Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përllogaritjet i ka bërë Ministria e Financave në ndryshimet e fundit të bëra në buxhetin e shtetit nëpërmjet një akti normativ.
TIRANA- Rënia e euros përtej projeksioneve të qeverisë i kursyer buxhetit të shtetit ketë vit rreth 8,8 miliardë lekë ose 88 milionë euro në shlyerjen e borxhit të jashtëm. Përllogaritjet i ka bërë Ministria e Financave në ndryshimet e fundit të bëra në buxhetin e shtetit nëpërmjet një akti normativ. Në shpenzimet e parashikuara për interesat e borxhit gjatë vitit 2024 vlerësohet të ketë një kursim, në vlerën prej 2 miliardë lekësh, në interesat e jashtme, kryesisht si rezultat i efektit të kursit të këmbimit referon Ministria e Financave.
Gjithashtu, zëri i ripagesave të borxhit të jashtëm rishikohet me një ulje prej rreth 6.8 miliardë lekësh, po si rezultat i efektit të kursit të këmbimit, si dhe të mos-materializimit të pagesave të mundshme, të parashikuara për t’u kryer nga Ministria e Financave për kredi të garantuara, pagesa të cilat janë kryer nga vetë huamarrësi.
Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve theksohet se ndryshimet e propozuara në këtë akt normativ do të vijojnë të garantojnë trajektoren rënëse të nivelit të borxhit publik, në raport me PBB-në, në përputhje me rregullin respektiv fiskal, të përcaktuar në ligjin organik të buxhetit.
Pavarësisht nivelit të lartë të kursimeve në shërbimin e borxhit prej kursit të këmbimit dhe të ardhurave të grumbulluara me tepër deficiti buxhetor mbeti i pandryshuar në nivelin e 57.2 miliardë lekëve. Brenda masës së deficitit ka ristrukturime. Financimi nëpërmjet kredive të huaja, në formën e mbështetjeve buxhetore, rritet me rreth 3.2 miliardë lekë, duke reflektuar disbursimin e pritshëm të paradhënies së mbështetjes së Bashkimit Evropian, që do të akordojë për vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të planit të ri ekonomik.
Edhe vitin e kaluar më shumë se gjysma e uljes së borxhit publik gjatë vitit të kaluar erdhi si rezultat i forcimit të lekut në kursin e këmbimit. Banka e Shqipërisë vlerësoi se raporti i borxhit publik bruto ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ra në 59.2% në fund të vitit 2023, duke qenë rreth 5.3 pikë përqindje më i ulët se niveli i vlerësuar në fund të vitit 2022.
Sipas Bankës së Shqipërisë, më shumë se gjysma e kësaj rënieje, ose 2.7 pikë përqindje, i atribuohet efektit të mbiçmimit të lekut kundrejt euros. Nga fillimi i vitit deri në 4 shtator euro është nënçmuar ndaj lekut me 3.3 lekë, duke u këmbyer në vlerën e 99.7 lekëve dje nga 103.2 që ishte në fillim të janarit./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Bizneset në vend po vuajnë gjithnjë e më shumë mungesën e fuqisë punëtore. Një ndë...
Foto ilustruese TIRANA- Nga 1 Nëntori nis zbatimin vendimi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për aplikimin e çmimeve të...
Foto ilustruese TIRANA- Të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit këtë vit kanë arritur vlerat më të larta h...
Foto ilustruese TIRANA- Temperaturat e larta dhe moti i thatë i këtij viti ka ndikuar sivjet te pakësimi i mjaltit të luleve. Në m...
Te moshuarit TIRANË- Përkujdesi ndaj të moshuarve nga familjarët po zbehet si një traditë në vendin tonë p&eum...
foto ilustruese TIRANË- Bizneset shqiptare janë duke i vlerësuar pagat si një mjet për të mbajtur fuqinë punëtore q...
Foto ilustruese TIRANË- Gjatë vitit të ardhëm do të përpilohen të dhënat me pasuritë dhe asetet e 12,800 indiv...
Foto ilustruese TIRANË- Kursi i këmbimit të euros me lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie, duke arritur tashm&e...
Foto ilustruese TIRANË- Sektori bankar fshiu nga bilancet rreth 1.4 miliardë lekë kredi të humbura në gjysmën e parë t&e...
foto ilustruese TIRANË- Qeveria do të rishikojë me rritje taksat mbi pasuritë e paluajtshme në tre vitet në vijim sipas Strat...