LIVE UPDATES
Ekonomi

Kapitali njerëzor në shekullin XXI/ 'The economist': Sa të ndryshëm janë shefat modernë nga paraardhësit e tyre?

“Rritja shpirtërore” është një detyrë e çuditshme për shkollat e biznesit, që përgatisin të diplomuarit për të qenë profesionistë të suksesshëm, në një botë laike, shkruan The Economist. E megjithatë, institucioni HEC Paris, ka vendosur t’i dërgojë studentët në një udhëtim në periferitë franceze, në një fshat të largët, ku një murg benediktian (ish-avokat), i udhëzon ata mbi dilemat etike.

31 Korrik 2022, 07:15 Nga A.B

Kapitali njerëzor në shekullin XXI/ 'The economist': Sa

Ata duhet të punojnë më tepër në më shumë detyra dhe të jenë më të butë

“Rritja shpirtërore” është një detyrë e çuditshme për shkollat e biznesit, që përgatisin të diplomuarit për të qenë profesionistë të suksesshëm, në një botë laike, shkruan The Economist. E megjithatë, institucioni HEC Paris, ka vendosur t’i dërgojë studentët në një udhëtim në periferitë franceze, në një fshat të largët, ku një murg benediktian (ish-avokat), i udhëzon ata mbi dilemat etike.

Është për t’u debatuar nëse ky seminar i veçantë treditor, përfaqëson apo jo një zhvendosje nga logjika e biznesit të orientuar nga fitimi, drejt një forme më të butë dhe më të ndjeshme të kapitalizmit. Por ai është një nga dëshmitë që tregon se po ndryshojnë pritshmëritë mbi atë se çfarë quhet një program i shkëlqyer masteri në administrim biznesi, dhe si rrjedhojë, edhe një shef i mirë.

Kurset në administrim biznesi përqendrohen në gërmimin e shifrave dhe në strategjinë e biznesit. Shefat duhet t’i zotërojnë këto aftësi. Megjithatë, bota e korporatave ka ndryshuar që nga koha kur diploma në administrim biznesi u bë domosdoshmëri për shefat e kompanive të mëdha. Ekipet e menaxhimit po i përgjigjen një numri gjithmonë e më të madh “aktorësh të interesuar”, duke filluar nga punonjësit, tek aktivistët socialë, dhe po përballen me trysninë e publikut mbi të dhënat mjedisore, sociale dhe të qeverisjes së kompanive të tyre. Tashmë nuk mjafton më vetëm ndarja e vlerës mes aksionerëve.

Një pasojë e kësaj prirjeje është se drejtimi i një biznesi modern, kërkon një listë gjithnjë e më të gjatë të kredencialeve dhe kompetencave. Përveç njohurive financiare dhe dixhitale, mprehtësisë strategjike dhe aftësive të komunikimit, shefat duhet të jenë të aftë në fushën e zinxhirëve të furnizimit, shkencës së ndryshimeve klimatike dhe shumë të tjera. Ata duhet të sigurojnë që fuqia e tyre punëtore të jetë e larmishme dhe gjithëpërfshirëse. Dhe ndërsa stili i punës po bëhet hibrid, duke përzier kohën në zyrë me punën në shtëpi, atyre u kërkohet gjithashtu të shpenzojnë më tepër kohë, duke kontrolluar vartësit.

Disa nga këto detyra të reja u delegohen roleve të reja në korporata. Princi Harry është “oficeri kryesor i ndikimit” i një firme në Silicon Valley. Clifford Chance, një firmë ligjore, ka emëruar një shef global të “mirëqenies dhe përvojës së punonjësve”. Gati 5,000 njerëz në rrjetin social LinkedIn e përshkruajnë veten si “kryezyrtarë të lumturisë”. Megjithatë, shumica e menaxherëve të rangut të lartë, do të kenë nevojë të kryejnë secilën nga këto detyra të reja, në një masë të caktuar.

Meqë një ditë ka 24 orë – dhe shefat e kompanive të mëdha, si gjithë të tjerët, kanë nevojë të flenë – ngarkesa e tyre e punës po ndryshon. Duke u kushtuar më shumë kohë punonjësve dhe palëve të tjera të interesuara, shefat e korporatave kanë më pak kohë për gjëra të tjera, përfshirë edhe ato që janë me rëndësi kritike, si për shembull, krijimi i një strategjie për firmën e tyre.

Që nga viti 2006, Michael Porter dhe Nitin Nohria nga Shkolla e Biznesit e Harvardit, kanë gjurmuar se çfarë bëjnë drejtuesit e kompanive gjatë gjithë ditës. Ata kanë zbuluar se shefat shpenzojnë 25% të kohës në punë, duke u kujdesur për lidhjen e marrëdhënieve midis personave brenda dhe jashtë kompanisë. Kjo është kohë më e gjatë se ajo që i kushtojnë strategjisë (21%), kulturës së korporatës (16%), detyrave rutinë (11%) dhe marrëveshjeve (4%).

Edhe pse zotërinjtë Porter dhe Nohria nuk kanë ende të dhëna konkrete, provat sipërfaqësore tregojnë se puna hibride mund ta anojë edhe më shumë ditën e punës së shefave, drejt menaxhimit të njerëzve. Për shembull, shefat e burimeve njerëzore raportojnë se menaxherët shpenzojnë më shumë kohë, duke mbikëqyrur stafin.

Drejtuesit ishin punonjës hibridë edhe para Covid-19. Përpara pandemisë, ata e kalonin rreth gjysmën e kohës në zyrë dhe pjesën tjetër në takime të jashtme, duke udhëtuar, ose duke punuar në distancë. Më shumë se një e treta e komunikimit kryhej përmes video chat-it, email-it ose telefonit. Tani, ndryshimi është se të gjithë të tjerët shpenzojnë po aq pak kohë në zyrë – apo edhe më pak. Kjo i zvogëlon më shumë mundësitë për kontakt të drejtpërdrejtë, gjë që e bën ndërtimin e marrëdhënieve me punonjësit më të vështirë.

Ndërsa ngarkesa e punës së shefave po ndryshon në shekullin XXI, po ashtu po ndryshojnë edhe kurrikulat e masterit për administrim biznesi. Shumë institucione po përfshijnë module të reja, më tërheqëse. Shkolla e Biznesit e Harvardit tani ka një leksion të titulluar “Ripërfytyrimi i kapitalizmit”.

INSEAD, një organizatë franceze, u mëson studentëve mbi temën “Biznesi dhe shoqëria”. Shumë programe master në administrim biznesi, ofrojnë kurse mbi aftësitë ndërpersonale. Disa po përgatisin kurse për epokën e Zoom, për shembull, duke vënë në dukje kurthet e zakonshme të negociatave virtuale. Kjo lë më pak kohë për mësime të tjera, më tradicionale.

Madje, disa shkolla biznesi po rimendojnë rrënjësisht politikat e rekrutimit, për të pasqyruar karakterin në zhvillim të menaxhimit modern. Kjo mund të përfshijë kryerjen e intervistave në grup, për të vlerësuar sjelljen e kandidatëve, dhe aftësi që shkojnë përtej intelektit të tyre, ose shqyrtimin e kandidatëve për tipare emocionale si dhembshuria, motivimi dhe qëndrueshmëria, nëpërmjet pyetësorëve, letrave ose eseve.

Këto ndryshime rekrutimi nga shkollat e biznesit, mund të ndikojnë edhe mbi faktin se kush aplikon. Duke pasur parasysh se një diplomë nga një shkollë biznesi është projektuar për të dërguar një sinjal të fuqishëm në aftësitë sipërmarrëse, kjo mund të përcaktojë se çfarë lloj personi emërohet në krye të një korporate. Masterat për administrim biznesi nuk u ngjajnë më atyre që kanë studiuar prindërit tuaj./MONITOR

pune

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën