LIVE UPDATES
Ekonomi

Raporti: Përfitimet e papunësisë kanë mbulim të ulët, shpenzimet nuk janë transparente

Këto detaje janë dhënë në raportin e fundit të Bankës Botërore që ka analizuar disa aspekte të mbrojtjes sociale duke e cilësuar Shqipërinë si një ndër vendet me mbulim të ulet të përfitimit të papunësisë por mbi të gjitha shpenzimet nuk vlerësohen shumë transparente.

26 Gusht 2022, 07:16 Nga A.B
Raporti: Përfitimet e papunësisë kanë mbulim të
Pune

Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të ulët të zëvendësimit të përfitimit të papunësisë.

Kjo do të thotë që ata që dalin si të papunë marrin një pagesë ndjeshëm të ulët në raport me atë që kanë kontribuar nëse e llogarisim si një mesatare të përgjithshme të pagave. Për dikë që paguhej me pagë mesatare përfitimi i papunësisë mbulon vetëm 25 për qind të asaj që merrte më parë.

Këto detaje janë dhënë në raportin e fundit të Bankës Botërore që ka analizuar disa aspekte të mbrojtjes sociale duke e cilësuar Shqipërinë si një ndër vendet me mbulim të ulet të përfitimit të papunësisë por mbi të gjitha shpenzimet nuk vlerësohen shumë transparente.

“Përfitimet e papunësisë kanë mbulim të ulët të rregullt, dhe shpenzimet nuk janë transparente. Në vitet e fundit përfitimet e papunësisë janë paguar në më pak se 5 për qind të të papunëve të regjistruar, dhe përfitimet mujore janë të fiksuara në nivelin sa gjysma e pagës minimale, duke ofruar pak nxitje për formalizimin, përmirësimin e aftësive ose përputhjen më të mirë me vendin e punës.

Ky përfitim i fiksuar u siguron punëkërkuesve një normë zëvendësimi relativisht të ulët në raport me përfitimet e papunësisë me vende të tjera të krahasueshme edhe pse gjithashtu ka një normë kontributi relativisht të ulët (Figura 10).

Një individ që fito një pagesë mesatare bruto arrin të marrë vetëm 25 për qind të pagës së mëparshme. Në vitin 2019 vetëm 504 milionë lekë (ose rreth 4.2 milionë euro) e kontributeve të mbledhura në lekë të vlerësuara në 3,092 lekë milionë (ose rreth 25.5 milionë euro) shkuan drejt skemës së rregullt të përfitimit të papunësisë. Në të njëjtën kohë, gati 2,164 milionë lekë (ose rreth 17.8 euro milionë) janë paguar si masa të veçanta, si p.sh punëtorë të industrisë së naftës, minierave dhe metalurgjisë ose ish-pjesëtarë të ushtrisë”, thuhet në raport.

I njëjti ndalet edhe në elementë të skemave të punësimit për ata që janë si punëkërkues aktivë duke nënvizuar se programet aktive nuk mbulojnë siç duhet në mënyrë të përshtatshme grupet që janë më vulerabël në aspektin social.

Ligji që synonte promovimin e punës duke vendosur kuota të qarta duke synuar pjesëmarrjen më aktive të disa grupeve sociale është aktiv por mbetet e paqartë sesi mblidhen detyrimet nga bizneset që nuk punësojnë numrin minimal të personave me aftësi të kufizuara sikurse përcaktohet në kuadrin ligjor./MONITOR

papunesi pune

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj