6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas të dhënave ë zyrtare nga INSTAT në vitin 2024 importet e kafshëve të gjalla shënuan rritje me 35.5 për qind, në sasi. Rreth 32 mijë tonë kafshë të gjalla u importuan nga rajoni dhe më gjerë nga 22 mijë tonë në vitin 2023. Rritja e importeve të kafshëve po vjen për dy arsye kryesore.
TIRANA- Mungesa e prodhimit vendas dhe zhvillimi i turizmit është duke nxitur rritjen e shpejtë te importeve, sidomos në disa grupe ushqimesh ku sasitë u rriten me mbi 30 për qind në vitin 2024. Ri-zgjimi i kanaleve të importit po e bën edhe më të vështire konkurrencën e prodhimit vendas dhe po ul vlerën e mbetur në vend nga prurjet e turizmit.
Sipas të dhënave ë zyrtare nga INSTAT në vitin 2024 importet e kafshëve të gjalla shënuan rritje me 35.5 për qind, në sasi. Rreth 32 mijë tonë kafshë të gjalla u importuan nga rajoni dhe më gjerë nga 22 mijë tonë në vitin 2023. Rritja e importeve të kafshëve po vjen për dy arsye kryesore. E para, si rrjedhojë e rënies së numrit të bagëtive, nga plakja e popullsisë dhe pakësimi i popullsisë në fshat. Numri i bagëtive në vendin tonë është përgjysmuar në dekadën e fundit.
Së dyti konsumi i mishit ka pësuar rritjen prej zhvillimit të turizmit. Kuzhina shqiptare ka në themel të saj mishin dhe bulmetin. Në njërën anë numri i vizitoreve dhe njësive të agro-turizmit po rritet dhe nga ana tjetër numri i bagëtive në vend po pëson rënie duke bërë që hendeku të plotësohet në import. Përveç kafshëve edhe importet e në sasi zarzavateve pësuan rritje me 29 për qind vitin e kaluar. Gjatë 2024 u importuan 61 mijë tonë zarzavate nga 47 mijë tonë më 2023.
Pavarësisht se prodhimi në sera po rritet vit pas viti, ai është destinuar për eksport, teksa falimenti i ngastrave të vogla i ka kthyer në konsumatorë fermerët e vegjël edhe në fshatra. Gjithashtu sektori i turizmit ka rritur kërkesën për zarzavate duke nxitur rritjen e importeve. Në total importet e ushqimeve në sasi janë rritur me 15 për qind vitin e kaluar. Rritja me shpejtësi e vizitorëve të huaj në vendin tonë është një mundësi e artë për të nxitur më tej ekonominë dhe mirëqenien në vend.
Përvojat e vendeve të tjera mesdhetare na tregojnë se, nga turistët nuk përfitojnë vetëm hotelet dhe restorantet, por të shumë sektorë të tjerë që lidhen me prodhimin dhe sidomos bujqësia dhe i gjithë zinxhiri i furnizimit që i nevojitet turizmit. Kjo lidhje e bën turizmin gjithëpërfshirës dhe zgjeron përfitimet tek më shumë njerëz. Apo ecën në këtë trajektore Shqipëria.
Të dhënat tregojnë një prirje të kundërt. Teksa numri i turistëve është duke u rritur në rekorde, sektori i prodhimit, bujqësia, industria dhe eksportet në përgjithësi po bien me shpejtësi. Bujqësia, sektori kryesor i ekonomisë shqiptare që kontribuon me shumë se 18% të PBB -së shënoi rënie me 2.5% në tremujorin e tretë 2024. Kjo ishte rënia më e fortë që nga tremujori i katërt i vitit 2022 kur prodhimi u dëmtua nga ngrica.
Mungesa e lidhjes së turizmit me sektorët e tjerë po bën që një pjesë e madhe e fitimeve që vijnë turizmi të dalin jashtë për importin e mallrave që na duhen për turistët. Gjatë vitit artikujt lidheshin me furnizimet e hoteleve pësuan rritje në sasi deri në 50%, duke ndikuar negativisht deficitin tregtar./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË - Numri i dëmeve pezull nga kompanitë e sigurimit u rrit përsëri vitin e kaluar. Sipas të dhënave...
Foto ilustruese TIRANË- Bankat rritën shkallën e miratiimit të kredive për bizneset dhe për individët në tremujorin...
Foto ilustruese TIRANA- Inflacioni bazë e mbylli vitin 2024 në rritje. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni ba...
Foto ilustruese TIRANA- Që nga viti 2018, në Tiranë janë dhënë mesatarisht 1.2 milionë metra katror leje ndërtimi n...
foto ilustruese Një përmbledhje për botën nga The Economist Intelligence Unit 1.Ulja e inflacionit nxit bankat qendrore, duke për...
Foto ilustruese KOSOVA- Banka Botërore ka njoftuar miratimin e ndihmës financiare prej 89.7 milionë dollarësh (87.2 milionë euro) ...
Foto ilustruese TIRANA- Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë zhvilloi të premten një komunikim për mediat, për të kom...
Foto ilustruese TIRANË - Faktorët kryesorë që do të ndikojnë te shtrenjtimi i çmimeve mbeten rritja e kostos nga pagat...
Foto ilustruese TIRANË - Për vitin 2025 do të jenë 530 punonjës së administratës publike që do të trajtohen me...
Foto ilustruese TIRANA- Shqipërisë ju deshën gati tre dekada të ngrinte sektorin e prodhimit dhe markën “Made in Albania&rdq...