LIVE UPDATES
Ekonomi

Institucionet financiare të huadhënies fituan 1 miliard lekë në gjysmën e parë të vitit

Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, të marra së bashku këto institucione për 6-mujorin 2024 raportuan një fitim neto prej 1 miliard lekësh. Megjithatë, fitimi është tkurrur ndjeshëm krahasuar me vlerën prej 1.8 miliardë lekësh të raportuar për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

8 Tetor 2024, 14:49 Nga N.F
Institucionet financiare të huadhënies fituan 1 miliard lekë
Foto ilustruese

TIRANË- Institucionet financiare jobanka të huadhënies e kanë mbyllur edhe gjysmën e parë të këtij viti me rezultat financiar pozitiv. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, të marra së bashku këto institucione për 6-mujorin 2024 raportuan një fitim neto prej 1 miliard lekësh. Megjithatë, fitimi është tkurrur ndjeshëm krahasuar me vlerën prej 1.8 miliardë lekësh të raportuar për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë rezultat përfshihet fitimi i institucioneve të licencuara për kredidhënie, mikrokredi, qira financiare, faktoring dhe blerje kredish me probleme, pa përfshirë institucionet e parasë elektronike dhe ato të pagesave. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, aktualisht në treg veprojnë 25 institucione financiare jobanka me aktivitet në fushën e huadhënies.

Ky sektor ka vijuar zgjerimin në gjysmën e parë të vitit. Totali i aktiveve të tyre u shtua me rreth 4 miliardë lekë (rreth 6.3%), duke arritur në nivelin e 68 miliardë lekëve.

Portofoli i kredisë së këtyre institucioneve në pjesën më të madhe u takon individëve, me 52% të totalit. Në një masë të madhe, kjo strukturë e portofolit reflekton zgjerimin e shpejtë të mikrokredisë konsumatore, veçanërisht të kredive të shpejta.

Për pjesën e portofolit që u takon bizneseve, sektori i aktiviteteve të tjera të shërbimit dhe ai i tregtisë me shumicë dhe pakicë janë sektorët më të financuar prej tyre, me nga rreth 22% dhe 18% të totalit të stokut për bizneset, të ndjekur nga ndërtimi, me 10%.

Cilësia e portofolit të kredisë ka një tendencë në përmirësim të lehtë. Raporti i kredive me probleme ra në nivelin 12.8%, nga 13.3% që kishte qenë një vit më pare.

Biznesi i institucioneve financiare të huadhënies dhe në veçanti ai i mikrofinancës ka ndjekur një cikël pozitiv rritjeve në vitet e fundit. Megjithatë, këtë vit, Banka e Shqipërisë po punon për një paketë rregulloresh që pritet të frenojë rritjen e këtij sektori, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Në fillim të këtij muaji, Banka e Shqipërisë miratoi me një procedurë të përshpejtuar ndryshimet në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”. Ndryshimet në rregullore pritet të sjellin një shtrëngim të ndjeshëm në procedurat e huadhënies së këtyre institucioneve dhe veçanërisht në produktet e kredive të shpejta, të bazuara në praktika të modelit fintech.

Rregullorja vendos gjithashtu një vlerë tavan të kësteve të kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të huamarrësve. Raporti i shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI) do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.

Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 60%. Mbështetur në parashikimet e rregullores, një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës.

Megjithatë, lëvizjet e Bankës Qendrore në drejtim të ndryshimeve rregullatore që kanë synim të forcojnë mbrojtjen e konsumatorit pritet të vazhdojnë më tej në tremujorin e fundit të këtij viti. Lëvizjet e ardhshme priten të adresojnë normën maksimale të interesit për kreditë konsumatore dhe rregullat e reklamës dhe marketingut të institucioneve financiare./ Monitor

institucionet financiare huadhenie

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj