LIVE UPDATES
Ekonomi

Bujqësia/ Nevojë për metoda të reja, drejt një modeli të zhvillimit më gjithëpërfshirës dhe efektiv

Bujqësia është një sektor që, pavarësisht disa modeleve të suksesit, por edhe dështimeve që nuk mungojnë anekënd vendit, zë një vend të rëndësishëm në ekonomi.

27 Gusht 2022, 07:07 Nga A.B
Bujqësia/ Nevojë për metoda të reja, drejt një modeli
Bujqesi

Trendet globale të rritjes së kostove në prodhim dhe për pasojë, reduktimi i marzhit të fitimit për fermerin, kanë nxjerrë në pah nevojën për të tejkaluar modelin e mëparshëm dominues të zhvillimit të bujqësisë, i njohur si produktivizmi, drejt një modeli të zhvillimit më gjithëpërfshirës dhe efektiv.

Prof. Asoc. Dr. Ilir Kapaj, Zëvendësrektor në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Bujqësia është një sektor që, pavarësisht disa modeleve të suksesit, por edhe dështimeve që nuk mungojnë anekënd vendit, zë një vend të rëndësishëm në ekonomi.

Me kalimin e viteve dhe sfidave me të cilat sektori përballet globalisht, edhe Shqipëria duket se ka nevojë për rishikim të modelit të bujqësisë, duke kaluar në një etapë të re që u përshtatet kohëve ku po jetojmë.

Prof. Asoc. Dr. Ilir Kapaj Zëvendësrektor për Mësimin në Universitetin Bujqësor të Tiranës, nënvizon se ka ardhur momenti që fermeri të shihet përtej kontributit të tij në prodhimin bujqësor dhe më shumë si një kontibutor në zhvillimin e përgjithshëm rural të vendit. Ky është një model që po ndiqet në vendet europiane.

“Në kuadër të Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP, 2021-2027), ferma konsiderohet një strukturë e aftë të prodhojë më shumë eksternalitete pozitive (p.sh., krahas prodhimit, edhe mbrojtja e mjedisit, dixhitalizimi, ofrimi i shërbimit nëpërmjet diversifikimit)”, – shprehet z. Kapaj.

Ai nënvizon se që të kemi një bujqësi më inovative, është e domosdoshme krijimi i njohurive të reja, ose kombinimet e reja të njohurive ekzistuese për t’u shndërruar në risi, ose inovacion.

Këto të fundit mund të krijohen ose përditësohen, nëpërmjet aktiviteteve të transferimit të tyre, pra, nëpërmjet metodave të trajnimeve të ofruara nga qendra të specializuara, që prodhojnë njohuri në fushën përkatëse.

Pikërisht këtë synon edhe nisma më e re e Universitetit Bujqësor të Tiranës, përmes Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi dhe Qendrës së Ekselencës dhe Inovacionit të Sistemeve Prodhuese.

Projekti do të ofrojë trajnime të delokalizuara në të 12 qarqet e vendit. “Objektivi primar është të ofrojë njohuri të përditësuara në fushat e prodhimit bujqësor, mbarështimit të blegtorisë dhe bletarisë, hartimit të planeve të biznesit dhe njohurive për aplikim në skemat kombëtare dhe ato të IPARD, me qëllim përmirësimin e rezultateve ekonomike, duke ruajtur qëndrueshmërinë e këtyre aktiviteteve të fermave, si dhe duke synuar mirëqenien e konsumatorit”, – pohon z. Kapaj.

Si e shihni sot sektorin e bujqësisë dhe numrin e specialistëve të disponueshëm për të këshilluar dhe për të ndjekur zhvillimin? Cilat janë nevojat që evidentoni?

Bujqësia është një sektor dinamik. Gjatë fazave të ndryshme të zhvillimit, sektori bujqësor u është përshtatur kërkesave të tregut, dhe ajo është në mënyrë të vazhdueshme në ristrukturim.

Trendet globale të rritjes së kostove në prodhim dhe për pasojë, reduktimi i marzhit të fitimit për fermerin, kanë nxjerrë në pah nevojën për të tejkaluar modelin e mëparshëm dominues të zhvillimit të bujqësisë, i njohur si produktivizmi, drejt një modeli të zhvillimit më gjithëpërfshirës dhe efektiv.

Zhvillimi rural konsiderohet si paradigma e duhur e këtij modeli të ri, lidhur me zhvillimin e zonave rurale dhe veçanërisht, sektori bujqësor. Ky model i ri po orienton politikëbërjen, përshtatjet e reja institucionale dhe zhvillimin e sipërmarrjes bujqësore.

Ky model është në vazhdën e përshtatjes me sistemin europian të Bujqësisë (pra., Politika e Përbashkët Bujqësore – CAP), ku roli i fermerit shikohet si kontribuues jo thjesht në prodhimin bujqësor, por më gjerë, atë të kontekstit të zhvillimit rural.

Në kuadër të Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP, 2021-2027), ferma konsiderohet një strukturë e aftë të prodhojë më shumë eksternalitete pozitive (p.sh., krahas prodhimit edhe mbrojtja e mjedisit, dixhitalizimi, ofrimi i shërbimit nëpërmjet diversifikimit).

Si rezultat, për të përballuar sfidat e ristrukturimit të sektorit dhe përshtatja me objektivat e CAP 2021-2027, është e nevojshme që bujqësia shqiptare të jetë dinamike, dhe për pasojë, inovative.

Më konkretisht, fermerëve u kërkohet të marrin në konsideratë një rrugë të re të riorganizimit të fermave të tyre në përgjigje të ristrukturimit të vazhdueshëm bujqësor.

Është e nevojshme nxitja dhe promovimi i një sektori bujqësor të zgjuar/inteligjent, elastik dhe të larmishëm, që garanton sigurinë ushqimore, të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve të klimës dhe në forcimin e strukturës socio-ekonomike të zonave rurale.

Për të pasur bujqësi më inovative, është e domosdoshme krijimi i njohurive të reja, ose kombinimet e reja të njohurive ekzistuese për t’u shndërruar në risi, ose inovacion. Njohuritë e reja mund të krijohen ose përditësohen, nëpërmjet aktiviteteve të transferimit të tyre, pra, nëpërmjet metodave të trajnimeve të ofruara nga qendra të specializuara, që prodhojnë njohuri në fushën përkatëse.

Zhvillimet e viteve të fundit në vendin tonë, në sistemin e agrobiznesit dhe në mënyrë të veçantë, në sektorin e prodhimit bujqësor, kanë ravijëzuar qartë një tendencë të orientimit të fermave drejt tregjeve.

Në këto kushte, nevojat e tyre për burime (ku burimet humane janë padyshim kyç i suksesit të sipërmarrjeve bujqësore), është rritur ndjeshëm.

Në Shqipëri, specialistët e interesuar, të cilët punojnë në fushën e bujqësisë, janë të shumtë dhe interesi i tyre është në rritje.

Agronomët, zooteknikët dhe të gjithë personat që punojnë në strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, pranë Qendrave Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREBE) kanë nevojë për kualifikim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm. Kualifikimi bazë duhet të jetë diplomimi universitar në bujqësi.

Përtej këtij kualifikimi bazë, ata duhet të trajnohen vazhdimisht në lidhje me standardet dhe udhëzimet kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në aspektet metodologjike të praktikave të mira bujqësore.

Ky proces trajnimi synon të japë kontribut të qenësishëm në plotësimin e nevojave të fermerëve, por jo vetëm, për informacion adekuat në lidhje me teknologjitë dhe të rejat në prodhimin konvencional dhe atë bio, në përgatitjen e planeve të biznesit dhe menaxhimin e projekteve investuese, në mbrojtjen e bimëve dhe mbarështimin e kafshëve, si dhe teknologjitë pas vjeljes/korrjes dhe ato të përpunimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Një aspekt i rëndësishëm për t’u konsideruar, për specialistët e bujqësisë që punojnë pranë Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB) dhe Qendrat e Transferimit të Teknologjive (QTTB), është edhe përditësimi i njohurive që kanë të bëjnë me teknologjitë e informacionit.

Gjithmonë e më tepër, informacioni i vlefshëm dhe i rëndësishëm për fermerët duhet të vijë nëpërmjet teknologjive të informacionit dhe shërbimeve që ofron kjo teknologji (email, aplikacione, media sociale, mesazhe etj.).

Si lindi ideja dhe çfarë synon programi i trajnimit të specialistëve të bujqësisë që do të zhvillohet nga Universiteti Bujqësor?

Strukturat publike të transferimit të njohurive (pra., Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor-AREB, Qendrat e Transferimit të teknologjisë Bujqësore-QTTB) dhe njësi të tjera që kanë këtë fokus (p.sh., ekstensionistët privatë etj.), tradicionalisht kanë luajtur rol vendimtar në transferimin direkt dhe indirekt të njohurive/teknologjive drejt njësive prodhuese në sektorin bujqësor, me fokus një bujqësi dinamike dhe inovative.

Për të pasur një sektor bujqësor sa më inovativ, vetë ekstensionistët dhe sigurisht fermerët, kanë nevojë të përditësojnë, në mënyrë të vazhdueshme, njohuritë dhe aftësitë. Të mësuarit rreth teknologjive të reja, është një proces kompleks, ndaj ekstensionistët dhe fermeri, duhet të kenë burime të vazhdueshme dhe të shumanshme informacioni.

Në këtë kontekst dhe në përputhje me kuadrin ligjor të arsimit të lartë, Universiteti Bujqësor, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) është angazhuar në Ngritjen e Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi.

UBT merr përsipër ofrimin e stafit pedagogjik më të kualifikuar, si dhe logjistikën dhe kapacitetet e nevojshme institucionale më të mira për organizimin dhe përfundimin me sukses të kësaj nisme.

Formimi i vazhduar profesional në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural është një nevojë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të zhvilluara, ose në zhvillim.

Ku do të jetë fokusi sa i takon tematikës që do të ketë trajnimi dhe kush mund të marrë pjesë në të?

Skema kombëtare e trajnimit bujqësor synon rritjen e kapaciteteve të specialistëve të bujqësisë, fermerëve, grupeve të prodhimit dhe përpunuesve të qumështit, perimeve, frutave, bletarëve, peshkatarëve, etj., në nivel kombëtar.

Sistemi i rritjes së kapaciteteve të fermerëve në Shqipëri kryhet nga rreth 200 ekstensionistë, të cilët mbulojnë nevojat e fermerëve me këshillim bujqësor në të gjithë Shqipërinë.

Numri i kufizuar i ekstensionistëve, si dhe nevojat në rritje të operatorëve të bujqësisë për njohuri teknike, nxjerrin në pah nevojën për shërbim më të strukturuar të trajnimit, me një skemë kombëtare të delokalizuar dhe me pjesëmarrje në të cilin do të bashkëpunojnë ekstensionistët, specialistët e QTTB-ve dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Forcimi i kapaciteteve dhe njohurive praktike për operatorët e bujqësisë është një nismë e re e qeverisë shqiptare, me fokus përmirësimin e situatës së njohurive dhe transferimit të tyre në bujqësi.

Që prej vitit 2013, qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve profesionale, si në nivelin e shkollës së mesme profesionale, kurse trajnimi apo diploma dyvjeçare në nivel universitar.

Në këtë kuadër, trajnimi i vazhdueshëm i operatorëve të bujqësisë është domosdoshmëri, e cila është vënë re edhe në aktivitetin e përditshëm të ekstensionistëve, apo ekspertëve të bujqësisë, të cilët ndodhen në terren.

Kjo skemë trajnimesh synon të ofrojë trajnime të delokalizuara në të 12 qarqet e vendit. Objektivi primar është të ofrojë njohuri të përditësuara në fushat e prodhimit bujqësor, mbarështimit të blegtorisë dhe bletarisë, hartimit të planeve të biznesit dhe njohurive për aplikim në skemat kombëtare dhe ato të IPARD, me qëllim përmirësimin e rezultateve ekonomike, duke ruajtur qëndrueshmërinë e këtyre aktiviteteve të fermave, si dhe duke synuar mirëqenien e konsumatorit.

Universiteti Bujqësor i Tiranës është institucioni i arsimit të lartë i vetëm në Shqipëri, që ofron kompetenca profesionale për edukimin e të rinjve në shkencat bujqësore.

Për rrjedhojë, UBT përfaqëson qendrën më të specializuar të trajnimit në të gjitha fushat e bujqësisë, ku në bashkëpunim me QTTB-të, do të organizojë modulet e trajnimit, me qëllim që të njohë dhe aftësojë operatorët e bujqësisë për teknikat e reja të prodhimit, protokollet e mbarështimit të kafshëve dhe bimëve, kushtet që duhet të zbatohen për të prodhuar produkte më të shëndetshme dhe të sigurta për konsumatorin, si ato që kolegët e tyre vënë në zbatim në vendet e BE.

Modulet e trajnimit do të jenë të organizuara në orë dhe në kredite të grumbullueshme, në varësi të numrit të moduleve të ndjekura nga çdo specialist bujqësie.

Disa module do të jenë module bazë si p.sh. praktikat e prodhimit bujqësor, apo mbarështimi i blegtorisë, njohuri të cilat i japin specialistit të bujqësisë titullin e trajnimit në prodhim bujqësor, apo në blegtori, si dhe disa të tjera module specifike, sipas profilit të specialistëve të bujqësisë (agronomë, zooteknikë etj.), dhe sipas natyrës së aktivitetit ekonomik në fermë (kur është rasti i trajnimit për fermerët).

Fermerët i zgjedhin tematikat e trajnimit, në bazë të nevojave që kanë në fermat e tyre. Një numër i caktuar modulesh (apo edhe kreditesh), i cili mund të grumbullohet brenda një viti, ose në vite të ndryshme, u jep të drejtën specialistëve të bujqësisë që të përfitojnë një certifikatë trajnimi.

Edhe fermerët do të pajisen me certifikatë trajnimi, e cila do të shërbejë si një dëshmi aftësie për proceset e ardhshme të aplikimit për projektet në skemat kombëtare dhe IPARD, dhe do t’i ofrojë fermerit një bonus pikësh në aplikimin e ardhshëm.

Kjo skemë trajnimi mbështet rifreskimin e vazhdueshëm të njohurive, kompetencave dhe aftësive të ekstensionistëve të terrenit, të cilët duhet të zhvillojnë një numër të caktuar orësh rifreskim informacioni çdo vit.

(i) ruajtjen e cilësisë së këshillimit në nivel ekstensionisti, dhe

(ii) përditësimin me legjislacionin, praktikat më të mira bujqësore, skemat mbështetëse dhe zbatimi i tyre në praktikë.

Ky shërbim organizohet në nivel qendror, ose lokal, në periudha të caktuara të vitit, sipas një plani të përcaktuar nga shërbimi këshillimor. Në këto kurse rifreskimi mund të marrin pjesë, kundrejt pagesës, ekspertë të fushës së bujqësisë, të cilët duan të rrisin njohuritë teknike apo njohuritë mbi instrumentet mbështetës të politikës bujqësore.

Çfarë është bujqësia smart dhe a mund të kemi disa detaje më shumë për projektin pilot të fermës që përfshin këtë aspekt?

Në vitin 2021, Komisioni Europian miratoi misionin Marrëveshja e Tokës për Europën që mbulonte periudhën 2021-2027. Qëllimi kryesor është të rrisë menaxhimin e qëndrueshëm të tokave, të ruajë dhe të zgjerojë shëndetin e tokave (d.m.th. cilësinë), ndërkohë që mbështet rritjen e kulturave të ndryshme dhe rendimentin e qëndrueshëm pa dëmtuar mjedisin.

Jeta në planetin e Tokës varet nga cilësia dhe shëndeti i tokës. Tokat janë bazat dhe themeli i sistemeve ushqimore; ofrojnë ujëra të pastra dhe habitate për biodiversitetin, ndërkohë që kontribuojnë ndaj qëndrueshmërisë dhe zbutjes së klimës.

Të dhënat e fundit tregojnë se rreth 60 – 70% e tokave në BE janë të pashëndetshme, ndërkohë që situata në Shqipëri ende është në proces vlerësimi dhe monitorimi. Toka është një burim i brishtë që duhet të menaxhohet dhe ruhet me kujdes për brezat e ardhshëm. Një nga qëllimet e misionit është të themelojë 100 “laboratorë të gjallë”, për të drejtuar tranzicionin drejt tokave të shëndetshme deri në vitin 2030.

Laboratorët e gjallë përshkruhen si hapësira për risi të përbashkëta përmes kërkimit pjesëmarrës, ndërdisiplinar dhe sistemik. Ata lejojnë pronarët dhe menaxherët e tokës të angazhohen maksimalisht, grupe interesi nga sektorë të ndryshëm, autoritete publike dhe qytetarë, përfshirë këtu edhe konsumatorët, për të punuar së bashku me kërkuesit nga disiplina të shumëllojshme, për të zhvilluar zgjidhje dhe për të identifikuar hapësira në shëndetin e tokave dhe menaxhimin e kulturave të ndryshme.

Në laboratorët e gjallë ka gjithashtu kërkim për motivimet e menaxherëve të tokave, faktorët socio-ekonomikë, mekanizma nxitës, modelet e biznesit dhe mundësimi i mjediseve për transformim të suksesshëm kundrejt shërbimeve të ekosistemit.

Laboratorët e gjallë janë vende për demonstrimin e zgjidhjeve, trajnimit dhe komunikimit. Në fushën e bujqësisë, “këta laboratorë” do të ekspozojnë praktika që janë shembullore për sa i përket sigurimit të prodhimit të qëndrueshëm, ushqime ose fibra, ushqime të shëndetshme, si dhe shërbime të ekosistemit që lidhin komunitetet rurale dhe urbane dhe ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për zhvillimin e bujqësisë dhe mbrojtjes mjedisore.

Këta laboratorë afrojnë shumë grupe interesi, duke përfshirë kërkues, studentë, menaxherë tokash, këshilltarë dhe qytetarë. Luajnë rol të rëndësishëm me qëllim rritjen e praktikave të qëndrueshme në bujqësi dhe në zinxhirin ushqimor.

Ferma Eksperimentale në UBT do të shërbejë edhe si “një laborator i gjallë”, edhe si vend për të përhapur njohuri në praktikat më të avancuara bujqësore, bazuar në parimet e Bujqësisë Precize (BP-së) që përshkruhet si: “një strategji menaxhimi që grumbullon, përpunon dhe analizon të dhëna kohore, hapësinore dhe individuale dhe i kombinon ato me informacione të tjera për të mbështetur vendime menaxheriale, sipas ndryshueshmërisë së vlerësuar për përdorimin e burimeve të përmirësuara të rendimentit, prodhimtarisë, cilësisë, përfitueshmërisë, dhe qëndrueshmërisë së prodhimit bujqësor”.

Parimet e bujqësisë së precizionit bazohen në principet e mëposhtme: burimi i duhur, shkalla (sasia) e duhur, koha e duhur dhe vendi i duhur. Koncepti i bujqësisë precize tradicionalisht fokusohet në administrimin e lëndëve ushqyese, por lidhet ngushtë me sistemet e ujitjes me saktësi të lartë, që mund të vepronin automatikisht bazuar në sensorin e matjes së ujit të vendosur në vendndodhje të ndryshme në brendësi të fermës, për të sinjalizuar mungesën e ujit dhe për të maksimizuar rendimentin e përdorimit të ujit.

Ekzistojnë të gjitha pritshmëritë se ferma eksperimentale e UBT-së mbi Bujqësinë e Precize do të tërheqë vëmendjen, jo vetëm të fermerëve lokalë dhe bizneseve që punojnë në fushën e bujqësisë, por do të shërbejë gjithashtu si pikë qendrore për projekte kërkimore të gjera kombëtare, rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e tjera te BE.

Objektivi gjithëpërfshirës i “smart agriculture” është ngritja e një ferme eksperimentale kërkimore, demonstrative, edukative, bujqësore në fermën e UBT-së.

Përmasat e fermës “smart” do të jenë rreth 4-6 hektarë dhe do të shërbejnë si një vend për studentët, kërkuesit dhe lektorët e universitetit, për të mësuar prirjet më të fundit të BP-së, si dhe të familjarizohen me përparime të shumta teknologjike të cilat mund të përdoren në nivele të ndryshme fermash (madhësia, ekonomia, llojet e kulturave të mbjella).

Krahas qëllimeve edukative, ferma do të shërbejë si hapësirë demonstrimi për specialistët e bujqësisë, fermerët, organizatat e fermerëve, trupat qeveritarë etj., ku këta profesionistë mund të kuptojnë dhe aplikojnë parimet bazë të BP-së dhe mund të mësojnë shembuj nga jeta e vërtetë, si rezultat i teknologjisë për përfitimet ekonomike dhe mjedisore.

Duke qenë se qëllimi kryesor i fermës është kërkimi, këto aktivitete do të vazhdojnë me integrimin e teknologjive të BP-së dhe zgjerimin e kërkimit drejt menaxhimit të burimeve prodhuese në vend, mbrojtjes së bimëve, aplikimit të normës variable në mbjellje dhe aplikimit të lëndëve ushqyesve shtesë në tokë.

Për të arritur këto qëllime do të kryhen si vëzhgime në terren nga ekspertët, ashtu edhe teste krahas zhvillimeve teknologjike më të përparuara për të ofruar përparime teknike.

Sa të lidhur e shihni botën akademike me pjesën e politikave qeveritare dhe sipërmarrjes në bujqësi. A funksionon kjo marrëdhënie mes këtyre tre palëve apo ka hendeqe?

Në 4-5 vitet e fundit është rritur bashkëpunimi midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT). Universiteti Bujqësor i Tiranës është institucioni i Arsimit të Lartë i vetëm në Shqipëri, që ofron kompetenca profesionale për edukimin e të rinjve në shkencat bujqësore.

Për rrjedhojë, UBT përfaqëson qendrën më të specializuar të trajnimit në të gjitha fushat e bujqësisë, ku në bashkëpunim me QTTB-të, do të organizojë modulet e trajnimit me qëllim që të njohë dhe aftësojë operatorët e bujqësisë për teknikat e reja të prodhimit, protokollet e mbarështimit të kafshëve dhe bimëve, kushtet që duhet të zbatohen për të prodhuar produkte më të shëndetshme dhe të sigurta për konsumatorin, si ato që kolegët e tyre vënë në zbatim në vendet e BE.

Kur flitet për përfshirjen e botës akademike në politikat qeveritare nuk ka shembull më të mirë sesa përfshirja e UBT-së në hartimin dhe implementimin e politikave të zhvillimit rural në tërësi dhe ato të rritjes së prodhimit bujqësor dhe blegtoral në veçanti.

Rasti i ngritjes së Qendrës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi dhe Ngritjes së Qendrës së Ekselencës dhe Inovacionit të Sistemeve Prodhuese në fermën didaktike eksperimentale të UBT-së janë shembulli më i mirë i kësaj përfshirje.

Këto dy angazhime të UBT-së, që synojnë ngritjen në një nivel më të lartë të shërbimit të ekstensionit bujqësor në nivel kombëtar dhe krijimin e një shembulli të mirë të bujqësisë smart, janë rezultat i përfshirjes intensive të UBT-së në trajtimin e problemeve të bujqësisë shqiptare dhe gjetjen e alternativave për zgjidhje për këto probleme.

Tashmë është krijuar një traditë e përmuajshme konsultimi dhe diskutimesh e MBZHR-së me Universitetin Bujqësor të Tiranës për problemet aktuale të bujqësisë.

Në fillim të çdo muaji, në ambientet e UBT-së realizohen tryeza dhe takime me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të MBZHR (Ministrja ka qenë e pranishme në të gjitha këto takime), përfaqësuesve të UBT-së dhe pedagogëve ekspertë dhe grupeve të tjera të interesit (sipërmarrës të fushës së bujqësisë, fermerë, biznese që ofrojnë inpute bujqësore për fermerët dhe organizata të angazhohen në hapësirën rurale). E gjitha kjo për të arritur në zgjidhje të pranueshme për problemet e bujqësisë që përfshijnë të gjithë aktorët në zinxhirin e ofertës të produkteve bujqësore.

Nga ana tjetër, rezultat i këtyre takimeve, janë edhe marrëveshjet trepalëshe të nënshkruara midis MBZHR-UBT-së dhe sipërmarrjeve bujqësore. Këto marrëveshje kanë në thelb ngritjen në një nivel tjetër të bashkëpunimit midis politikëbërjes së botës akademike dhe asaj të biznesit.

Shtylla kryesore e këtyre marrëveshjeve synon shkëmbimin e informacionit, ofrimin e praktikave profesionale për studentët nga sipërmarrjet dhe Ministrisë, si dhe angazhimi i stafit pedagogjik të UBT-së për përfshirje në ofrimin e ekspertizës së tyre në zgjidhjen e problemeve, me të cilat përballen sipërmarrjet bujqësore.

Kjo marrëdhënie është në vitet e para të saj dhe rezultatet tregojnë se po funksionon. Megjithatë duhet thënë se ka nevojë për një qasje më serioze nga sipërmarrjet bujqësore për të forcuar lidhjet me botën akademike.

Ata duhet t’i drejtohen botës akademike në mënyrë më të strukturuar dhe rigoroze, për të bërë të mundur aplikimin në praktikë të rezultateve të kërkimit shkencor të botës akademike me qëllim rritjen e rendimentit dhe produktivitetit të përdorimit të faktorëve të prodhimit në bujqësi, që çon eventualisht në të ardhura më të larta të sipërmarrjeve bujqësore dhe familjeve fermere./MONITOR

bujqesi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni