LIVE UPDATES
Ekonomi

Të dhënat: Bankat ristrukturuan dy miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit

Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kredia e ristrukturuar gjatë 6-mujorit të parë 2024 ishte rreth dy miliardë lekë.

3 Tetor 2024, 14:45 Nga M.B
Të dhënat: Bankat ristrukturuan dy miliardë lekë kredi
Foto ilustruese

TIRANA- Kreditë e ristrukturuara nga sektori bankar ishin në nivele të qëndrueshme gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kredia e ristrukturuar gjatë 6-mujorit të parë 2024 ishte rreth dy miliardë lekë. Kjo shumë përbën afërsisht 1% të fluksit të kredisë së re të periudhës dhe rreth 4.2% e stokut të kredive me probleme. Vlera e kredive të ristrukturuara ishte e përafërt me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, në një krahasim më afatgjatë, rezulton se fluksi vjetor i kredisë së ristrukturuar është zvogëluar gjatë viteve të fundit. Kështu, vlera e kredisë së ristrukturuar gjatë gjashtëmujorit të parë 2024 është sa 35% e vlerës së kredisë së ristrukturuar në të njëjtin gjashtëmujor të vitit 2021. Portofolet e prekura nga ristrukturimi i kredisë në gjysmën e parë të këtij viti lidhen kryesisht me kreditë në lekë dhe valutë për sektorin e biznesit.

Fakti që ristrukturimet në vitet e fundit kanë pësuar rënie është një tregues se aftësia paguese e huamarrësve në përgjithësi ka qenë më e mirë dhe premisat për rritje të kredive me probleme kanë qenë më të ulëta. Mekanizmi i lehtësimit të ristrukturimeve ka qenë ndër masat që Banka e Shqipërisë ka aplikuar gjatë periudhave me rreziqe të shtuara për rritje të kredive me probleme, siç ishte pandemia. Madje, pas rritjes së shpejtë të normave të interesit në vitin 2022, lehtësimi i ristrukturimeve ishte një nga masat rezervë për tu aplikuar, në rast se sektori financiar do të përballej me një rritje të kredive me probleme. Por, deri tani, aplikimi i masave të posaçme nuk ka rezultuar i nevojshëm.

Sipas të dhënave më të fundit, në korrik raporti i kredive me probleme ishte nivelin 4.7%, në rënie krahasuar me një vit më parë dhe në nivele të përafërta me fundin e vitit të kaluar. Megjithëse stoku i kredive me probleme është rritur gjatë pjesës së parë të vitit, rritja e shpejtë e portofolit të kredisë ka bërë që raporti i kredive të këqija të jetë i qëndrueshëm.

Kuadri i Bankës së Shqipërisë për administrimin e rrezikut të kredisë së bankave parashikon që, në rast se një kredi ristrukturohet, ajo duhet të klasifikohet automatikisht si kredi me probleme, edhe në rastet kur ajo është shlyer rregullisht deri në momentin e ristrukturimit. Rregullorja kërkon që në vazhdim kredia e ristrukturuar duhet të mbajë statusin e kredisë me probleme për të paktën gjashtë muaj, kohë gjatë të cilës duhet provuar se huamarrësi ka qenë në gjendje të shlyejë rregullisht pagesat pas ristrukturimit./Monitor

bankat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj