Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas shumë muajsh tendence mbiçmuese dhe qindramilionë eurove të blera nga Banka e Shqipërisë për ta frenuar forcimin e mëtejshëm, leku shqiptar pësoi një rënie të konsiderueshme prej gati 1% kundrejt euros dhe humbi terren ndaj monedhave të tjera gjatë ditës së mërkurë.
TIRANË - Leku shqiptar humbi 0.97% kundrejt euros dhe 1.2% kundrejt dollarit amerikan gjatë ditës së mërkurë, lëvizje këto jashtë bandës së zakonshme të luhatjes së vërejtur që nga qershori i vitit të kaluar, kur Banka e Shqipërisë njoftoi se po ndërhynte në treg për të blerë euro me qëllim shmangien e forcimit të mëtejshëm.
Euro u shkëmbye me 99.71 lekë të mërkurën nga 98.75 lekë të martën, sipas të dhënave të kursit mesatar fiks të llogaritura dhe publikuara nga Banka e Shqipërisë. Dollari u shkëmbye për 95.74 lekë nga 94.64 lekë që shkëmbehej të martën.
Euro është luhatur mes 98.11 dhe 98.7 lekëve që nga tetori i vitit të kaluar me lëvizje plus minus vetëm pak qindarka nga dita në ditë. Luhatshmëria e ulët, e cila nisi që nga qershori i vitit 2024, u trondit vetëm të mërkurën. Është gjithsesi e paqartë nëse luhatshmëria më e madhe është shkaktuar nga veprimet e Bankës së Shqipërisë apo nga faktorë të tjerë.
Si rregull, Banka e Shqipërisë i njofton ndërhyrjet në tregun e këmbimit valutor me tre muaj vonesë. Sipas publikimit të fundit, deri në shtator 2024, BSH bleu 313.7 milionë euro në muajt maj, qershor dhe korrik me qëllimin “për frenimin e forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit”. Këto ishin veçmas blerjes së 228.6 milionë eurove në kuadër të programit të blerjes për rritjen e rezervës valutore të vendit./BIRN

Foto ilustruese TIRANË- Euro ka vazhduar forcimin në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e mërkurë. Sipas k...
Foto ilustruese TIRANË- Kostot e riskut të sektorit bankar kanë ngelur në nivele të qëndrueshme gjatë vitit të kalu...
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Financave zhvilloi të martën ankandin e parë të obligacioneve 20-vjeçare. Ankandi t&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Nëse kursi i këmbimit kthehet në vlerat e vitit 2022 atëherë kjo ngjarje do të ketë me ndik...
Foto ilustruese TIRANË - Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se deklarata e listëpagesës ka ndryshuar që nga janari i këtij viti n&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Euro po fiton terren në kursin e këmbimit me lekun në ditët e fundit të janarit. Sipas kursit zyrtar t&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i sigurimeve u rrit me 7% për vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (A...
Foto ilustruese TIRANË- Zhvillimet në kursin e këmbimit më rënie të vazhdueshme të euros në këmbim të lek...
FMN SHBA- Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin për vitin 2024 për Shqipërinë. Në faqen zyrtare të ...
Foto ilustruese TIRANË-Deficiti tregtar i Kosovës shënoi një rritje prej 17,5% në dhjetor krahasuar me të njëjtën p...