Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Leku fitoi terren sërish në kursin e këmbimit me Euron dhe u këmbye me 120.4 Lekë, duke qëndruar pranë niveleve më të ulëta historike.
Leku fitoi pikë në kursin e këmbimit valutor me të gjitha valutat kryesore ditën e mërkurë.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Leku fitoi terren sërish në kursin e këmbimit me Euron dhe u këmbye me 120.4 Lekë, duke qëndruar pranë niveleve më të ulëta historike.
Agjentët e tregut valutor shprehen se tregu nuk po shfaq shumë kërkesë për monedhën europiane, ndërsa oferta e saj në treg po shfaq një rritje të mëtejshme në javët e fundit, me afrimin e sezonit turistik dhe me rritjen e flukseve hyrëse të vizitorëve të huaj.
Një ndikim pozitiv besohet se po jep rritja e eksporteve gjatë muajve të fundit, e nxitur sidomos nga rritja e çmimit të lëndëve të para dhe sidomos e naftës bruto në tregjet e huaja. Deri tani, inflacioni i lartë që ka mbërthyer ekonominë botërore nuk ka dhënë goditje në kursin e këmbimit të Lekut me Euron, megjithëse në dy tremujorët e fundit është shënuar një rritje e deficitit tregtar të vendit.
Ekspertët hipotizojnë se një pjesë e mirë e nevojave për importe financohen me huamarrje direkte në Euro nga sektori bankar, siç ndodhi në fund të vitit të kaluar me huatë për blerje energjie të grupit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Më tej, shlyerja e këtyre detyrimeve bëhet në mënyrë të shpërndarë në kohë, duke e zbutur efektin e këtij faktori në tregun valutor vendas.
Duke qenë se tashmë jemi në prag të sezonit veror, pritshmëritë e agjentëve të këmbimit janë në kahun e një mbiçmimi të mëtejshëm të Lekut, në rast se tregu valutor nuk do të ndikohet nga faktorë të papritur.
Zakonisht, kursi i këmbimit Euro-Lek i shënon nivelet më të ulëta vjetore në periudhën korrik-gusht, ndaj është shumë e mundshme që këtë vit Euro të prekë një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me Lekun.
Ditën e mërkurë Leku u mbiçmua edhe ndaj të gjitha valutave të tjera që kuotohen në tregun financiar vendas. Dollari Amerikan humbi pothuajse 0.6 pikë dhe zbriti në nivelin e 114.44 Lekëve, ndërkohë që Paundi Britanik humbi gati një pikë e gjysmë dhe u këmbye me 141.91 Lekë.
Kursi i valutave të tjera ndaj Lekut kryesisht reflekton lëvizjet e tyre ndaj Euros dhe nuk ndikohet nga faktorë të brendshëm. Duke qenë se volumet e këmbimit të valutave të tjera në tregun vendas janë shumë të vogla, kursi ndaj Lekut pasqyron lëvizjet e tyre ndaj Euros, që është edhe valuta e huaj orientuese për tregun financiar dhe ekonominë shqiptare.
Në muajt e fundit, valutat kryesore globale kanë ndjekur një tendencë mbiçmuese kundrejt Euros dhe kjo është reflektuar edhe në kursin e tyre kundrejt Lekut. Banka e rëndësishme qendrore, si Rezerva Federale apo Banka e Anglisë, kanë nisur rritjen e normave të interesit, ndërsa Banka Qendrore Europiane nuk e ka bërë ende një gjë të tillë.
Ky është faktori kryesor që ka përcaktuar nënçmimin e Euros dhe, si pasojë edhe Lekut në kursin e këmbimit me valutat e tjera.
Por, së fundmi pritshmëritë për një rritje të normave të interesit nga BQE po forcohen dhe ndoshta një gjë e tillë do të ndodhë brenda verës. Kjo ka bërë që Euro të rifitojë kuotë në tregjet ndërkombëtare të këmbimit valutor, tendencë që reflektohet edhe në kursin e këmbimit të Lekut kundrejt valutave të tjera./MONITOR
Foto Ilustruese TIRANË- Sipas të dhënave të nxjerra nga INSTAT në vitin 2014, përqindja mesatare e shpenzimeve mujore në...
Foto nga Inside Story TIRANË- “Para ka patur dhe ka plot, menaxhimi i fondeve dhe granteve që kanë ardhur ka qenë dhe lë p&e...
Task Forca dhe Mirela Kumbaro TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka mbledhur Task Forcën e turizmit për tu dhën&...
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria nuk ka bërë progres të mjaftueshëm në luftën kundër pastrimit të parave...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE-Kostoja e jetesës në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me ritmin e saj më të shpej...
Foto ilustruese TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) i ka bërë thirrje mediave që të mos keq përdorin termin pë...
Eksportet kanë vijuar tendencën rritëse edhe në muajin prill, duke shënuar një zgjerim të fortë për 4 mujorin e p...
Foto ilustruese Rritja e çmimeve ka dhënë efektin e kundërt në arkën e shtetit në raport me xhepin e qytetarëve. ...
Foto ilustruese Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur hartimin e ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat që paras...
Bixhoz Pavarësisht se lojërat e fatit u mbyllën si aktivitet pak vite më parë, dhe në vend funksionojnë vetëm kat&e...