20 Janar 2023, 17:24
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- 2020-a, i cilësuar si një vit me gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të shpërthimit të pandemisë së COVID-19 bëri që institucionet në sektorin e shëndetësisë të ndodheshin përballë të papriturave të mëdha dhe rritjes së vigjilencës. Por Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore nuk i ka kushtuar rëndësi pjesës së analizave laboratorike që duhet të kryen për barnat e reja të importuara apo të prodhuara në vend.
Konkretisht sipas KLSH Agjencia Kombëtarë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, ka rezultuar në një nivel shumë të ulët të analizës së barnave edhe pse struktura e këtij sektori është i përbërë nga 14 analist dhe 4 laborant.
Kjo sipas audituesve ka cenuar qëllimin kryesor të veprimtarisë së sektorit të kontrolli të barnave, po ashtu si dhe veprimtarisë kryesore të institucionit, i cili është cilësia dhe siguria e barnave te importuar si dhe barnat e prodhuara në vend, në kundërshtim me nenit 10 të rregullores nr.7260 prot datë 25.09.2017 miratuar me urdhrin nr.264, datë 25.09.2017 si dhe ligjit nr.105/2014 datë 31.07.2014 “Për Barnat dhe shërbimin farmaceutik”, i ndryshuar.
Për vitin 2020, në të cilën është shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme për COVID-19, laboratori i kontrollit nuk ka kryer asnjë analizë mbi barnat të cilat janë importuar apo barnat e prodhuara në vend. Edhe pse ne këtë periudhë ky laborator duhet të ishte në vijën e parë për të siguruar cilësinë dhe sigurinë e ilaçeve nëpërmjet analizave të mostrave, ky laborator ka qenë inekzistent, duke mos dhënë asnjë siguri mbi të gjitha barnat apo kontrollet e detyrueshme te cilat duhet të vinin nga sektori i inspektimeve mbi cilësinë e medikamenteve.
Një ndër arsyet se pse nuk ka pasuar analiza në laborator duket se ka të bëjë me faktin që godina ekzistuese ka qenë jashtë funksioni nga tërmeti deri në ngritjen e të resë.
“Në Raportin Vjetor të Veprimtarisë për vitin 2020 nga laboratori i kontrollit të barnave është cituar se përgjatë vitit 2020 për shkak të shpalljes së godinës së ISHP kati i 4 objekt i pa banueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, deri në shtator kur u inaugurua godina e re e AKBPM nuk u kryen analizime barnash.
Për periudhën shtator–dhjetor 2020 nga Laboratori i Kontrollit u punua me kalibrimin dhe matjen e aparaturave si dhe dokumentet për akreditimin e tij, sipas standardeve të përcaktuara nga ISO 17025,”- thuhet në raport.
KLSH në një tabelë specifike ka dhënë në detaj se për vitin 2020 numri total i barnave të regjistruara ishte 14 728 ndërkohë që nevoja për analiza për autorizim tregtimi ka qenë për 318 dhe riautorizim tregtimi 422./Monitor
klsh
Ekonomi
20 Janar 2023, 17:00
A.B
Bankat shtrënguan më tej standardet e kreditimit për individët në tremujorin e katërt të vitit 2022.
Sipas Vrojtimit t&eum...
Ekonomi
20 Janar 2023, 16:49
A.B
Foto ilustruese
Investitorët janë vënë në dijeni se bankat qendrore në të dyja anët e Atlantikut do të vazhdoj...
Ekonomi
20 Janar 2023, 07:18
Foto Ilustruese
TIRANË- Pas një aplikimi të bërë në muajin nëntor të vitit të shkuar nga kompania EDG Natural ...
Ekonomi
20 Janar 2023, 07:18
Foto Ilustruese
TIRANË- Turizmi edhe gjatë vjeshtës së 2022-it duket se ka shënuar një ecuri të mirë ku numri i t&e...
Ekonomi
20 Janar 2023, 07:17
Rruga e Arbrit
TIRANË- Thuajse gjashtë muaj nga hapja e procedurës për eliminimin e pikave të zeza në rrjetin rrugor shqiptar...
Ekonomi
20 Janar 2023, 07:17
Foto Ilustruese
TIRANË- I matur me metodën e Eurostat inflacioni në muajin dhjetor të vitit 2022 ka shënuar 7.5%, nivel ky pak m&e...
Ekonomi
20 Janar 2023, 07:17
Foto Ilustruese
TIRANË- Procesi i Berlinit duhet të ofrojë mbështetje më të madhe financiare për Rajonin e Ballkanit n&e...
Ekonomi
20 Janar 2023, 07:17
Banka e Shqipërisë
TIRANË- Banka e Shqipërisë ka pezulluar licencën e institucionit financiar jobankë të kredidh&eu...
Ekonomi
20 Janar 2023, 07:16
Artan Hoxha
TIRANË- Importet nga Kolumbia kanë shënuar një rritje të fortë gjatë dy viteve të fundit, ndërsa j...
Ekonomi
19 Janar 2023, 23:53
k.m.
Artan Hoxha
Importet nga Kolumbia kanë shënuar një rritje të fortë gjatë dy viteve të fundit, ndërsa janë 60- ...