LIVE UPDATES
Ekonomi

The Economist: Çfarë shkoi keq në Silicon Valley Bank

Dështimi i SVB ishte kaq kaotik, pjesërisht sepse ishte i përjashtuar nga shumë rregulla të krijuara, për të shmangur shpëtimet e improvizuara të bankave të llojit që Fed sapo ka krijuar. Pas krizës financiare, Akti Dodd-Frank i Amerikës u kërkonte bankave me më shumë se 50 miliardë dollarë aktive, të ndiqnin një sërë rregullash të reja, duke përfshirë krijimin e një plani për zgjidhjen e tyre të rregullt, nëse ato falimentonin.

15 Mars 2023, 07:28 Nga DOSJA
The Economist: Çfarë shkoi keq në Silicon Valley Bank
Silicon Valley Bank

SHBA- Amerika duhet të përgatisë plane më të mira në rastet e dështimit të bankave të mëdha. Më 10 mars, banka Silicon Valley (Silicon Valley Bank, SVB), e cila kishte 212 miliardë dollarë në aktiv, dështoi me shpejtësi spektakolare, duke e bërë atë huadhënësin më të madh në kolaps, që nga kriza financiare globale e 2007-09.Shumica e depozituesve të SVB ishin startupe teknologjike në Bay Area, me llogari që i kalonin 250,000 dollarët, që janë të siguruara nga qeveria federale.

Duke u ngarkuar me obligacione afatgjata, SVB kishte marrë një hap të madh, të pambrojtur, për të mbajtur norma interesi të ulëta. Ky bast shkoi keq, duke e lënë bankën të falimentuar. Fakti që aksionerët janë zhdukur dhe zotëruesit e obligacioneve do të kenë humbje të mëdha, nuk është një dështim i sistemit financiar. Një biznes i bërë keq, do të dështojë.

Është ajo që ndodhi më pas, që zbulon të metat në arkitekturën bankare të Amerikës. SVB ndoshta kishte mjaftueshëm asete, që depozituesve t’u ishin kthyer të gjitha ose pothuajse të gjitha, paratë e tyre, por vetëm pas një pritjeje të gjatë. Kjo bëri që shumë firma teknologjike, të përballen me jetën në një ngrirje të thellë financiare.

Roku, një gjigant transmetimi, kishte gati 500 milionë dollarë të depozituara në SVB. Në të gjithë sektorin e teknologjisë, filluan pushimet nga puna dhe falimentimet. Dhe rregullatorët dhe qeveria e Amerikës, dukej se kishin frikë se depozituesit po humbnin besimin edhe te bankat e tjera.

Më 12 mars ata e gjykuan SVB-në shumë të madhe për të dështuar dhe garantuan të gjitha depozitat e bankës. Nëse shitja e aseteve të saj nuk mbulon kostot e ndihmës së depozituesit, një fond që financohet nga të gjitha bankat, do të duhet të përdoret, duke penalizuar të gjithë industrinë për pamaturinë e një institucioni të vetëm. Në të njëjtën kohë, rregullatorëve u është dashur të përballen me kërcënimin, se bankat e tjera mund të përballen gjithashtu me arrati. Në fund të vitit 2022, kishte 620 miliardë dollarë humbje të parealizuara të letrave me vlerë në librat e bankave.

Më 12 mars, rregullatorët mbyllën gjithashtu Signature Bank, një tjetër huadhënës i mesëm, banka e tretë që dështoi brenda një jave, duke pasur parasysh që Silvergate, një institucion shumë i ekspozuar ndaj kriptomonedhave, falimentoi më 8 mars. Dhe pasojat në tregje vazhdojnë. Stoqet e bankave po vazhdojnë të bien. Ato të First Republic, një bankë me madhësi të krahasueshme me SVB, ranë me më shumë se 60% gjatë ditës.

Për të mbështetur bankat e tjera, Fed po u ofron atyre mbështetje me kushte jashtëzakonisht bujare. Një program i ri është gati për të dhënë hua të siguruara, kundrejt thesareve afatgjata dhe letrave me vlerë të mbështetura nga hipoteka, si ato në të cilat SVB-ja kishte falur. Fed do të ofrojë kredi deri në vlerën nominale të letrave me vlerë, e cila, për obligacionet afatgjata, mund të jetë më shumë se 50% mbi vlerën e tregut.

Ky është një veprim jo i zakonshëm për një bankë qendrore, e cila do të ofronte një vlerë të reduktuar për letrat me vlerë të dhëna si kolateral. Por, ky veprim i Fed, garanton që një bankë tjetër me një portofol obligacionesh si të SVB, do të kishte akses të mjaftueshëm në para për të paguar depozituesit.

Garancia e depozitës ishte e pashmangshme, duke pasur parasysh madhësinë e SVB-së (dhe në çdo rast mund të mbulohet plotësisht nga aktivet e SVB). Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bujarinë e mbështetjes së likuiditetit në të gjithë sistemin, e cila është një zgjerim dramatik i mjeteve të Fed.

Rënia e çmimeve të aksioneve të bankave, pjesërisht reflekton zgjimin e investitorëve ndaj rreziqeve, që zotërimet e obligacioneve afatgjata paraqesin për përfitimin. Por, ndërkohë që humbjet e parealizuara të SVB-së ishin të mjaftueshme, për të fshirë përafërsisht kapitalin e saj, bankat e tjera kanë mjaftueshëm likuiditet.

Është e drejtë që Fed të japë hua kundrejt një kolaterali të mirë, për të ndaluar vrapin. Por ta bësh këtë, me kushte të tilla dashamirëse, është e panevojshme dhe subvencionon aksionerët e bankave. Dhe megjithëse mbështetja e sistemit nga Fed, ndoshta do të shmangë një shkrirje bankare, politikëbërësit nuk duhet të kishin arritur kurrë në një pike, ku të nevojiteshin ndërhyrje të tilla të jashtëzakonshme.

Dështimi i SVB ishte kaq kaotik, pjesërisht sepse ishte i përjashtuar nga shumë rregulla të krijuara, për të shmangur shpëtimet e improvizuara të bankave të llojit që Fed sapo ka krijuar. Pas krizës financiare, Akti Dodd-Frank i Amerikës u kërkonte bankave me më shumë se 50 miliardë dollarë aktive, të ndiqnin një sërë rregullash të reja, duke përfshirë krijimin e një plani për zgjidhjen e tyre të rregullt, nëse ato falimentonin.

Shpresa ishte, që një kombinim i rezervave të mëdha të kapitalit për bankat dhe planifikimi i kujdesshëm, do të mbronte depozitat dhe sistemet e pagesave, ndërkohë që humbjet do t’u kalonin investitorëve në mënyrë të rregullt. Rregullatorët planifikonin një rikapitalizim të shpejtë të bankave më të mëdha, nëpërmjet konvertimit të një pjese të borxhit të tyre në capital, një “bail-in”.

Sidoqoftë, në 2018 dhe 2019, Kongresi dhe rregullatorët e bankave, hoqën rregullat e planifikimit dhe likuiditetit të zgjidhjes, veçanërisht për bankat me 100-250 miliardë dollarë aktive, shumë prej të cilave kishin lobuar për rregullim më të lehtë. Nuk ka pasur asnjëherë plane të garancisë për bankat e madhësisë së SVB.

Në vend të kësaj, banka kërkoi shkurtimisht javën e kaluar, për të rikapitalizuar veten nëpërmjet një emetimi të aksioneve të reja, veprim i cili u gjykua jo mirë.

Nga aftësia e depozituesve për të ikur dhe gatishmëria e rregullatorëve për t’i frenuar ata, do të ishte më mirë të hiqeshin plotësisht kufizimet në sigurimin e depozitave, dhe të ngarkoheshin bankat paraprakisht për mbrojtje të plotë. Por, me rezerva të përshtatshme të kapitalit dhe planifikimin e zgjidhjes, depozituesit nuk do të ishin kapur aq keq nga kriza. Dështimi i SVB do të kishte paraqitur një kërcënim më të vogël për ekonominë dhe sistemin financiar.

Sigurimi i plotë i depozitave për sistemin banker, mund të çojë në pakujdesi të mëtejshme. Do të inkurajonte bankat, të ndërmarrin rreziqe më të mëdha për të rritur shpërblimet, që mund t’u ofronin depozituesve, të cilët mund të tërhiqeshin nga kthime më të larta, por nuk do të kishin kurrë arsye të largoheshin nga një bankë për shkak të pakujdesisë së saj.

Ky risk moral nuk është i vetmi rrezik. Tjetra është se Fed, pasi ka parë se si SVB ra, ndërsa normat e interesit u rritën, tani zgjedh të lehtësojë trajtimin e inflacionit, nga frika se shtrëngimi monetar do të shkaktojë më shumë falimentime.

Pas pritshmërive se normat do të arrinin 5.5% këtë vit, investitorët tani presin mezi shtrëngim më të madh, dhe uljet e normave të interesit të fillojnë brenda gjashtë muajve.

Fed nuk duhet të heqë sytë nga inflacioni, megjithëse çmimet më të larta të bonove do të lehtësojnë bilancet e bankave. Tani që depozitat janë të sigurta dhe sistemi bankar ka mbështetje massive likuiditeti në ofertë, kriza nuk ka gjasa të ngadalësojë shumë ekonominë amerikane. Për më tepër, nuk është detyra e politikës monetare, të mbrojë fitimet e huadhënësve.

Konkluzioni i duhur për të nxjerrë nga dështimi i SVB-së, është se rregullimi i bankave të mëdha, por jo ndër më të mëdhatë, ka qenë i pamjaftueshëm, duke pasur parasysh kërcënimin që ato paraqesin për ekonominë. Detyra e politikëbërësve tani, është të korrigjojnë këtë mbikëqyrje.

Marrë nga Monitor.al

silicon valley bank

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet