Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rritja e inflacionit përtej mesatares historike të periudhës së tranzicionit nuk është një fenomen shqiptar, por global që u nxit fillimisht nga pandemia Covid-19 dhe më pas lufta në Ukrainë. Të dy këto ngjarje dëmtuan zinxhirët e furnizimit për disa produkte jetike si energjia, nafta dhe ushqimet.
TIRANË- Në vitin 2022, rritja e përgjithshme e çmimeve (inflacioni) ishte 6.7% duke shënuar nivelin më të lartë të 24 viteve të fundit, që nga 1998 ku treguesi shënoi 21.6% prej çrregullimeve që krijuan në ekonomi ngjarjet e vitit 1997.
Ky nivel i ri i inflacionit vjen pas një stabiliteti të gjatë ku që nga 2012-a, inflacioni vjetor ka qenë gjithnjë më i ulët se 2%. Gjatë kësaj periudhe, kushtet e financimit si për individët, edhe për qeverinë, ishin favorizuese.
Rritja e inflacionit përtej mesatares historike të periudhës së tranzicionit nuk është një fenomen shqiptar, por global që u nxit fillimisht nga pandemia Covid-19 dhe më pas lufta në Ukrainë. Të dy këto ngjarje dëmtuan zinxhirët e furnizimit për disa produkte jetike si energjia, nafta dhe ushqimet.
Banka Botërore ka analizuar se në vendet me varfëri të lartë, ku bën pjesë edhe Shqipëria, rritja e çmimeve është edhe më e dëmshme, për faktin se gjysmën e konsumit mujor, popullsia e përdor për ushqime.
INSTAT raportoi se familjet shqiptare në vitin 2021 çuan 41% të shpenzimeve mujore për ushqime. Në vitin 2022, inflacioni i grupi të ushqimeve u rrit me 12% gati dyfishi i rritjes së përgjithshme të çmimeve.
Banka Botërore pak kohë më parë vlerësoi se inflacioni në Shqipëri, më së shumti shpreh ndryshimin e çmimeve për shtresën e mesme teksa theksoi se, familjet e varfra në Shqipëri përballen me një inflacion më të lartë se sa raportimet e INSTAT.
20 përqindëshi i poshtëm i popullsisë që ka të ardhurat më të ulëta, ka një peshë më të lartë të shpenzimeve mujore për ushqime që arrin më shumë se 60%.
Inflacioni është tregues kryesor i ekonomisë në bazë të të cilit qeveria dhe bizneset indeksojnë të gjitha shpenzimet. P.sh. Qeveria me masën e inflacionit duhet të indeksoje pagat e administratës shtetërore, pensionet, pagesat e ndihmës ekonomike, të papunësisë, etj.
Nisur nga situata e re që ka krijuar inflacioni i lartë Banka Botërore ka indeksuar kufijtë varfërisë duke marrë në konsideratë zhvillimet në inflacion.
Kufiri i varfërisë në vendet me të ardhura të mesatare, ku bën pjesë edhe Shqipëria, u rrit në 6.85 USD në ditë nga 5.5 USD në ditë (e matur sipas barazisë së fuqisë blerëse) që ishte vitin e kaluar, me një indeksim me 21%.
Me përllogaritjen e re çdo shqiptar që shpenzon më pak se 6.85 USD në ditë quhet i varfër më 2022. Qoftë edhe statistikisht varfëria si fenomen mund të rritet në Shqipëri nga indeksimi i kufirit të varfërisë.
Banka përllogariti se, më shumë se 23% e popullsisë së vendit jeton në varfëri në vitin 2022, por fenomeni pritet të zgjerohet më tej me rreth 8.4% nga kriza e çmimeve të larta.
Edhe në perspektivën afatmesme, Shqipëria do të mbetet si vendi me varfërinë më të lartë në rajon, por edhe më gjerë në Europë.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Aksidentet rrugore gjatë vitit 2022 ruajtën një tendencë rënëse muaj pas muaji duke bër&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- Drejtuesit e bizneseve dhe zyrtarët e lartë të qeverive janë shprehur optimistë për ekonomin&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- Deri në fund të nëntorit 2022 koncesionari i rrugës së Arbrit rezulton te këtë marrë 1...
Foto Ilustruese TIRANË- Pavarësisht se rritja e të ardhurave buxhetore shënoi rritje në rekorde historike vitin e kaluar, krijimi ...
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria po rezulton vendi që ka pasur ritmet më të larta të rikuperimit të turizmit në kr...
Foto Ilustruese TIRANË- Ministria e Financave dhe Ekonomisë organizoi të hënën ankandin e emetimit të ri të obligacionev...
Foto Ilustruese TIRANË- Eksportet shqiptare shënuan një rritje të ndjeshme vitin e kaluar, por kjo nuk mjaftoi për të ngushtu...
Foto Ilustruese TIRANË- Yield-et e Bonove 12 mujore të Thesarit pësuan një tjetër rënie të mëtejshme në ankand...
F TIRANË- Bordi i Transparencës vendosi dje që të rrisë çmimin e karburanteve, duke e çuar atë në 208 lek&...
Foto Ilustruese TIRANË- Prej fillimit të muajit janar të këtij viti fabrikat e birrës kanë ndalur prodhimin. Shkak i fikjes s...