LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndryshojnë procedurat e licencimit për agjencitë ndërmjetësuese të punësimit, ja hapat që duhen ndjekur

Në Fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi “Për procedurat e shqyrtimit, vlerësimit dhe miratimit të kërkesave për licencim, të subjekteve që kryejnë veprimtari të ndërmjetësimit në tregun e punës dhe monitorimin e tyre”.

7 Tetor 2024, 15:08 Nga M.B
Ndryshojnë procedurat e licencimit për agjencitë
Foto ilustruese

TIRANA- Kërkesat për miratimin e licencave të agjencive ndërmjetësuese për punësim do të shqyrtohen dhe miratohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Bizneset ndërmjetësuese të punësimit të licencuara do t’i nënshtrohen kontrollit periodik 1 herë në vit. Në rast se konstatimit të shkeljeve do të propozohet heqja e licencës.

Në Fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi “Për procedurat e shqyrtimit, vlerësimit dhe miratimit të kërkesave për licencim, të subjekteve që kryejnë veprimtari të ndërmjetësimit në tregun e punës dhe monitorimin e tyre”.

Detyrim për aplikuesin do të jetë dorëzimi i dokumentacionit provues dhe shoqërues për plotësimin e kritereve të posaçme të licencimit për nënkategorinë X.2.A., përfshirë edhe kërkesën.

Udhëzimi i ri parashikon që kërkesat e aplikuesve për licencë për veprimtari ndërmjetësimi në tregun e punës pas QKB-së, do t’i kalojnë  elektronikisht Drejtorisë së Politikave të Punësimit dhe Migratore, në Ministrinë Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Nga kjo drejtori kërkesa do të regjistrohet nëse për aplikuesin nuk konstatohen mangësi dokumentacioni. Në të kundërt kërkesa do të refuzohet.

Me marrjen e kërkesës inspektimet në terren te subjektet do të bëhen nga Inspektorati Shtetëror. Konstatimet gjatë inspektimit do të dokumentohen të pasqyruara në procesverbal që do të firmosen nga të dyja palët.

Më tej udhëzimi parashikon se personi përgjegjës në drejtorinë përkatëse në ministrinë përgjegjëse për çështjet e punës, përgatit dosjen e cila kalon për vendimmarrje te ministri.

Ministri do të vendosë miratimin apo refuzimin e  kërkesës për pajisje me licencë. Në rast se kërkesa miratohet, vendimi miratues, publikohet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, e cila pajis me licencë subjektin ofrues të ndërmjetësimit në punë me kodin X.2.A.

Po ashtu subjektet e licencuara sipas këtij udhëzimi, i nënshtrohen një kontrolli periodik të paktën 1 herë në vit, i cili kryhet nga inspektorati shtetëror që mbulon fushën e punës. Kontrolli periodik synohet mbi verifikimin dhe ruajtjen e kritereve të licencimit si dhe për dokumentimin e të dhënave të/për aktivitetin nga subjekti i licencuar në përputhje me përcaktimet kuadrit rregullator në fuqi.

Pas licencimit subjekti duhet të hartojë dhe të ruajë në vazhdimësi të dhënat dhe dokumente për ndërmjetësimet. Udhëzimi gjithashtu parashikon se subjektet e licencuara raportojnë elektronikisht çdo 6 muaj të dhënat për numrin e të punësuarve  në drejtorinë përkatëse në ministrinë përgjegjëse për çështjet e punës. Mbi të dhënat e raportuara do të krijohet një databaze.

Nëse gjatë kontrollit të subjekteve të licencuara konstatohet se nuk janë respektuar kushtet e kërkuara subjekti licencuar urdhërohet të plotësojë detyrimet brenda një afati të arsyeshëm. Nëse subjekti nuk përmbush detyrimet brenda afatit, drejtoria përkatëse në ministrinë përgjegjëse për çështjet e punësimit, i propozon ministrit, pezullimin ose heqjen e licencës.

Qendra Kombëtare e Biznesit gjithashtu ka njoftuar subjektet që disponojnë licence për formim profesional apo ndërmjetësim në tregun e punës se kanë 3 muaj afat të aplikojnë për ndryshimet e nevojshme, sipas kritereve të reja. Në të kundërt QKB kujton se bizneseve do t’u revokohet licenca.

“Ju njoftojmë se, referuar pikës 6, të VKM-së nr. 514, datë 1.8.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 538, date 26.5.2009, te Këshillit te Ministrave, “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, të ndryshuar: Të gjitha subjektet, që disponojnë licence për formim profesional dhe/ose ndërmjetësim në tregun e punës, brenda afatit kohor prej 120 ditësh kalendarike, nga data e hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve, kanë detyrimin të aplikojnë për ndryshimet e nevojshme, në përputhje me kriteret e reja me qëllim mbajtjen e licencës, në të kundërt, ajo do të revokohet.”/ Monitor

agjencitë ndërmjetësuese të punësimit

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë