LIVE UPDATES
Ekonomi

ANALIZA e 'The Economist': Shtetet e Bashkuara, emigracioni dhe ekonomia

Kjo krizë kufitare ka arritur të mbizotërojë mbulimin mediatik dhe debatin politik rreth emigracionit në Amerikë. Ndërkohë, një krizë e një tjetër lloji po shpërthen: rënia e madhe e emigracionit.

28 Gusht 2022, 07:10 Nga A.B
ANALIZA e 'The Economist': Shtetet e Bashkuara, emigracioni dhe
Foto ilustruese

Mungesa e emigracionit është kthyer në një problem ekonomik për Amerikën. Kriza e vërtetë nuk është kalimi i kufirit, por mungesa e të ardhurve të rinj, shkruan The Economist

Pothuajse çdo ditë për katër muaj, autobusë që transportonin emigrantë azilkërkues, janë zbarkuar pranë zemrës së pushtetit amerikan, vetëm gjysmë milje larg nga Capitol Hill.

Deri tani, më shumë se 6,000 njerëz kanë mbërritur me këta autobusë, të dërguar nga guvernatorët e Arizonës dhe Teksasit, për të nxjerrë në dukje dobësinë e presidentit Joe Biden në emigracion.

Ky është kapitulli më i fundit në një luftë të gjatë mbi mënyrën se si duhet të kontrollohen hyrjet nga Meksika.

Kjo krizë kufitare ka arritur të mbizotërojë mbulimin mediatik dhe debatin politik rreth emigracionit në Amerikë. Ndërkohë, një krizë e një tjetër lloji po shpërthen: rënia e madhe e emigracionit.

Mungesat në popullsi po e bëjnë të vështirë për kompanitë që të gjejnë punëtorë dhe kjo kërcënon që të shkaktojë më shumë dëme në ekonomi. Por ndërsa kalimet e paautorizuara të kufirit janë një polemikë e përhershme, rënia e emigracionit të përgjithshëm pothuajse nuk është diskutuar fare në Kongres.

Emigrimi neto ndërkombëtar – duke llogaritur ardhjet, qofshin të autorizuara apo jo, dhe nisjet – i shtuan popullsisë së Amerikës 247,000 persona midis korrikut 2020 dhe korrikut 2021. Kjo ishte rritja më e vogël në tre dekadat e fundit dhe më pak se një e treta e mesatares vjetore gjatë asaj kohe.

Pandemia Covid-19 është përgjegjëse për pjesën më të madhe të kësaj rënieje, pasi Amerika ndaloi vizitorët ndërkombëtarë nga dhjetëra vende, mbylli konsullatat në të gjithë botën dhe pezulloi shumë aplikime.

Por rënia kishte filluar që para Covid-19. Emigracioni neto ka rënë që nga viti 2017, viti kur Donald Trump mori detyrën. Kufizimet në udhëtime nga disa vende kryesisht myslimane, ishin prioritete për administratën e tij. Më e rëndësishmja, administrata Trump ngadalësoi procesin e emigracionit, për shembull, duke shtuar intervistat dhe duke rritur tarifat.

Emigrimi ka qenë një tjetër faktor. Numri i meksikanëve që jetonin në Amerikë arriti kulmin 15 vite më parë. Shumë emigrantë të moshuar janë kthyer në shtëpi.

Në të vërtetë, pavarësisht gjithë zhurmës rreth kufirit jugor, popullsia e vlerësuar e emigrantëve të paautorizuar në Shtetet e Bashkuara, ka rënë gjatë së njëjtës periudhë, nga 12.2 milionë në vitin 2007, në ndoshta 10 milionë në 2020-n.

Mungesa është e dukshme në tregun e punës. Giovanni Peri dhe Reem Zaiour nga Universiteti i Kalifornisë, vlerësojnë se deri në shkurt, Amerikës i mungonin afërsisht 1.8 milionë emigrantë të huaj në moshë pune, në krahasim me prirjen pas vitit 2010 (shih grafikun).

Industritë me përqindjen më të lartë të punëtorëve emigrantë, priren që të kenë numrin më të lartë të vendeve të lira të punës. Kjo është e vërtetë në të gjithë spektrin e aftësive profesionale.

Punëdhënësit në sektorin e restoranteve dhe hotelerisë, i cili tërheq një të katërtën e punonjësve nga popullsia e lindur jashtë vendit, nuk mund të plotësonin rreth 15% të vendeve të punës vitin e kaluar.

Në shërbimet profesionale dhe të biznesit, ku punëtorët e huaj përbëjnë një të pestën e punonjësve, duke bërë gjithçka, nga skicat arkitekturore e deri tek përgatitja e taksave, afërsisht 10% e vendeve të punës mbetën të paplotësuara vitin e kaluar. Kjo, nga ana tjetër, mund të kontribuojë në rritjen e shpejtë të pagave, veçanërisht për personat me të ardhura të ulëta.

Nuk është për t’u habitur që rënia e emigracionit mund të ketë ndikim të tillë. Emigrantët e rinj përbënin gati 70% të rritjes së fuqisë punëtore amerikane në vitet 2010.

Gjatë dy dekadave të ardhshme, emigrantët ka të ngjarë të jenë burimi i vetëm i rritjes. Qendra Kërkimore Pew, llogarit se pa të ardhurit e rinj, fuqia punëtore e Amerikës do të binte në 163 milionë persona në vitin 2040, nga 166 milionë në vitin 2020. Nëse emigracioni neto do të kthehej në nivelet para pandemike, fuqia punëtore do të rritej në 178 milionë, deri në vitin 2040.

Nga ana tjetër, fokusi i madh në kufirin jugor të Amerikës duket se e ka errësuar pamjen më të gjerë. Edhe Rezerva Federale nuk e përmendi rënien e jashtëzakonshme të emigracionit si një shkak të shtrëngimit të tregut të punës në asnjë prej raporteve të politikës monetare, drejtuar Kongresit vitin e kaluar.

Në shkurt të këtij viti, ajo më në fund e pranoi se emigracioni i reduktuar ndoshta kishte kufizuar ofertën e punës.

Bizneset po i vërejnë boshllëqet. Në një analizë të botuar më 15 korrik, Dhoma e Tregtisë e SHBA-së nënvizoi se sa të përhapura janë problemet.

Vetëm një në çdo tre individë që kërkonin viza standarde punësimi, ose viza pune sezonale, ishte i suksesshëm vitin e kaluar, ndërsa një në katër aplikantë për viza pune me aftësi të larta do të pranohet këtë vit.

Secila prej këtyre kategorive vizash u nënshtrohet kuotave të krijuara në vitin 1990. Ato “nuk janë përditësuar mjaftueshëm për t’i shërbyer interesit tonë kombëtar”, thotë Jon Baselice nga Dhoma e Kongresit.

Disa vonesa janë absurde. David Bier nga Instituti Cato, një think-tank, vlerëson se indianët me diploma përballen me një pritje 90-vjeçare për t’u pajisur me një green card. Lobistët e ndryshëm, nga grupet e fermave, deri tek shoqatat, i kanë kërkuar qeverisë që ta bëjë më të lehtë punësimin nga jashtë për firmat amerikane. Gjigantët e teknologjisë në Silicon Valley kanë kërkuar prej kohësh të njëjtën gjë, duke argumentuar se kanë nevojë për talent të huaj teknologjik, për të ruajtur avantazhin global.

Megjithatë, ka pak perspektivë për ndryshim të vërtetë. Përpjekja e fundit për reformën gjithëpërfshirëse të emigracionit, dështoi në vitin 2013, e bllokuar nga republikanët.

Ideja atëherë, ishte të kombinoheshin hapje më të mëdha për të huajt për të punuar në Amerikë me njëfarë legalizimi të emigrantëve të paautorizuar, plus siguri më të rreptë kufitare.

E vetmja lëvizje e vërtetë ka qenë forcimi i kontrolleve kufitare, i simbolizuar nga zgjatja e murit kufitar midis Amerikës dhe Meksikës, nga zoti Trump. Mungesa e përparimit në zgjerimin e kanaleve ligjore, ka shtyrë edhe më shumë emigrantë që t’i shohin kalimet e pakontrolluara kufitare dhe kërkesat për azil, si rrugën e tyre më të mirë për në Amerikë.

Disa ekspertë të emigracionit, duke vënë në dukje dështimin e reformës gjithëpërfshirëse, mendojnë se përpjekjet e pjesshme mund të ofrojnë shpresë. Por matematika legjislative është e frikshme, duke kërkuar vota nga dhjetë senatorë republikanë që të miratohet çdo gjë. Edhe brenda Partisë Demokratike, disa zyrtarë janë të kujdesshëm që të mos duken të butë në çështjen e sigurisë kufitare.

“Ne jemi në një pozicion shumë delikat”, thotë një zyrtar i Kongresit në lidhje me diskutimet për emigracionin. “Është e rëndësishme të vazhdojmë t’u kujtojmë të gjithëve ndikimin ekstrem ekonomik që ka mosveprimi”, thotë senatori demokrat, Bob Menendez.

Nuk mungojnë idetë e arsyeshme. Lidhja e emigrantëve me punëdhënësit para se të arrijnë në kufirin jugor të Amerikës, do të ulte presionin mbi kalimet dhe do të ndihmonte bizneset. Marianne Wanamaker, e cila shërbeu si këshilltare ekonomike në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të zotit Trump, argumenton se heqja e kufizimeve të vizave për disa profesione të caktuara, do të lehtësonte mungesat e punëtorëve.

“Ne kemi mjete në dispozicion për të zgjidhur çështjet e punës dhe nuk duket se po i përdorim ato”, thotë ajo. “Ky është rezultat i shpërfilljes së problemit të emigracionit për vite me radhë nga politika amerikane”.

Përfundimi është i zymtë: problemet e vitit të kaluar, të shkaktuara nga mungesa e punëtorëve, nuk janë aspak të përkohshme, por janë probleme që do të përsëriten në një Amerikë të plakur, e cila ka harruar që emigrantët janë ata që e kanë bërë vendin atë që është sot.

Përktheu: Lira Muça

MARRE NGA MONITOR

kriza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj