LIVE UPDATES
Ekonomi

Yield-et e bonove 12-mujore bien në nivelin më të ulët që prej gushtit 2022

Kjo tregon se tashmë efekti i pasigurisë dhe i ofertës së shtrënguar për financim në tregun e letrave me vlerë të qeverisë është përthithur plotësisht dhe rritja e yield-eve reflekton në përmasa të përafërta lëvizjet e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

15 Mars 2023, 07:30 Nga DOSJA
Yield-et e bonove 12-mujore bien në nivelin më të ulët
Foto Ilustruese

TIRANË- Yield-et e bonove 12 mujore ranë përsëri në ankandin e kësaj jave dhe prekën nivelin më të ulët që prej gushtit të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 3.91%, nga 3.98% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, në fund të muajit shkurt.

Kërkesa e investitorëve në ankand rezultoi sërish e lartë, në vlerën e 12.3 miliardë lekëve, kundrejt një shume të shpallur për financim nga Ministria e Financave prej 9 miliardë lekësh. Qysh prej muajit nëntor, kur nisi edhe faza e korrektimit në ulje të yield-eve, ky tregues ka rënë me 1.92 pikë përqindje. Tashmë, rritja vjetore e yield-it mesatar të bonove 12 mujore është reduktuar në 2.12 pikë përqindje, rritje kjo lehtësisht më e ulët se rritja me 2.25 pikë e normës bazë të interesit për të njëjtin horizont kohor.

Kjo tregon se tashmë efekti i pasigurisë dhe i ofertës së shtrënguar për financim në tregun e letrave me vlerë të qeverisë është përthithur plotësisht dhe rritja e yield-eve reflekton në përmasa të përafërta lëvizjet e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

Tani që hendeku në raport me lëvizjet e normës bazë është tejkaluar, ekspertët mendojnë se cikli korrektues i yield-eve mund të jetë pranë fundit. Megjithëse kërkesa ka vazhduar të jetë e bollshme, në ankandet e fundit pro rata (pjesa e pranuar) e kërkesave konkurruese ka ardhur në rritje, fakt që tregon një ngushtim të hendekut mes kërkesës dhe ofertës.

Në vazhdim, ecuria e yield-eve të bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqiptare do të varet shumë nga lëvizjet e radhës të bankës qendrore. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të zhvillojë mbledhjen e radhës për vendimmarrjen e politikës monetare në datën 23 mars.

Në dy mbledhjet e fundit, të muajve dhjetor dhe shkurt, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë në 2.75% dhe këto vendimet patën një ndikim të rëndësishëm në stabilizimin e normave të interesit në tregun financiar.

Por, për analistët financiarë, mbajtja sërish e pandryshuar e normës bazë të interesit edhe në mbledhjen e këtij muaji duket e vështirë. Megjithëse inflacioni shënoi përsëri një rënie të lehtë në muajin shkurt, në nivelin 7.1%, komponenti i inflacionit bazë ka vijuar rritjen dhe sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë arriti rekordin historik prej 8.74% në muajin janar 2023.

Edhe të dhënat që vijnë nga tregu i punës dëshmojnë për presione inflacioniste që mbeten të larta. Për tremujorin e fundit 2022 shkalla e papunësisë rezultoi pranë niveleve minimale historike, ndërsa paga mesatare bruto në ekonomi shënoi përsëri rritje dyshifrore me bazë vjetore.

Këto sinjale mund të diktojnë një rifillim të ciklit të rritjes së normës së interesit, qysh në mbledhjen e ardhshme. Në projeksionet e veta, Raffeisen Research e kishte parashikuar një lëvizje të tillë qysh në muajin shkurt.

Nëse Banka e Shqipërisë do të vendosë të rrisë normën bazë të interesit këtë muaj, me shumë të ngjarë kjo rritje do të reflektohet shpejt edhe në ecurinë e yield-eve të titujve të qeverisë shqiptare, që mund t’i kthehen rritjes, pas pothuajse katër muajsh në rënie.

Marrë nga Monitor.al

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj