LIVE UPDATES
Ekonomi

Tregu i sigurimeve u rrit me 7% për 2024, rritja më e ulët pas pandemisë

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto arritën një vlerë totale prej 24.5 miliardë lekësh ose rreth 250 milionë eurosh.

28 Janar 2025, 10:56 Nga M.B
Tregu i sigurimeve u rrit me 7% për 2024, rritja më e ulët pas
Foto ilustruese

TIRANA- Tregu i sigurimeve u rrit me 7% për vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto arritën një vlerë totale prej 24.5 miliardë lekësh ose rreth 250 milionë eurosh. Rritja e tregut ishte më e ulëta në periudhën pas pandemisë. Megjithatë, pjesërisht ky ngadalësim është ndikuar edhe nga vazhdimi i forcimit të lekut në kursin e këmbimit valutor me euron.

Sipas Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi mesatar i këmbimit të euros me lekun ka rënë me 7.4% krahasuar me vitin 2023. Sipas të dhënave të AMF-së, deri në fund të 6-mujorit 2024, afërsisht 33% e primeve të shkruara bruto në sigurime ishin të llogaritur në valutë të huaj, kryesisht në euro.

Tregu i sigurimeve edhe vitin e kaluar u dominua nga segmenti segmenti i sigurimeve të Jo-Jetës, që për vitin 2024 përbënin afërsisht 91.5% të primeve të shkruara bruto. Pesha e këtij segmenti shënoi një rënie të lehtë nga niveli prej 91.8 i vitit 2023. Brenda sigurimeve të jo-jetës, sigurimet e detyrueshme motorike ngelen dukshëm produktet me peshën kryesore, me 67.15% të primeve të shkruara bruo, megjithëse me një rënie të ndjeshme nga niveli prej 66.5% i një viti më parë.

Primet nga sigurimet motorike u rritën me 7.7% krahasuar me vitin 2023. Kontributin kryesor e dha sigurimi i brendshëm motorik TPL, me një rritje prej 9.3%, ndërsa Kartoni Jeshil shënoi një rritje modeste me 3% dhe produkti i sigurimit kufitar pësoi rënie me 9.5%. Në rastin e Kartonit Jeshil dhe sigurimit kufitar, megjithatë, një efekt frenues pjeërisht ka luajtur edhe kursi i këmbimit.

Produktet më të rëndësishme të sigurimit vullnetar, ato të lidhura me sigurimin e pronës, shënuan rritje më të ulët se mesatarja e tregut. Sigurimi ndaj zjarrit dhe forcave të tjera të natyrës u rrit me 4.3%, ndërsa sigurimi kundrejt dëmeve të tjera në pronë me 3.2%. Rritje të lartë edhe për vitin e kaluar shënoi sigurimi Kasko i mjeteve, me 18.7%.

Rritja e këtij segmenti është mbështetur sidomos nga kërkesa në rritja në biznesin e makinave me qira, e lidhur në një masë të madhe me ciklin pozitiv të turizmit. Segmenti më i vogël i tregut, ai i sigurimit të Jetës, shënoi edhe për vitin 2024 ritme më të larta të rritjes se mesatarja, me 11.4% krahasuar me një vit më parë.

Pesha specifike e këtij tregu ngelet e ulët, me 8.5% të primeve të shkruara bruto të tregut, por me një rritje të lehtë nga niveli prej 8.1% I vitit 2023. Edhe në këtë segment dominon produkti faktikisht i detyrueshëm i sigurimit të jetës së debitorit, me 79% të primeve të shkruara bruto.

Ndërkohë, e shprehur në numër kontratash, rritja e tregut gjatë vitit 2024 ishte disi më e lartë, por sërish në ngadalësim krahasuar me një vit më parë. Vitin e kaluar u nënshkruan gjithsej gati 1.6 milionë kontrata sigurimi, në rritje vjetore me 8.8% (për 2023 rritja kishte qenë 10.6%). Në numër kontratash rritja më e lartë u shënua në segmentin e Jetës, me 13.4%, ndërsa në tregun e Jetës rritja ishte afërsisht 8.4%./ Monitor

tregu i sugurimeve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj