E rëndë në Itali, autobusi bie nga mbikalimi, 21 viktima dhe dhjetëra të plagosur në Venecia
Tragjedia e rëndë në Itali, flet kryebashkiaku i Venecias: Mes viktimave ka fëmijë dhe ukrainas 3 Tetor, 22:3...
Tragjedia e rëndë në Itali, flet kryebashkiaku i Venecias: Mes viktimave ka fëmijë dhe ukrainas 3 Tetor, 22:3...
“Paguhet për të bërë opozitë”/ Bardhi-Bashës: Të vijë të bëjë betejë bas...
Banorët e Zall Herrit në protestë/ Kush është deputeti që nuk dinte sesi ishte rruga? 3 Tetor, 11:34 ...
"Hotelet të përgatiten për çmim reference"/ Rama: Sektori i turizmit tjetër deklarojnë tjetër paguajnë...
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në mesin e këtij viti asetet neto të fondeve të investimit kishin vlerën e 71.2 miliardë lekëve, në rënie me 8.3% që nga fillimi i vitit. Rënia e vlerës së aseteve neto është e lidhur kryesisht me ciklin e normave të interesit.
Rritja e normave të interesit dhe yield-eve në tregjet financiare e ka frenuar përkohësisht tregun e fondeve të investimit.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në mesin e këtij viti asetet neto të fondeve të investimit kishin vlerën e 71.2 miliardë lekëve, në rënie me 8.3% që nga fillimi i vitit. Rënia e vlerës së aseteve neto është e lidhur kryesisht me ciklin e normave të interesit.
Në muajin mars të këtij viti, Banka e Shqipërisë nisi ciklin e normalizimit monetar dhe qysh atëherë ka aplikuar tre rritje të normës bazë të interesit. Kjo lëvizje është përcjellë shpejt në tregun primar të insturmenteve të borxhit të qeverisë, duke u reflektuar në rritje të shpejtë të yield-eve.
Siç dihet, fondet në Lekë i investojnë kuotat e anëtarëve kryesisht në Bono dhe Obligacione të qeverisë shqiptare. Rritja e shpejtë e yield-eve në emetimet e reja, sidomos gjatë tremujorit të dytë, ka ndikuar negativisht vlerën e tregut të instrumenteve ekzistuese në portofolet e fondeve, duke sjellë edhe një zhvlerësim të tyre. Zhvlerësimi i këtyre titujve ka sjellë një farë rënieje në vlerën e aseteve neto të fondeve në fund të 6-mujorit të parë të këtij viti.
Megjithatë, drejtuesit e shoqërive administruese të fondeve shprehen se efekti negativ nga rritja e normave të interesit do të jetë i përkohshëm. Rritja e yield-eve në emetimet e reja do të krijojë hapësira që kthimet e fondeve të rriten sërish, në mënyrë graduale, në një horizont afatmesëm dhe afatgjatë. Për këtë arsye, ata këshillojnë që investitorët të mos influencohen në vendimmarrjen e tyre nga luhatjet afatshkurtra në normat e kthimit dhe sugjerojnë mbajtjen e një qasjeje me horizont afatgjatë.
Edhe për shkak të rënies së normave të kthimit, numri i anëtarëve në fondet e investimit ka pësuar një rënie të lehtë në 38,856, 0.49% më pak krahasuar me fundin e vitit të kaluar.
Në vitet e fundit, ka një tentativë për të diversifikuar profilin e investimit të fondeve, sidomos të atyre në valutë të huaj, por ato ende zenë një peshë modeste ndaj totalit të tregut. Tregu vazhdon të dominohet nga fondet në monedhën vendase, që përbëjnë më shumë se 90% të aseteve neto të tregut.
Deri në fund të vitit të kaluar, tregu i fondeve të investimit ishte në një fazë të dukshme rimëkëmbjeje. Gjatë vitit 2021, asetet neto u zgjeruan me 15.3%, rritja më e lartë qysh prej vitit 2014. Rritja e yield-eve këtë vit duket se po e frenon përkohësisht tregun, por sidoqoftë ekspertët mendojnë se kjo do të jetë një fazë kalimtare, e lidhur me fazën e normalizimit të politikave monetare që po ndërmarrin bankat qendrore.
Një shtysë për rritjen e tregut në dy vitet e fundit ka ardhur nga hyrja e aktorëve të rinj në treg. Në periudhën 2020-2021, AMF ka licencuar gjashtë fonde të reja investimesh. Sipërmarrësit kryesorë në shoqëritë administruese Shqipëri ngelen bankat dhe shoqëritë e sigurimeve.
Nga dymbëdhjetë fonde të licencuara aktualisht, katër administrohen nga Raiffeisen Invest, tre nga ABI Invest, një nga Credins Invest, dy nga WVP Fund Management Tirana dhe dy nga Albsig Invest. Ndërkohë, në treg veprojnë edhe dy fonde të investimeve alternative, të adresuara tek investitorë profesionistë, që menaxhohen nga shoqëria administruese Credins Invest. /MONITOR
BE Anketa e kompanive zbulon se porositë kanë rënë për të dytin muaj radhazi Aktiviteti i bizneseve në Eurozonë ka...
Foto ilustruese Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më t&eu...
Drita Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka arkëtuar për janar-qershor 6.3 miliardë lekë apo rreth 52 milio...
Dollari Dollari amerikan ka kaluar për herë të parë Euron në kursin e këmbimit kundrejt Lekut. Sipas kursit zyrtar të B...
Bime Në Shqipëri kultivohen ose mblidhen mbi 330 lloje bimësh medicinale dhe aromatike. Një publikim i dedikuar i Agjencisë Shqi...
Rruge Komuniteti Europian i Transportit vuri në dukje se shpenzimet aktuale të Rajonit të Ballkanit për lidhjen e rrjetit të trans...
Foto ilustruese Inflacioni i lartë dhe mungesa e forcës së specializuar të punës po shton presionet pë rritje pagash edhe n&e...
Qumeshti Rritet 40 deri 50% çmimi i qumështit të lopës për fabrikat e përpunimit. Shoqata e Përpunuesve të Qum&e...
Banka Banka Botërore ka treguar se çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë janë rritur për 19.2 për qind. Sa i pë...
Banesa 92% e primeve të sigurimit nga katastrofat natyrore janë të përqendruara në qarkun e Tiranës. Të dhënat nga...