LIVE UPDATES
Ekonomi

Ekonomia rrit varësinë nga ndërtimi, ulet pesha e bujqësisë/ Të dhënat: Argëtohemi më pak!

Korrektimi më i madh është bërë për sektorin e bujqësisë, i cili tashmë ka një kontribut më të ulët në ekonomi se më parë, gjithashtu ndërtimi do të ketë një kontribut më të lartë sipas të dhënave të reja nga INSTAT.

2 Tetor 2024, 08:30 Nga M.B
Ekonomia rrit varësinë nga ndërtimi, ulet pesha e
Foto ilustruese

TIRANA- INSTAT ka korrigjuar kontributin e aktiviteteve ekonomike në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) me rastin e rishikimit të metodologjisë së matjes së PBB-së. Korrektimi më i madh është bërë për sektorin e bujqësisë, i cili tashmë ka një kontribut më të ulët në ekonomi se më parë, gjithashtu ndërtimi do të ketë një kontribut më të lartë sipas të dhënave të reja nga INSTAT.

Para rishikimit, kontributi i bujqësisë në PBB ishte rreth 18.2% në vitin 2023, ndërsa pas rishikimit ishte 16.2% po në vitin 2023. Ulja e peshës së bujqësisë në ekonomi e zvogëlon efektin negativ që ka rënia e sektorit në PBB totale. Me gjithë rishikimin me ulje, bujqësia mbetet sektori me kontributin më të madh në PBB, me rreth 16,2% të totalit.

Në anën tjetër, rritjen më të madhe të peshës në përllogaritjen e PBB e ka ndërtimi me 1.84 pikë %. Kontributi i ndërtimit ishte  10.2% e totalit të PBB-së më 2023, por pas rishikimit pesha e tij shkoi në 12.1% (shiko grafikun e mëposhtëm). Me këtë rishikim sektori i ndërtimit rrit më tej peshën në ekonomi dhe në rezultatin e përllogaritjes së PBB-së në vijim.

Gjithashtu me rritje u rishikua edhe pesha e sektorëve të lidhur me turizmin. Aktivitet “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor” pas korrektimit kontribuuan në 18.5% e PBB-së, nga 17.1% që ishte me metodën e vjetër më 2023.

Me rritje u rishikua edhe aktiviteti i shërbimeve profesionale, të cilat do të kontribuojnë me 7.2% të PBB-së nga 5.9% që ishte pesha e këtij grupi me metodën e vjetër. Aktiviteti i pasurive të paluajtshme rishikohet me rënie. Pas korrektimit ky grup do të kontribuojë me 4.8% të PBB-së me 2023 nga 5.9 që ishte para korrigjimit.

Gjithashtu me ulje rishikohet kontributi i grupit “Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi” i cili pas korrektimit do të kontribuojë me 1.9% të PBB nga 2.3% që ishte më parë. Kontributi i grupit informacioni dhe komunikimi u rishikua me ulje. Nga 3.2%që u përllogarit kontributi i këtij grupi në PBB më 2023 pas rishikimit do të jetë 2.4%.

Gjithashtu pesha e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit u rishikua me ulje në 1.6% të totalit të PBB nga 2.1 që ishte më parë. Pak ditë më parë INSTAT njoftoi se bëri një rishikim madhor të mënyrës se si matet PBB-ja. Rishikimet madhore janë procese të rregullta të sistemit të Llogarive Kombëtare, të cilat kryhen të paktën një herë në 5 vjet, në mënyrë të koordinuar dhe në bashkëpunim me Eurostat.

Ato kanë si qëllim përfshirjen e burimeve të reja të informacionit, përmirësimin e burimeve ekzistuese si dhe zbatimin e ndryshimeve metodologjike statistikore ndërkombëtare. Rishikimi i mëparshëm i Llogarive Kombëtare u krye në vitin 2014, kur INSTAT për herë të parë u bë pjesë e ciklit të rishikimit sipas standardeve të BE-së. Rishikimi i vitit 2024 është rishikimi i dytë i Llogarive Kombëtare dhe përfshin rishikimin e të dhënave që nga viti 2018. / Monior

ekonomia

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë