LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndërtimet e reja dhe rritja e referencave, Bashkia e Tiranës, arkëtime rekord 93 mln euro nga taksat

Realizmi i të ardhurave tejkalon dyfishin e planit të miratuar nga bashkia e Tiranës për 8 mujorin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, teksa plani fillestar për 8 mujorin ishte 4.2 miliardë lekë.

4 Tetor 2024, 11:48 Nga M.B
Ndërtimet e reja dhe rritja e referencave, Bashkia e Tiranës,
Foto ilustruese

TIRANA- Për periudhën janar-gusht 2024, realizimi i të ardhurave nga Bashkia e Tiranës për taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja arriti në vlerën e 9,3 mld lekëve apo rreth 93 mln euro. Të dhënat u bënë të ditura në raportin e monitorimit të buxhetit të bashkisë Tiranë për 8 mujorin 2024.

Realizmi i të ardhurave tejkalon dyfishin e planit të miratuar nga bashkia e Tiranës për 8 mujorin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, teksa plani fillestar për 8 mujorin ishte 4.2 miliardë lekë. Teksa për gjithë vitin 2024 pritej të arkëtoheshin rreth 6.4 miliardë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, vetëm për 8 mujorin janë mbledhur 47% më shumë.

Të ardhurat e mbledhura në 8 muaj janë gjithashtu rreth 30% më të larta sesa realizimi mesatar vjetor i viteve të mëparshme. Në 2022 nga taksa e ndikimit në infrastrukturë Bashkia më e madhe në vend arkëtoi 7,4 miliard lekë dhe 7 miliardë lekë për 2023.

Për vitet 2018-2023 janë arkëtuar në total 40 mld lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. Arkëtimet e 8- mujorin me vlerë 9,3 mld lekë janë më të lartat të realizuara ndër vite të plota nga bashkia e Tiranës.

Rritja e çmimeve të referencës së apartamenteve që nisi zbatimin nga muaji gusht 2023 dhe  i sipërfaqeve të dhëna të lejeve të ndërtimit janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar automatikisht në dyfishimin e arkëtimeve, kundrejt planit të parashikuar.

Bashkia e Tiranës, në raportin e monitorimit të treguesve të buxhetit për 8 mujorin 2024, veçon se realizimi me vlera të larta ka ardhur dhe si pasojë e çmimeve të referencës së përdorura për llogaritjen e kësaj takse të cilat kanë ndryshuar në korrik të vitit 2023. Kjo taksë mban peshën më të madhe të të ardhurave që Bashkia Tiranë grumbullon vitet e fundit, përkatësisht këtë 8 mujor në masën 52 % përkundrejt realizimit total.

Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.

Për Tiranën është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat prej muajt korrik 2023 (zbatimi nis nga muaji gusht) u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Rritja të tyre pati edhe për 5 komuna të kryeqytetit, si: Kashar, Petrela, Preza, Farka dhe Dajti. Ndryshimet për vendimin nr. 132,datë7.3.2018,të Këshillit të Ministrave, “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës”, të ndryshuar u botuan në fund të muajit korrik 2023 në Fletoren Zyrtare dhe hynë në fuqi menjëherë pas botimit.

Edhe për kryetarin e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë Erjon Harizi rritja e arkëtimeve për taksën e ndikimit në infrastrukturë është ndikuar tërësisht nga rritja e çmimeve të referencës së apartamenteve.

Në programin buxhetor afatmesëm 2024-2026 gjithashtu nga bashkia e Tiranës parashikoi se realizimi i të ardhurave nga kjo taksë do të tejkalojë planin e miratuar si rrjedhojë e aplikimeve përtej parashikimeve.

“Për periudhën e planifikuar, të ardhurat nga kjo taksë parashikohet të mbështeten kryesisht në zhvillimet e reja që pritet t’i shtohen Tiranës në zonën e mirëplanifikuar të Bulevardit të Ri, ku është miratuar edhe Plani i Detajuar Vendor nga Këshilli Kombëtar i Territorit – plan ky që i hap rrugë zhvillimit”, citohet në dokument.

Ndikimin në rritjen e të ardhurave ka dhënë edhe shtimi i sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në periudhën janar qershor 2024, janë dhënë gjithsej leje sipas sipërfaqes prej 898,640 m2, nga 660,452 m2 në 6-mujorin e parë 2023, me zgjerim prej 36%.

Rritja e çmimeve të apartamenteve

Mbi çmimet e referencës llogaritet edhe taksa 8% e ndikimit në infrastrukturë, strehimit 3% dhe taksa 15% e shitblerjes. Nga Shoqata e Ndërtuesve më herët është pohuar se nga ndryshimet e çmimit të referencës detyrimi për taksat rritet mesatarisht 40% për metër katror në Tiranë. Nga rritja e kostos së taksave çmimet e apartamenteve në Tiranë sipas Shoqatës së Ndërtuesve u rritën 200 deri 300 euro për metër katror.

Për ndërtuesit këto taksa jo vetëm po ndikojnë te kostot, por janë të miratuara në kundërshtim me legjislacion shqiptar. Sektori i ndërtimit ka kërkuar heqjen e këtyre taksave, pasi nëse ndërtuesit do të lehtësohen prej tyre do të nisë rënia e çmimeve të apartamenteve.

Në gjykatën Kushtetuese është zhvilluar seanca e parë për shqyrtimin e padisë së Shoqatës së Ndërtuesve për shfuqizimin e pjesshëm të vendimit të miratuar në muajin korrik 2023 për rritjen e çmimeve të referencës.

Në seancën dëgjimore në Kushtetuese nga ndërtuesit u ngrit shqetësimi se rritja e çmimeve të referencës rrit automatikisht detyrimin për taksat, për rrjedhojë kostot e ndërtuesve.

“Fitimi i pritshëm do të cenohet ndjeshëm nga rritja e taksave, që do të llogariten me çmimet e reja të referencës, si detyrimi për taksën 8% të ndikimit në infrastrukturë, tatimi 15% në momentin e shitjes përfundimtare, dhe shtrin efektin edhe te taksa 3% për strehimin social.

VKM aplikohet në mënyrë të menjëhershme dhe ka një rritje drastike të çmimeve të referencës. Mbështetur nga rezultatet e sondazheve se në treg ka rritje të çmimeve të shitblerjes, nuk është argumenti i duhur për rritjen nga 30 deri 60% të çmimeve të referencës”, pohoi përfaqësuesi ligjor i Shoqatës së Ndërtuesve në seancën gjyqësore.

Më 7 Tetor është përcaktuar mbajtja e seancës së radhës për padinë e Shoqatës së Ndërtuesve./ Monitor

ndertimet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj