LIVE UPDATES
Ekonomi

Inflacioni bazë nuk u ul as në shkurt, rritja e normave të interesit më e afërt

Duke pasur parasysh se këto të fundit janë të lidhura pothuajse plotësisht me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe në ekonominë botërore, kjo rënie nuk reflekton tendencat inflacioniste në ekonominë e brendshme, për të cilat vlerësohet se inflacioni bazë është një tregues më i besueshëm.

16 Mars 2023, 07:34 Nga DOSJA
Inflacioni bazë nuk u ul as në shkurt, rritja e normave të
Foto Ilustruese

TIRANË- Inflacioni bazë qëndroi edhe për shkurtin në nivelin më të lartë historik prej 8.74%. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se indeksi i çmimeve bazë të konsumit vijoi rritjen me bazë mujore, por me ritme më të ngadalësuara krahasuar me dy muajt e mëparshëm. Indeksi u rrit me 0.21% krahasuar me janarin, ndërsa me bazë vjetore rritja qëndroi në nivelin 8.74%, po aq sa muajin e mëparshëm.

Inflacioni bazë vlerësohet si komponenti më i qëndrueshëm i inflacionit, sepse përjashton çmimet e produkteve energjetike dhe shumicën e produkteve ushqimore, që për nga natyra e tyre kanë luhatshmëri më të lartë. Në muajit e fundit, inflacioni në ekonomi ka pësuar rënie dhe shënoi nivelin 7.1% për shkurtin. Por, kjo rënie është përcaktuar kryesisht nga ulja e çmimeve të karburanteve. Duke pasur parasysh se këto të fundit janë të lidhura pothuajse plotësisht me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe në ekonominë botërore, kjo rënie nuk reflekton tendencat inflacioniste në ekonominë e brendshme, për të cilat vlerësohet se inflacioni bazë është një tregues më i besueshëm.

Nivelet e larta të inflacionit bazë reflektojnë jo vetëm efektin e rritjes së çmimeve të lëndëve të para mbi kostot e prodhimit të bizneseve, por edhe presionet në rritje nga tregu i punës. Këto të fundit përfaqësojnë ndoshta edhe elementin më shqetësues të inflacionit të lartë. Për tremujorin e fundit 2022 shkalla e papunësisë rezultoi 10.6%, në rrtije të lehtë nga tremujori III, por ende pranë niveleve minimale historike.

Paga mesatare bruto në ekonomi për tremujorin IV 2022 arriti në më shumë se 66 mijë lekë, në rritje me 10.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vështirësitë për të gjetur forcë pune të mjaftueshme po nxisin rritjen e pagave në shumicëne sektorëve të ekonomisë. Gjithashtu, rritja e radhës e pagës minimale ligjore nga qeveria, duke e çuar atë në nivelin e 40 mijë lekëve, pritet të nxisë rritje të mëtejshme të pagës mesatare në ekonomi për këtë vit.

Rritja e pagave i ndihmon konsumatorët të amortizojnë pjesërisht rënien e fuqisë blerëse nga inflacioni i lartë, por nga ana tjetër ndikimi pozitiv i rritjes së pagave mbi kërkesën e brendshme e bën më të vështirë uljen e inflacionit. Ecuria e inflacionit bazë dhe zhvillimet në tregun e punës duket se i rrisin gjasat për rifillimin e serisë së rritjeve të normës bazë të interesit. Mbledhja e ardhshme e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë do të zhvillohet më datë 23 mars.

Banka qendrore e rriti normën bazë për herë të fundit në muajin nëntor 2022, duke e çuar në nivelin 2.75%. Por, në komunikimet e veta publike Këshilli Mbikëqyrës ka nënvizuar vazhdimisht se një rritje e mëtejshme e normave të interesit është e domosodshme për të ulur inflacionin.

Marrë nga Monitor.al

inflacioni ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj