LIVE UPDATES
Ekonomi

Industria e tullave: Presim që 2023 të jetë më i vështirë, masat që po na penalizojnë

Operatorët e tregut pohojnë se numri i fabrikave operative është ulur ndjeshëm, pasi një pjesë tjetër kanë zgjedhur të pezullojnë aktivitetin në kushtet kur kostot e prodhimit kanë rezultuar joekonomike.

21 Janar 2023, 07:27 Nga I.A
Industria e tullave: Presim që 2023 të jetë më i
Foto Ilustruese

TIRANË- Fabrikat e tullave dhe të qeramikës në përgjithësi kanë qenë në mes të vorbullës së krizës në vitin që lamë pas, ku rolin kryesor e ka luajtur çmimi i energjisë. Operatorët e tregut pohojnë se numri i fabrikave operative është ulur ndjeshëm, pasi një pjesë tjetër kanë zgjedhur të pezullojnë aktivitetin në kushtet kur kostot e prodhimit kanë rezultuar joekonomike.

Kjo do të thotë se kostoja e produktit të tyre rezulton dukshëm më lart se çmimi i tullave të importit dhe prodhimi në çdo rast do të sillte vetëm humbje. Nga rreth 15 fabrika në aktivitet, vetëm katër prej tyre, më të mëdha dhe më të konsoliduara në treg, po “luftojnë” për të mbajtur terrenin që kanë, të paktën brenda vendit.

Por nëse nuk merren masa lehtësuese, kjo do të jetë e vështirë. Ilda Baraj, nga kompania KID-Alb, shprehet se tashmë nga eksporti në çdo vend të rajonit, madje deri në Serbi, përmes Malit të Zi, Shqipëria është kthyer në një importuese të qeramikës.

Sektori i ndërtimit, edhe pse ka vijuar të jetë aktiv, nuk ka arritur të gjenerojë likuiditetin e nevojshëm për industrinë e tullave, pasi procedura e preferuar është ajo e kleringut. Kjo ka vënë nën presion kompanitë prodhuese për të gjetur burime financimi mbi detyrimet mujore që duhet të paguajnë.

Një ndër këto detyrime me peshë jo të vogël është akciza e gazit, e vendosur në 6 lekë për litër, e cila cilësohet si e pastudiuar dhe me ndikim negativ.

Kompanitë prodhuese të tullave kanë kërkuar rishikimin e kësaj mase, e cila është shoqëruar me problematika për sektorin, ndërkohë që po kaq shqetësues është aplikimi i termave jo të drejtë për liberalizimin e energjisë, ku një pjesë e kompanive prodhuese në të njëjtin sektor janë me çmime tregu dhe të tjera të mbrojtura, duke krijuar disbalanca të theksuara në kosto e për rrjedhojë, edhe në konkurrencë.

Industria e tullave ndodhet momentalisht në një situatë të vështirë, jo vetëm për shkak të çmimit të energjisë që është rritur me disafish, por edhe të politikave të gabuara që janë ndërmarrë pa studim.

Ilda Baraj, nga kompania KID-Alb, thotë për “Monitor” se vendosja e akcizës së gazit ka krijuar një problem real për industrinë, teksa fabrikat që operojnë në treg po mbyllen një nga një.

Sipas znj. Baraj, Shqipëria është kthyer nga një vend eksportues i qeramikës në një vend importues, pasi vendet e rajonit zbatojnë politika mbështetëse për industritë prodhuese, duke e bërë çmimin final që të jetë më i leverdishëm. Viti 2023, sipas saj, pritet të jetë edhe më i vështirë se ai që lamë pas, nëse nuk do të ketë reagim.

Si ka qenë ecuria e industrisë së tullave në vitin e kaluar, cilat janë disa nga sfidat me të cilat jeni përballur?

Problemi më i madh që industria ka pasur vitin e shkuar është çmimi i energjisë. Ka një rritje të jashtëzakonshme të çmimeve dhe përgjithësisht, industria prodhuese është gjunjëzuar.

Që kur u vendos nxjerrja në tregun e lirë e bizneseve, në kuadër të procesit të liberalizimit, ne kemi kërkuar të bëhej një bilanc humbje-përfitim për industritë prodhuese, pasi këto të fundit në rajon mbrohen me fasha. Kemi kërkuar të zbatohet e njëjta logjikë edhe këtu, por nuk ka asnjë vendim të tillë.

Biznesi i lidhur në 35 kilovolt sot furnizohet me energji, sipas çmimeve të tregut, që luhaten në mënyrë të ndjeshme, por edhe janë rritur me disafish, për shkak të krizës. Për shkak të kësaj, panorama në treg ka ndryshuar. Produktet e industrisë së tullave në vend janë më të shtrenjta dhe ne jemi më pak konkurrues.

Nga një vend eksportues, ne kemi kaluar në vend importues. Ne si kompani sot eksportojmë pak në Kosovë dhe po tentojmë edhe tregun italian. Më herët, tulla shqiptare ka qenë në gjithë rajonin përmes Malit të Zi, duke depërtuar edhe në Serbi. Sot jemi më të shtrenjtë, edhe pse me cilësi më të mirë, sesa ato të rajonit. Nxjerrja në treg të lirë në kushtet e krizës na ka bërë jokonkurrues.

Sot ka edhe kompani që janë të lidhura në tension 20, 10, 6 kilovolt, të cilat po furnizohen me çmim preferencial nga qeveria, për shkak të krizës. A ka ndikuar kjo në konkurrencën brenda bizneseve të së njëjtës industri, por me kushte të ndryshme?

Ne jemi të lidhur në 35 kv dhe kemi kaluar me forcë në vitin 2018 në treg të lirë. Për bizneset në 20, 10, 6 u vendos që, për shkak të krizës të mbaheshin bizneset me një çmim të kontrolluar dhe jo çmim tregu, por nga qeveria nuk u bë ndonjë verifikim, nëse këto biznese janë në të njëjtën industri apo jo dhe a preket apo jo konkurrenca.

Fabrika jonë ka edhe lidhjen 20 kv, por tensioni në këtë linjë në autostradën Tiranë-Durrës është shumë problematik dhe ne, një vit më parë, na solli probleme në fabrikë. Diferencimi në çmimin e energjisë për bizneset e të njëjtit sektor ka ndikim domethënës në koston finale.

A ka pasur politika nxitëse apo mbështetëse për industrinë gjatë kësaj periudhe?

Ne kemi kërkuar rishikimin e disa masave që janë marrë më herët, vërtet problematike për industrinë, më shumë sesa masa nxitëse apo mbështetëse.

Një precedent i tillë është ai i akcizës së gazit, që u vendos e pastudiuar mbi ndikimet negative të saj. Për shembull, ne sot paguajmë 6 lekë për litër, teksa e blejmë gazin me kilogram dhe kjo akcizë shkon në 12 lekë.

Asnjë nga vendet e Bashkimit Europian nuk ka akcizë për gazin për prodhuesit. Argumenti i vendosjes së kësaj takse ishte kontrolli i konsumit, por çdo fabrikë e ka të përcaktuar konsumin e saj në kartën teknologjike, sesa është nevoja për gaz dhe lëndë djegëse duke e bërë shumë të lehtë llogaritjen.

Ne, për shembull, kemi nevojë për 30 tonë në muaj. Aplikimi i kësaj skeme na bllokon financiarisht dhe nëpërmjet akcizës na përfshin edhe në një skemë tjetër sesi bëhet rimbursimi i akcizës.

Ne dhe tre fabrika të tjera kemi bërë një kërkesë që të merret parasysh si problem, sepse nga një vend eksportues i qeramikës jemi bërë importues. Fabrika të tjera janë të bllokuara. Nga 15 që kanë pasur aktivitet, vetëm katër jemi operativë për momentin.

Cilat janë disa nga sfidat që has industria në këtë fillimvit të ri, që kërkojnë vëmendje nga institucionet?

E para, që është urgjente, heqja e akcizës së gazit, pasi nuk ka sens dhe institucionet duhet ta kuptojnë ndikimin negativ që po jep. E dyta, e cila duhet të merret në konsideratë, trajtimi i barabartë me çmim preferencial të energjisë, në këto kushte ku jemi, për bizneset e lidhur në tension 35 kv njëlloj, si ato në 20, 10, 6 kv.

Biznesi prodhues është lokomotivë e ekonomisë dhe duhet të trajtohet me terma të njëjtë brenda vendit për të krijuar konkurrencë të drejtë, por njëkohësisht të shihet edhe sjellja e qeverive të rajonit, në mënyrë që të bëhemi konkurrues.

Nëse nuk merren masa në afatshkurtër apo afatmesëm do të detyrohemi të pezullojmë apo të mbyllim punën. Biznesi nuk ka leverdishmëri të marrë tullën shqiptare, kur atë nga Maqedonia e Veriut e merr 20% më lirë.

Industri të ndryshme në vend po japin alarmin për mungesën e forcës punëtore. Si është situata te tullat?

Ky është një shqetësim, që nuk filloi sot. Prej disa kohësh, mungesa e fuqisë punëtore është bërë problematike, por sot është theksuar më shumë. Për shembull, sot, unë si kompani po kërkoj dy faturistë me pagë mesatare 70 – 80 mijë lekë dhe nuk po i gjej.

Vazhdon emigracioni dhe nuk shoh të ketë një plan konkret për frenimin e kësaj hemorragjie sociale. Duke parë situatën, ne kemi rritur pagat në 10%, 15% apo 20%, me qëllim që të mbajmë punonjësit që kemi, por mesa kuptoj nuk është më vetëm çështje page.

Si ka ndikuar ecuria e sektorit të ndërtimit në industrinë e tullave?

Nuk jemi e vetmja industri me probleme. Ndërtimi, edhe pse ka pasur ecuri të mirë, ka kaluar në 100% klering. Por aplikimi i këtij të fundit, nga ana tjetër, ka vështirësitë e tij, pasi ne kemi fatura që duhet të paguajmë dhe këto nuk paguhen as me tulla, as me apartamente.

Nëse vazhdon në këtë formë, do të jetë një situatë shumë e vështirë. Prej dy vitesh, situata është përkeqësuar, por ndoshta do të shkallëzohet më tej. Shumë biznese kanë falimentuar.

Si e parashikoni vitin 2023 në tërësi, duke pasur parasysh situatën ku ndodhemi?

Nëse vazhdon me këto ritme emigracioni dhe nëse nuk merren masa për të mbështetur industritë prodhuese, mendoj se në vitin 2023 gjërat do të keqësohen.

Edhe industria e çimentos, horizont “gri”

Industria e çimentos është një nga sektorët, i cili gjatë vitit që lamë u përball me rritje të kostos së prodhimit, si rezultat i efektit zinxhir që solli çmimi i energjisë.

Kompanitë prodhuese, të cilat janë në treg të liberalizuar prej vitesh, për shkak se janë të lidhura në tension të lartë, detyrohen që energjinë ta sigurojnë me çmime tregu.

Këto të fundit kanë qenë disa herë më të larta sesa kontratat e tyre para fillimit të krizës globale.

Një kosto më e lartë prodhimi është transmetuar automatikisht edhe te çmimi fundor, për shkak se ngarkesa ka qenë e pamundur të amortizohet.

Një goditje jo të vogël, përveç çmimit të energjisë, duket se e ka dhënë edhe rritja e çmimit të lëndëve djegëse, menjëherë pas konfliktit Rusi-Ukrainë. Në tërësi, kostot janë rritur për çdo sektor duke e bërë vijimin e aktivitetit sfidues.

“Rritja më e lartë në koston e prodhimit ka qenë ajo e energjisë dhe lëndës djegëse. Për më tepër, rritja e çmimit të karburantit ka ndikuar në rritjen e të gjitha materialeve hyrëse, si dhe shërbimeve për kompanitë e çimentos. Si rezultat, efekti në koston e prodhimit ka qenë përafërsisht 93%.

Rritja më e lartë si rezultat i energjisë elektrike 162%, lënda djegëse 69%, të tjera 36%. Shoqëria, në përpjekje për të kompensuar rritjen e kostove, ka reflektuar një pjesë të kësaj rritje te çmimi final i shitjes”, – pohojnë përfaqësues të “Antea Cement”, e cila ushtron aktivitetin në prodhimin e çimentos.

Industria e çimentos e ka të lidhur aktivitetin drejtpërdrejt me investimet publike dhe sektorin e ndërtimit. Viti që lamë pas, edhe për shkak të rritjes së kostos në segmente të tjera si hekuri, tullat, kanë sjellë tkurrje të aktivitetit duke ndikuar drejtpërdrejt edhe te çimento.

Zgjerimi më i madh i ndërtimit, i cili ndodhi në vitin 2021, edhe si efekt i procesit të rindërtimit, investimeve publike aktive, por edhe ndërtimit në tërësi, ka bërë që 2022 të jetë më i zbehtë.

“Efekti i rritjes së çmimeve në përgjithësi ka ndikuar negativisht në tregun shqiptar të ndërtimit, duke shkaktuar tkurrje më të ndjeshme krahasuar me një vit më parë, duke tkurrur edhe kërkesën për çimento.

Projektet publike u ngadalësuan për disa muaj, ndërsa ndërtimi në vendndodhje elitare vazhdon, falë marzheve të arsyeshme që mund të mbështesin ende biznesin. Ndërtesat e vogla private dhe rinovimi i shtëpive është ulur ndjeshëm”, – thanë përfaqësues të “Antea”.

Nga mënyra sesi u mbyll viti i kaluar, viti 2023 duket nuk premton shumë dhe parashikimet mbeten gri.

“Në vitin 2023, kostot e larta të ndërtimit me çmimet e paqëndrueshme të lëndëve të para, energjisë elektrike, lëndëve djegëse etj., parashikohet që do të zvogëlojnë likuiditetin e tregut dhe do të ngadalësojnë investimet”, – pohojnë nga “Antea Cement”.

Marrë nga Monitor.al

ilda baraj antea cement

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje