Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dhënat e Institutit të Statistikave mbi strukturat akomoduese në nëntorin e shkuar tregojnë se nga totali i vizitorëve 50.9 për qind janë jo rezidentë. Nga këta të fundit 12.4 për qind janë shtetas të Kosovës ndërkohë që 10.2 për qind nga Italia.
TIRANË- Turizmi edhe gjatë vjeshtës së 2022-it duket se ka shënuar një ecuri të mirë ku numri i të huajve në struktura akomoduese ka qenë në rritje në raport me nëntorin e vitit të 2021. Të dhënat e Institutit të Statistikave mbi strukturat akomoduese në nëntorin e shkuar tregojnë se nga totali i vizitorëve 50.9 për qind janë jo rezidentë. Nga këta të fundit 12.4 për qind janë shtetas të Kosovës ndërkohë që 10.2 për qind nga Italia.
“Në muajin Nëntor 2022, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë: Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 13,5%, në krahasim me Nëntor 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 11,8%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 15,2%.
Numri i netë qëndrimeve gjithsej ka rënë me 2,7%, në krahasim me Nëntor 2021. Treguesit e tjerë paraqiten si më poshtë: numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 6,0%; numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident ka rënë me 8,2%”, thuhet në publikimin e INSTAT.
Vizitorët preferojnë rajonin Qendër
INSTAT vlerëson se gjatë muajit Nëntor 2022, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 13,5%, krahasuar me Nëntor 2021. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 63,8%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 17,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 12,7%.
Në muajin Nëntor 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (53,4%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (65,7%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,1%). Rajoni qendër është më i preferuar përgjatë gjithë vitit në përgjithësi ku janë të vendosura Durrësi dhe Tirana. Në Durrës është pjesa më masive e turizmit të organizuar që zhvillohet prej vitesh.
Netë qëndrimet në rënie
Rritja e numrit të turistëve në tërësi gjatë vitit 2022 që është më i miri historik për vendin ka sjellë edhe në rritje të përgjithshme të netqëndrimeve por në nëntor të 2022-it krahasuar me të njëjtin muaj të 2021-it në fakt netqëndrimet kanë shënuar rënie.
“Gjatë muajit Nëntor 2022, numri i netë qëndrimeve gjithsej ka rënë me 2,7%, në krahasim me muajin Nëntor 2021. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 39,7%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 12,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 7,5%. Në muajin Nëntor 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (60,7%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (59,6%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,5%).
“Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 9,7%, kundrejt 10,9 % që ishte në muajin Nëntor 2021. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 9,1%, kundrejt 9,7% që ishte në muajin Nëntor 2021”, thuhet në publikim.
Marrë nga Monitor.al
Rruga e Arbrit TIRANË- Thuajse gjashtë muaj nga hapja e procedurës për eliminimin e pikave të zeza në rrjetin rrugor shqiptar...
Foto Ilustruese TIRANË- I matur me metodën e Eurostat inflacioni në muajin dhjetor të vitit 2022 ka shënuar 7.5%, nivel ky pak m&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Procesi i Berlinit duhet të ofrojë mbështetje më të madhe financiare për Rajonin e Ballkanit n&e...
Banka e Shqipërisë TIRANË- Banka e Shqipërisë ka pezulluar licencën e institucionit financiar jobankë të kredidh&eu...
Artan Hoxha TIRANË- Importet nga Kolumbia kanë shënuar një rritje të fortë gjatë dy viteve të fundit, ndërsa j...
Artan Hoxha Importet nga Kolumbia kanë shënuar një rritje të fortë gjatë dy viteve të fundit, ndërsa janë 60- ...
Foto ilustruese I matur me metodën e Eurostat inflacioni në muajin dhjetor të vitit 2022 ka shënuar 7.5%, nivel ky pak më i lart s...
Foto Ilustruese TIRANË- Sektori i bujqësisë është dega me ecurinë më të dobët në ekonominë e vendit ...
Foto Ilustruese TIRANË- Në vitin 2022, rritja e përgjithshme e çmimeve (inflacioni) ishte 6.7% duke shënuar nivelin më t&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Aksidentet rrugore gjatë vitit 2022 ruajtën një tendencë rënëse muaj pas muaji duke bër&eum...