LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë miraton me “operacion rrufe” rregulloren që shtrëngon kreditimin nga mikrofinanca

Projektrregullorja u ishte dërguar për konsultim palëve të interesit vetëm në gjysmën e dytë të muajit të kaluar, ndërsa me një proces të përshpejtuar dhe jo të zakonshëm në vendimmarrjen e Bankës së Shqipërisë, ndryshimet u miratuan në mbledhjen e datës 2 tetor.

3 Tetor 2024, 14:31 Nga I.A
Banka e Shqipërisë miraton me “operacion rrufe”
Banka e Shqipërisë

TIRANË- Banka e Shqipërisë miratoi në mbledhjen e ditës së mërkurë disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, që pritet të sjellin një shtrëngim të ndjeshëm në praktikat e huadhënies së institucioneve të mikrofinancës.

Projektrregullorja u ishte dërguar për konsultim palëve të interesit vetëm në gjysmën e dytë të muajit të kaluar, ndërsa me një proces të përshpejtuar dhe jo të zakonshëm në vendimmarrjen e Bankës së Shqipërisë, ndryshimet u miratuan në mbledhjen e datës 2 tetor.

Sipas njoftimit zyrtar, këto ndryshime erdhën në kuadër të paketës së ndryshimeve rregullative për mbrojtjen e konsumatorëve, si reagim i Bankës së Shqipërisë ndaj disa çështjeve të hasura në tregun ku këto institucione operojnë.

Banka e Shqipërisë shprehet se ndryshimet e rregullores përcaktojnë parime të përgjithshme në procesin e kryerjes së analizës financiare ndaj kredimarrësve konsumatorë, ku theks i veçantë vendoset në vlerësimin e qëndrueshmërisë së të ardhurave dhe kapacitetit pagues të kredimarrësit, si dhe synohet parandalimi i praktikave të kredidhënies së papërgjegjshme për të shmangur vështirësitë e panevojshme financiare dhe situatat e mbiborxhit për konsumatorët.

Ndryshimet parashikojnë përfshirjen e disa kërkesave të shtuara për vlerësimin e aftësisë paguese të kredimarrësve në kontratat e kredive konsumatore për subjektet financiare jobanka në veprimtarinë e kredidhënies dhe për institucionet financiare të mikrokredisë, përfshirë edhe detyrimin për subjektet që përpara dhënies së një kredie dhe gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj të kryejnë vlerësimin e aftësisë paguese të konsumatorëve, bazuar në të dhëna dhe informacione të mjaftueshme, të sakta dhe të përditësuara, të cilat duhet të verifikohen në mënyrë të arsyeshme nga subjekti.

Gjithashtu pjesë e ndryshimeve është edhe shtimi i një kërkese për subjektet financiare jobanka që blejnë kredi me probleme, të cilat në momentin e klasifikimit të portofolit të këtyre kredive nuk mund t’i klasifikojnë si kredi jo me probleme, nëse shlyerja e kësteve të kredive të blera bëhet nëpërmjet një kredie. Këto ndryshime hyjnë në fuqi më 1 janar 2025.

DSTI maksimal rritet nga 40% në 60%

Varianti i miratuar i rregullores së re nuk është publikuar ende, megjithatë, sipas burimeve të “Monitor”, Banka e Shqipërisë ka pranuar të reflektojë disa komente të argumentuara nga institucionet financiare.

Ndryshimi më i rëndësishëm në raport me variantin fillestar, të hedhur për konsultim, është se raporti i shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI) do të ketë një nivel tavan të lejuar prej 60%, nga 40% që ishte në variantin e hedhur për konsultim.

Mbështetur në parashikimet e rregullores, një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës.

Institucioni financiar, në llogaritjen e të ardhurave për qëllime të vlerësimit të aftësisë paguese të konsumatorit, merr në konsideratë të ardhurat e tij bazuar në të dhënat e të paktën 6 muajve të fundit përpara momentit të kryerjes së analizës financiare. Në rastin e të ardhurave të pritshme, rritja në të ardhura do të konsiderohet vetëm kur ekzistojnë evidenca të shkruara.

Rregullorja parashikon gjithashtu edhe kërkesa më të detajuara dhe rigoroze të administrimit të rrezikut mbi huadhënien konsumatore.

Institucioni financiar, përpara se të lidhë një kontratë kredie dhe gjatë procesit të monitorimit të kredisë në kohëzgjatjen e saj, duhet të vlerësojë aftësinë paguese dhe profilin e rrezikut të kredimarrësit, bazuar në të dhëna të mjaftueshme, të sakta dhe të përditësuara.

Kërkesat e reja, që parashikojnë vlerësimin e detajuar të afëtsisë paguese pritet ta vështirësojnë shumë dhënien e kredive vetëm me një dokument identiteti brenda afateve kohore shumë të shpejta (në harkun e pak minutave), praktikë që ndiqet gjerësisht nga disa institucione të mikrofinancës konsumatore.

Kufizime të tjera eksplicite të parashikuara në rregullore janë që institucionet financiare jobanka nuk mund të lidhin lidh kontrata të kredisë konsumatore me persona nën moshën 18 vjeç; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilësuar me aftësi të kufizuara, ose me persona të cilët marrin vendime nën asistencën e një personi tjetër, kufizime të cilat ndikojnë në mosshlyerjen e detyrimit të kredisë; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore gjatë fashës orare 22:00 deri në 07:00; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilët rezultojnë në regjistrat e krijuar nga subjektet për personat që nuk lejohen të lidhin një kontratë kredie./Monitor.al

banka e shqipërisë

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale