LIVE UPDATES
Ekonomi

INSTAT: Volumet e transportit të mallrave pësuan sërish rënie në muajin korrik

Sipas të dhënave nga INSTAT, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte ishte 334.5 mijë tonë, në rënie me 28% krahasuar me Korrikun e vitit të kaluar.

30 Gusht 2022, 07:14 Nga A.B
INSTAT: Volumet e transportit të mallrave pësuan sërish
Importe

Volumet e transportit të mallrave pësuan sërish rënie gjatë muajit korrik.

Sipas të dhënave nga INSTAT, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte ishte 334.5 mijë tonë, në rënie me 28% krahasuar me Korrikun e vitit të kaluar.

Për të gjithë 7-mujorin, volumet totale të mallrave të përpunuara në portet e vendit rezultojnë në rënie me 14%. Ky mund të jetë një tregues i efektit negativ të inflacionit të lartë në volumin e tregtisë së mallrave dhe në konsum.

Tendencë negative shfaqën edhe treguesit e transportit ajror të mallrave. Për korrikun, rënia e volumeve ishte në masën 12.2%. Kjo bëri që bilanci i deritanishëm vjetor të kalojë në territor negative, me një rënie të lehtë me 0.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjithashtu, tendencë në rënie regjistrojnë edhe treguesit e transportit hekurudhor, që u tkurrën me 4.2% për Korrikun dhe me 29.7% për shtatëmujorin.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se tregtia e jashtme në vlerë për 7-mujorin e parë të vitit është rritur me 13% krahasuar me një vit më parë. Por, në volum këmbimet tregtare kanë një tendencë të qartë në rënie, që mund të jetë ndikuar nga inflacioni më i lartë në më shumë se 20 vjet.

Nga ana tjetër, treguesit e transportit të njerëzve vazhdojnë të shfaqen pozitive, të nxitura sidomos nga rritja e turizmit.

Për korrikun, numri i pasagjerëve në transportin ajror u rrit me pothuajse 45%. Për të gjithë shtatëmujorin rritja e numrit të pasagjerëve arriti në gati 130%, për një numër total prej 2.7 milionë pasagjerësh. Numri i fluturimeve nga aeroportet e vendit gjithashtu është në rritje të dukshme, me 81% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Norma të larta rritjeje shfaqi edhe transporti detar, ku numri i pasagjerëve u rrit me 72% për korrikun dhe me 74% për të gjithë shtatëmujorin e parë të vitit.

Mbështetur në të dhënat e INSTAT, për shtatë muajt e parë të vitit janë tregjistruar mbi 6.8 milionë hyrje (në rritje vjetore me 42%) dhe pothuajse 6.9 milionë dalje (në rritje vjetore me 47%) të individëve nga territori i vendit. Këto shifra kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme edhe të tregut të transportit detar dhe ajror./MONITOR

importe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj