Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vlera e kontratave të qirasë financiare në fund të tremujorit të tretë 2024 arriti në 9.7 miliardë lekë, në rritje me 33% që nga fillimi i vitit kalendarik dhe 49% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
TIRANË - Portofoli i qirasë financiare të sektorit bankar ka shënuar një rritje të shpejtë gjatë vitit 2024.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vlera e kontratave të qirasë financiare në fund të tremujorit të tretë 2024 arriti në 9.7 miliardë lekë, në rritje me 33% që nga fillimi i vitit kalendarik dhe 49% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Qiraja financiare (lizingu) është një produkt i fokusuar kryesisht në financimin e mjeteve të transportit të bizneseve dhe individëve dhe në një pjesë më të vogël në financimin e pajisjeve dhe linjave të prodhimit të bizneseve.
Qiraja financiare është një produkt i ngjashëm me kredinë, por ndryshimi kryesor është se produkti i financuar nëpërmjet saj mbetet në pronësi të institucionit financiar deri në momentin kur klienti shlyen detyrimin e plotë. Produkti i lizingut parashikon një parapagim të pjesshëm nga klienti të vlerës së mjetit apo pajisjes së financuar.
Parapagimi minimal ndryshon në varësi të kushteve që ofron secili institucion financiar, por mund të fillojë nga 10%, deri në 30% të vlerës. Pjesa e mbetur paguhet me këste mujore deri në shlyerjen e plotë të vlerës.
Tregu i lizingut, ashtu si ai i produkteve të tjera financiare, ka ndjekur rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë në periudhën pas pandemisë. Një nga aktivitetet ku lizingu ka peshë të rëndësishme është financimi i blerjes së automjeteve për dhënien e tyre me qira, kryesisht për përdorim nga turistët.
Turizmi dhe aktivitetet e lidhura me të po shënojnë një rritje të shpejtë dhe kjo rritje po i jep efektet e veta anësore edhe në sektorët financiarë të lidhur me të. Turizmi gjithashtu ka rritur kërkesën për taksi dhe flotat e reja janë të orientuara drejt automjeteve elektrike. Blerja e tyre përbënin gjithashtu një kontigjent të rëndësishëm të kërkesës për financime me lizing.
Efekti i tërthortë i turizmit shtrihet edhe në sektorët e distribucionit dhe tregtisë, që kanë zgjeruar flotat e tyre të automjeteve. Një segment tjetër në rritje është edhe ai i shërbimeve mjekësore, ku blerja ose rinovimi i pajisjeve po financohet në një masë të madhe me qira financiare.
Sipas Bankës së Shqipërisë, përveç disa bankave tregtare, në tregun e qirasë financiare ushtrojnë aktivitet 10 institucione financiare jobanka të licencuara për këtë produkt. Deri në fund të vitit 2023, portofoli i lizingut të dhënë nga institucionet financiare jobanka kishte vlerën e 11.2 miliardë lekëve. Së bashku me portofolin e bankave tregtare, i gjithë tregu i lizingut në fund të 2023 llogaritej në afërsisht 18.5 miliardë lekë./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË - Të gjithë subjektet që duan që të pajisjen me licencë tregtimi apo furnizimi duhet që t&eu...
Foto ilustruese VAU I DEJES- Kompania Solar Energy of Albania (SENA), bijë e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), shpalli së...
Foto ilustruese TIRANA- Mungesa e prodhimit vendas dhe zhvillimi i turizmit është duke nxitur rritjen e shpejtë te importeve, sidomos në...
Foto ilustruese TIRANË - Numri i dëmeve pezull nga kompanitë e sigurimit u rrit përsëri vitin e kaluar. Sipas të dhënave...
Foto ilustruese TIRANË- Bankat rritën shkallën e miratiimit të kredive për bizneset dhe për individët në tremujorin...
Foto ilustruese TIRANA- Inflacioni bazë e mbylli vitin 2024 në rritje. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni ba...
Foto ilustruese TIRANA- Që nga viti 2018, në Tiranë janë dhënë mesatarisht 1.2 milionë metra katror leje ndërtimi n...
foto ilustruese Një përmbledhje për botën nga The Economist Intelligence Unit 1.Ulja e inflacionit nxit bankat qendrore, duke për...
Foto ilustruese KOSOVA- Banka Botërore ka njoftuar miratimin e ndihmës financiare prej 89.7 milionë dollarësh (87.2 milionë euro) ...
Foto ilustruese TIRANA- Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë zhvilloi të premten një komunikim për mediat, për të kom...