LIVE UPDATES
Ekonomi

Punëtorët e ‘Pastrimit’ në grevë për paga, Prishtinën e mbulojnë mbeturinat

“Pastrimi” ka njoftuar se diskutimet do të vazhdojnë. Zëdhënësja e kompanisë “Pastrimi”, Arbnore Ademi ka thënë të martën se kompania ka bërë kërkesë për rritjen e faturave të mbeturinave në të gjitha komunat ku e bën largimin e tyre. Mirëpo ajo ka shtuar se deri tani asnjë komunë nuk ka kthyer përgjigje.

15 Mars 2023, 07:25 Nga DOSJA
Punëtorët e ‘Pastrimit’ në grevë për paga,
Foto Ilustruese

PRISHTINË- Kontejnerë të shumtë në kryeqytetin e Kosovës janë mbuluar nga mbeturinat. Kjo për faktin se punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” nga 13 marsi kanë nisur një grevë me kërkesë rritjen e pagave.  Në këtë kompani, pagat e punonjësve fizikë janë 330 euro, kurse kërkesa e tyre është që kjo vlerë të arrijë 400 euro. Një ditë grevë e punëtorëve të kompanisë rajonale “Pastrimi” ka bërë që Prishtina të mbushet bërllok.

Të hënën, punëtorët e “Pastrimit” protestuan në kërkim të kushteve më të mira të punës e rritje pagash. Si shenjë proteste ata nuk dolën të mbledhin mbeturinat. Pasdite kjo kompani ka njoftuar se menxhmenti i kompanisë ka takuar sindikalistët dhe ka deklaruar se është pro rritjes së pagave, duke e arsyetuar me kontratën e re me Komunën e Prishtinës dhe me rritjen e numrit të klientëve. Menaxhmenti dhe Bordi i Drejtorëve të “Pastrimit” është zotuar që “muajve të ardhshëm të ketë ngritje pagash në bazë të mundësive (të hyrave shtesë) të krijuara me kontratën e re”. Ndërkaq punëtorët kanë kërkuar që ngritja të bëhet menjëherë.

“Pastrimi” ka njoftuar se diskutimet do të vazhdojnë. Zëdhënësja e kompanisë “Pastrimi”, Arbnore Ademi ka thënë të martën se kompania ka bërë kërkesë për rritjen e faturave të mbeturinave në të gjitha komunat ku e bën largimin e tyre. Mirëpo ajo ka shtuar se deri tani asnjë komunë nuk ka kthyer përgjigje.

“Kompania ‘Pastrimi’ ka adresuar kërkesën për rritjen e faturës së mbeturinave në të gjitha komunat ku bëhet largimi pasi kohëve të fundit jemi dëshmitarë të inflacionit në treg, rritja e derivateve që është lëndë e parë për kryerjen e largimit të mbeturinave sepse ne jemi ndërmarrje publike me vetëfinancim, që do të thotë që të ardhurat financiare i sigurojmë vetë, pastaj, kemi një mekanizëm të amortizuar. Ne kemi një numër të madh të punëtorëve dhe të gjithë janë mbajtës të familjeve të tyre. Ne si kompani e kemi parë të nevojshme të bëjmë kërkesën nëpër komuna për rritje të faturave, kemi bërë kërkesat në të gjitha komunat mirëpo që deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar ende nga asnjë komunë ku ne e bëjmë largimin e mbeturinave”.

Ajo ka folur edhe për grevën e punëtorëve të “Pastrimit” duke thënë se po zhvillohet me kërkesën për rritje të pagave. Sipas saj, pritet që menaxhmenti të dalë me një vendim për këtë kërkesë gjatë ditës së martë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar për situatën e krijuar në kryeqytet me rastin e grevës së punëtorëve të Ndërmarrjes “Pastrimi”.

Meqenëse lagjet e Prishtinës janë mbushur nga bërlloku, kryetari Rama ka thënë se kjo situatë është e papranueshme edhe pse e kuptojnë zhgënjimin e punëtorëve dhe e njohin të drejtën e tyre për të protestuar. Prandaj, ai thekson se janë të angazhuar me Ndërmarrjen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje. Gjithashtu shton se kanë vendosur të gjitha burimet në dispozicion për të menaxhuar situatën dhe për të pastruar sa më shpejt mbeturinat.

“Me shqetësim të madh po e adresoj grevën e fundit të punëtorëve të Ndërmarrjes “Pastrimi”. Ne e kuptojmë zhgënjimin e punëtorëve dhe njohim të drejtën e tyre për të protestuar, por vendimi i tyre për të ndërprerë punën ka pasur një ndikim të rëndë në pastërtinë e qytetit tonë. Rrugët janë të mbushura me mbeturina dhe kjo situatë është e papranueshme. Ne kemi qenë aktivisht të angazhuar me Ndërmarrjen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje dhe jemi të përkushtuar për të arritur një marrëveshje të drejtë nga e cila do të përfitojnë edhe punëtorët dhe kryeqyteti”.

Kurse, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, e ka cilësuar alarmante dhe të papranueshme gjendjen me bërllok, me të cilën u përball kryeqyteti të martën, si pasojë e grevës së punëtorëve të ndërmarrjes “Pastrimi”. Të hënën, punëtorët e “Pastrimit” u futën në grevë duke kërkuar përmirësim të kushteve të punës e rritje pagash.

“Sot kemi gjendje alarmante në qytet. Punëtorët e ndërmarrjes ‘Pastirmi’ janë futur në grevë. Jemi duke u marrë intensivisht me këtë problem dhe shpejt arrijmë marrëveshje. Kjo gjendje është e papranueshme dhe nuk do ta tolerojmë”, ka shkruar Zogaj.

Për grevën kanë paralajmëruar nga Sindikata e Pavarur e KRM “Pastrimi”, të cilët kanë kërkuar rritje page.

“Lidhur me grevën e organizuar nga Sindikata e Pavarur e KRM “Pastrimi”, ju njoftojmë se pas shprehjes së pakënaqësisë të punëtorëve lidhur me ngritjen e pagave, sot me dt. 13.03.2023 u organizua takimi i radhës në mes të Menaxhmentit të Kompanisë, Bordit të Drejtorëve dhe Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të KRM “Pastrimi”, SH.A”, thuhet në njoftimin e tyre.“Menaxhmenti i Kompanisë “Pastrimi”, dhe Bordi i Drejtorëve u deklaruan se është për ngritjen e pagave meqenëse me kontratën e re të po sa nënshkruar në mes të Komunës së Prishtinës dhe Kompanisë ”Pastrimi”, SH.A, ka një rritje të numrit të klientëve, dhe kjo rritje e numrit të klientëve do duhej të reflektonte në përmirësimin e gjendjes financiare të kompanisë, andaj Menaxhmenti i Kompanisë dhe Bordi i Drejtorëve u zotuan që muajve të ardhshëm të ketë ngritje të pagave në bazë të mundësive-(të hyrave shtesë) të krijuara me kontratën e re”.

Marrë nga Monitor.al

protesta ne prishtine

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit