Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo është rritja më e lartë e net qëndrimeve në Europë. Pas Shqipërisë, rikuperimin më të shpejtë e shënoi Serbia, me 21.3%, e ndjekur nga Danimarka, 12.3%, Islanda (5%), Holanda (4%), Norvegjia (2.5%) dhe Turqia me 1.2%.
TIRANË- Shqipëria po rezulton vendi që ka pasur ritmet më të larta të rikuperimit të turizmit në krahasim me periudhën e para pandemisë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor, për 10 mujorin 2022 në vend u regjistruan gjithsej gati 3.6 milionë net qëndrimet në akomodimet turistike, me një rritje prej 22.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Shifra është në kontraste të plotë me Bashkimin Europian, i cili gjatë të njëjtës periudhë shënoi një rënie me 5.6% të net qëndrimeve në njësitë akomoduese turistike.
Kjo është rritja më e lartë e net qëndrimeve në Europë. Pas Shqipërisë, rikuperimin më të shpejtë e shënoi Serbia, me 21.3%, e ndjekur nga Danimarka, 12.3%, Islanda (5%), Holanda (4%), Norvegjia (2.5%) dhe Turqia me 1.2%.
Vendet e tjera të rajonit vijuan të kishin një aktivitet turistik më të ulët sesa para pandemisë. Në Mal të Zi, net qëndrimet për periudhën janar-tetor 2022 ranë me gati 9% dhe në Maqedoninë e Veriut u tkurrën me 21.3%.
Të dhëna të tjera të INSTAT, që anë të disponueshme deri në nëntor tregojnë se hyrjet e turistëve të huaj shënuan një nivel rekord në 2022. Viti 2022 ka tejkaluar dukshëm vitin më të mirë turistik deri më tani që ishte 2019-a duke regjistruar në 11-mujor një rritje me 17% të numrit të vizitorëve. Për 11 mujorin në vend ka hyrë një numër rekord prej 7.1 milionë të huajsh.
Hyrja e më shumë të huajave ka ndikuar dhe në rritjen e ndjeshme të net qëndrimeve në akomodimet turistike.
Sipas Eurostat Industria e turizmit në BE duket se po e merr veten nga pandemia e COVID-19. Numri total i netëve të kaluara në akomodime turistike në vitin 2022 ishte afër nivelit para pandemisë (2.72 miliardë net në 2022 krahasuar me 2.88 miliardë në 2019; -5.6%).
Kjo paraqet rritje të konsiderueshme krahasuar me numrin e netëve të kaluara në 2020 dhe 2021 (1.42 miliardë në 2020, 1.83 miliardë në 2021; +91.1% dhe +48.3% në 2022, respektivisht).
Gjatë vitit 2022, shifrat mujore të turizmit u rritën vazhdimisht dhe përfundimisht iu afruan niveleve të muajve përkatës në 2019. Krahasuar me gjashtëmujorin e parë para verës 2019 (janar–qershor), në të njëjtën periudhë të 2022, netët e kaluara në akomodimet turistike ranë me 11.0%. Ndërkohë, periudha korrik-dhjetor pasqyroi nga afër nivelet e netëve të kaluara të vitit 2019 (-1,9%).
Të dhënat për vitin 2022 tregojnë gjithashtu se netët e kaluara nga turistët ndërkombëtarë i janë afruar niveleve të vitit 2019 (1.19 miliardë net në 2022 krahasuar me 1.36 miliardë në 2019; -12.6%). Kjo paraqet një rritje të fortë krahasuar me numrin e netëve të kaluara nga turistët e huaj në vitin 2020 dhe në vitin 2021 (412.5 milionë net në 2020, 587.8 milionë në 2021; +188.8% dhe +102.6% në 2022, respektivisht).
Sa i përket udhëtimeve të brendshme, të dhënat e vitit 2022 tregojnë një numër rekord prej 1.53 miliardë net të kaluara, një rritje prej 10.9 milionë krahasuar me vitin 2019 (+0.7%).
Ndër vendet e BE-së, numri i netëve të kaluara nga turistët vendas dhe të huaj në 2022 krahasuar me 2019 është rritur në tre nga Shtetet Anëtare me të dhëna të disponueshme: Danimarkë (38.4 milionë net në 2022 krahasuar me 34.3 milionë në 2019; +12.3%), Holanda (128.3 milionë krahasuar me 123.4 milionë; +3.9%) dhe Belgjika (42.7 milionë krahasuar me 42.5 milionë; +0.5%).
Ndërkohë, vendet e tjera nuk janë rikuperuar ende plotësisht nga ndikimi i pandemisë në turizëm. Ky ishte veçanërisht rasti në Letoni (3.9 milionë në 2022 krahasuar me 5.5 milionë në 2019; -29.6%) dhe Sllovaki (12.3 milionë krahasuar me 17.2 milionë; -28.3%).
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Ministria e Financave dhe Ekonomisë organizoi të hënën ankandin e emetimit të ri të obligacionev...
Foto Ilustruese TIRANË- Eksportet shqiptare shënuan një rritje të ndjeshme vitin e kaluar, por kjo nuk mjaftoi për të ngushtu...
Foto Ilustruese TIRANË- Yield-et e Bonove 12 mujore të Thesarit pësuan një tjetër rënie të mëtejshme në ankand...
F TIRANË- Bordi i Transparencës vendosi dje që të rrisë çmimin e karburanteve, duke e çuar atë në 208 lek&...
Foto Ilustruese TIRANË- Prej fillimit të muajit janar të këtij viti fabrikat e birrës kanë ndalur prodhimin. Shkak i fikjes s...
Foto ilustruese TIRANË- Kartëmonedhat e falsifikuara po identifikohen gjithnjë e shpesh, por duket se edhe po zhduken nga tregu. Të dh&...
Kastravec TIRANË- Temperaturat e larta në këtë dimër e kanë favorizuar prodhimin bujqësor, sidomos atë në serr...
Kamione TIRANË- Në Kosovë brenda vitit të kaluar janë importuar mallra më së shumti nga Turqia, Gjermania, Serbia ...
Foto ilustruese Importet e Shqipërisë u rritën me 19% duke arritur në 8.1 miliardë euro në vitin 2022, kryesisht si pasoj&eu...
Nafta TIRANË-Bordi i Transparencës është mbledhur sërish ditën e sotme dhe ka vendosur të rrisë çmimin e naf...