LIVE UPDATES
Ekonomi

Importet nga Kolumbia arrijnë rekord në dy vitet e kaluara, Artan Hoxha: Si po shfrytëzohet tregtia për trafikun e kokainës

Frutat janë grupi i dytë me importet më të larta, me 10% të totalit. Pasi ranë në 2019-2020, importet e frutave, ku peshën kryesore e zë banania, u rritën sërish ndjeshëm në 2021-2022, duke arritur në vitin 2022 në 370 milionë lekë, niveli më i lartë historik.

19 Janar 2023, 23:53 Nga k.m.
Importet nga Kolumbia arrijnë rekord në dy vitet e kaluara, Artan
Artan Hoxha

Importet nga Kolumbia kanë shënuar një rritje të fortë gjatë dy viteve të fundit, ndërsa janë 60- fishuar në raport me 2015-n, kur pothuajse ishin joekzistente, sipas të dhënave nga INSTAT, të përpunuara nga Monitor. Shifrat e INSTAT tregtojnë se në vitin 2022, importet nga Kolumbia ishin 3.9 miliardë lekë (33 milionë euro), me një rritje prej gati 8% në raport me vitin e kaluar, duke arritur në nivelin më të lartë historik të regjistruar ndonjëherë. Ndërsa në 2021-n, importet nga Kolumbia ishin rritur me 434% me bazë vjetore.

Deri në vitin 2016, tregtarët nuk duket se ishin të interesuar për tregun kolumbian. Në 2015-s, importet nga ky shtet ishin vetëm rreth 500 mijë euro.

Pas 2016-s, importet u rritën me ritme mjaft të shpejta, fillimisht me frutat dhe arrat e ngrënshme (bananet) dhe më pas me lëkurën e lëndët minerale (kryesisht qymerin e paletet). Pas 2018-n (kur në Portin e Durrësi u kap ngarkesa më e madhe me kokainë deri tani, që ishte fshehur në një kamion me banane), u shënua sërish rënie, sidomos në 2020-n, kur vendi ishte në pandemi. Ndërsa periudha 2021-2022 shënoi nivelet më të larta historike të importeve. (shiko grafikun: Importet totale nga Kolumbia).

Artan Hoxha, gazetar investigativ, tha për “Monitor” se rritja e numrit të rasteve të kapura me kokainë, që vijnë nga Kolumbia, është në proporcion të drejtë me shtimin e importeve po nga ky vend, ndonëse shumë ngarkesa nuk kapen.

“Gjatë dy viteve të fundit rastet e trafikut të kokainës me origjinë nga Kolumbia, sipas statistikave, që janë në Shqipëri, por dhe në vendet e Bashkimit Europian,- ku janë kapur sasi narkotiku, që ishin të përfshirë edhe trafikantët shqiptarë -, janë trefishuar”, pohon ai.

“Në rastet që janë identifikuar kanë qenë kryesisht në ngarkesa me qymyr, siç anija e fundit që u kap”, shton Hoxha,

Statistikat e INSTAT tregojnë se kapitulli që zë peshën më të madhe të importeve nga Kolumbia është ai i “Lëndëve djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, me 87% të totalit. Tregtia me këtë produkt nisi në vitin 2017, ndërsa më parë, importet ishin zero. Në këtë kapitull përfshihet qymyri, koksi, hidrokarburet etj. (shiko grafikun: Importet nga Kolumbia sipas kapitujve, 2005-2022).

Frutat janë grupi i dytë me importet më të larta, me 10% të totalit. Pasi ranë në 2019-2020, importet e frutave, ku peshën kryesore e zë banania, u rritën sërish ndjeshëm në 2021-2022, duke arritur në vitin 2022 në 370 milionë lekë, niveli më i lartë historik.

Hoxha thotë se zakonisht organizatat kriminale mundohen që trafikun ta bëjnë në aktivitetet, që kanë volum më të madh tregtar, pasi mundësia për ta kamufluar aty është më e madhe.

Por, si shton se ka pasur dhe raste të tjera ku ka qenë e kamufluar në importe të tjera që vijnë nga Kolumbia, si plehu organik. Të dhënat e INSTAT në fakt tregojnë se në 2022-n, për herë të parë janë importuar produkte nga kapitulli “Plehëruesit”, me vlerë 2 milionë lekë (shiko grafikun: Importet nga Kolumbia sipas kapitujve, 2022).

Një tjetër produkt, që sipas Hoxhës përdoret nga trafikantët për të kaluar kokainën, është një lëndë e parë tretësirë për ëmbëlsirë, pelte, e cila përzihet me kokainën dhe nuk e kap as skaneri. “Këto ngarkesa nuk janë kapur asnjëherë nga policia, ndonëse kryhen prej vitesh dhe pasi vjen produkti në Shqipëri nga peltja ekstraktohet kokaina”, thotë Hoxha. Shifrat e INSTAT tregojnë se importi i kapitullit “Sheqernat dhe ëmbëlsirat prej tij” ka qenë i pranishëm thuajse çdo vit, duke arritur nivelin më të lartë në 2021-n, me rreth 9 milionë lekë.

Një kapitull tjetër që arriti nivelin më të lartë të importeve në 2022 është ai i “parfumeve, kozmetikës e tualetit”, një treg që është “zbuluar” nga tregtarët tre vitet e fundit.

Në përgjithësi, produktet që po importohen nga Kolumbia vitet e fundit janë ideale për “kamuflimin” e tregtimit të narkotikëve, si lëkurët, që nisën importin nga 2015-a, qymyret e paletat (nga 2017), erëzat, apo dhe banane, që nisi rritjen e fortë nga 2016-a./Monitor

artan hoxha


Sondazh

Poll

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora