund të përfitojë nga ai. Sfidat më të mëdha janë sfidat strukturore të periudhës së mesme. Për shembull, ka ende dallime sa i përket cilësisë të aftësive të forcës punëtore, apo një përshtatje më të mirë të sektorit arsimor me aftësitë që kërkohen nga sektori privat, të kërkojnë mundësitë për të përmirësuar produktivitetin dhe efikasitetin, të joshin më shumë investime në sektorin privat, sidomos investime cilësore që sjellin me vete teknologji më të avancuara dhe të përpiqen të shkojnë në këtë drejtim.

Zëri i Amerikës: BE-ja ka premtuar 6 miliardë euro për agjendën e reformave dhe rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor. BE-ja synon një dyfishim të kapacitetit ekonomik të rajonit brenda dekadës. A është ky një synim realist?

Është gjithsesi një plan dhe mundësi e mirëpritur dhe siguron mundësi konkrete për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po që se arrijnë t’i kapin ato. Gjashtë miliardë euro janë investim i mirëpritur. Por mendoj se mundësia më e madhe vjen nga reformat dhe disa aspekte të veçanta të tregut të përbashkët që mund të përshpejtohen. Për shembull, një prej sektorëve shpresëdhënës është lehtësimi i tregtisë përmes atyre që po quhen korsi të gjelbërta, një mundësi për ta përshpejtuar me të vërtetë procesin e transportit të mallrave nga njëra anë e kufirit në anën tjetër. Kjo mund të bëjë një ndryshim të vërtetë në integrimin e ekonomive me zinxhirët furnizues botërorë si dhe rrjetet e prodhimtarisë për të tërhequr më shumë investime dhe më shumë mundësi.

Një aspekt tjetër me potencial është mundësia e ekonomive të Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar zonës së përbashkët të pagesave. Për disa nga shtetet kjo mund të ndodh brenda pak muajsh. E dimë që çdo vit rreth 800 milionë euro shpenzohen në dërgesat nga diaspora ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe shteteve tjera. Çdo lloj mase që zvogëlon këtë kosto të dërgesave nga diaspora, duke çuar tek pagesat më të shpejta, të menjëhershme, është përfitim konkret.

Zëri i Amerikës: Duke patur parasysh ekspertizën tuaj në rajon, ku mendoni se do të jetë ndikimi më afatgjatë i këtyre fondeve?

Richard Record: Gjysma e fondeve të Planit të Rritjes janë ndarë për investime infrastrukturore dhe dy prej tyre i shohim si të rëndësishme. Ato janë burimet e energjisë dhe lidhjet e transportit, në veçanti për Kosovën, ku ekziston nevoja për të dekarbonizuar furnizimin me energji dhe për të kaluar tek energjia e ripërtritshme. Kjo është një agjendë e madhe investimi. Duhet të shohim burime të ndryshme, nga sektori publik dhe privat që e bëjnë këtë gjë. Por në periudhën afatgjate, kjo paraqet një mundësi për përmbushjen e nevojës së shtuar për energji elektrike (në tregun e brendshëm) si dhe kalimin drejt një rruge që mbështetet më pak në shfrytëzimin e fosileve, që njëkohësisht do të përmirësonte edhe cilësinë e ajrit, çështje kjo kritike. Po ashtu, ndonëse kjo vlen më shumë për Shqipërinë, lidhjet e transportit kanë po aq rëndësi. Është e dobishme të krijosh korsi të gjelbërta, të cilat do të zvogëlojnë pengesat në kufi. Por për të joshur më shumë investime të cilësisë ë lartë, që krijojnë më shumë vende të qëndrueshme pune, është me rëndësi të bëhet integrimi në rrjetet e transportit në tregjet e Bashkimit Evropian.

Zëri i Amerikës: Një pjesë të raportit ia kushtoni edhe migrimit, që po prek Shqipërinë dhe Kosovën. Sa jeni të shqetësuar për këtë dukuri?

Richard Record: Migrimi është realitet dhe në raport hedhim dritë në disa fusha ku qeveritë mund të punojnë për të krijuar një proces nga i cili përfitojnë të gjithë. Bëhet fjalë për zhvillimin e aftësive brenda vendit, strategji se si të mbahen lidhjet me diasporën, të nxiten investime dhe dërgesa nga diaspora dhe kthimin e ideve, teknologjisë, inovacionit në ekonominë e vendit dhe mënyrës për t’i mbajtur këto lidhje gjatë periudhave të ndryshme kohore. Kemi përmendur disa shembuj shumë interesantë. Irlanda është një shembull tejet interesant. Ky vend për një kohë të gjatë përballej me migrimin e popullsisë, por tani, siç e dini, ka një ndër shkallët më të larta të standardit të jetesës në botë, mbi mesataren e Bashkimit Evropian. Irlanda ka kaluar nga një vend që përjetoi migrimin e popullsisë, në një vend ku njerëzit kthehen për të jetuar sërish. Pra, ekziston një mundësi dhe me politikat e qasjen e duhur, shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësi për të ndjekur një rrugë të ngjashme./ VOA

richard record

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi