LIVE UPDATES
Ekonomi

BSH marrëveshje me Bankën Evropiane të Investimeve, Sejko: Bashkëpunimi është thelbësor për zhvillimin e një ekonomie më të gjelbër dhe më rezistente

Më tej guvernatori shtoi se Banka e Shqipërisë ka qenë dhe vazhdon të jetë në krye të përpjekjeve për të integruar financat e gjelbra dhe për të ndërtuar një sistem financiar që përballon sfidat klimatike dhe mbështet një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

23 Janar 2025, 17:32 Nga N.F
BSH marrëveshje me Bankën Evropiane të Investimeve, Sejko:
Sejko

TIRANË- Ditën e sotme Banka e Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Evropiane të Investimeve për zhvillimin e financave të gjelbra dhe për të mbështetur rritjen ekonomike të qëndrueshme në Shqipëri. I pranishëm në takim ka qenë edhe Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko i cili mbajti fjalën e tij. Sejko u shpreh se ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm mes dy institucioneve.

Më tej guvernatori shtoi se Banka e Shqipërisë ka qenë dhe vazhdon të jetë në krye të përpjekjeve për të integruar financat e gjelbra dhe për të ndërtuar një sistem financiar që përballon sfidat klimatike dhe mbështet një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Sipas tij strategjia e Gjelbër Afatmesme, e miratuar në 2023, është një reflektim i këtij përkushtimi dhe një udhërrëfyes për arritjen e objektivave tanë në këtë kuadër.

Ai shtoi se gjatë vitit 2024, kanë ndërmarrë disa nisma të rëndësishme që dëshmojnë angazhimin tonë konkret, përfshirë analizën e ekspozimit të sektorit bankar ndaj rreziqeve klimatike, e cila ka ndihmuar në identifikimin e rajoneve dhe sektorëve më të prekur, si dhe hartimin e Udhëzuesit për Menaxhimin e Rreziqeve Klimatike, i cili krijon një kornizë të qartë për bankat që t’i integrojnë këto rreziqe në sistemet e tyre të menaxhimit të rrezikut.

Sejko thekson se bashkëpunimi me Bankën Evropiane të Investimeve është thelbësorë për të avancuar në tranzicionin tonë të gjelbër. Ai tha se përmes Programit për Sistemet Financiare të Gjelbra të BEI-ve, do të zhvillojnë një taksonomi të gjelbër dhe do të forcojmë kuadrin rregullator për adresimin e rreziqeve klimatike. Guvernatori thekson se saksonomia e gjelbër do të shërbejë si një udhërrëfyes për klasifikimin e aktiviteteve të qëndrueshme, duke ndihmuar në kanalizimin e fondeve drejt projekteve që kanë një ndikim pozitiv në mjedis dhe duke rritur transparencën për investitorët dhe institucionet financiare.

Fjala e plotë e Sejkos:

Kam kënaqësinë e veçantë t’ju mirëpres në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, si dëshmi e përkushtimit të përbashkët të institucioneve tona për t’i dhënë një impuls të ri zhvillimit të qëndrueshëm financiar në Shqipëri, duke ndihmuar në përballimin e sfidave klimatike dhe në krijimin e kushteve për zhvillimin e një ekonomie më të gjelbër dhe më rezistente. Ky bashkëpunim shënon një hap të parë dhe shumë të rëndësishëm në ndërtimin e një partneriteti të fortë midis institucioneve tona.

Së pari, më lejoni të shpreh mirënjohjen tonë të sinqertë për Bankën Evropiane të Investimeve – e njohur ndryshe si “banka e klimës për BE-në” – e cila sjell një kombinim të pasur të ekspertizës dhe përvojës globale, duke ofruar mbështetje të paçmueshme për avancimin e agjendës sonë të financave të qëndrueshme dhe përballimin e sfidave klimatike. Jemi krenarë që po ndërtojmë këtë bashkëpunim të ri me një institucion kaq të rëndësishëm, me ndikim të jashtëzakonshëm në financat globale.

Banka e Shqipërisë ka qenë dhe vazhdon të jetë në krye të përpjekjeve për të integruar financat e gjelbra dhe për të ndërtuar një sistem financiar që përballon sfidat klimatike dhe mbështet një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Strategjia jonë e Gjelbër Afatmesme, e miratuar në 2023, është një reflektim i këtij përkushtimi dhe një udhërrëfyes për arritjen e objektivave tanë në këtë kuadër.

Gjatë vitit 2024, kemi ndërmarrë disa nisma të rëndësishme që dëshmojnë angazhimin tonë konkret, përfshirë analizën e ekspozimit të sektorit bankar ndaj rreziqeve klimatike, e cila ka ndihmuar në identifikimin e rajoneve dhe sektorëve më të prekur, si dhe hartimin e Udhëzuesit për Menaxhimin e Rreziqeve Klimatike, i cili krijon një kornizë të qartë për bankat që t’i integrojnë këto rreziqe në sistemet e tyre të menaxhimit të rrezikut.  

Këta janë hapa tejet të rëndësishëm drejt një kuptimi më të thellë të ndikimit të klimës në sektorin financiar dhe drejt zhvillimit të masave të përshtatshme për të adresuar sfidat e së ardhmes. E megjithatë, ato janë vetëm fillimi i një procesi më të gjerë për transformimin e sistemit tonë financiar. Në këtë drejtim, bashkëpunimi me partnerë strategjikë ndërkombëtarë është jetik. Bashkëpunimi me Bankën Evropiane të Investimeve është thelbësorë për të avancuar në tranzicionin tonë të gjelbër.

Përmes Programit për Sistemet Financiare të Gjelbra të BEI-ve, ne do të zhvillojmë një taksonomi të gjelbër dhe do të forcojmë kuadrin rregullator për adresimin e rreziqeve klimatike. Taksonomia e gjelbër do të shërbejë si një udhërrëfyes për klasifikimin e aktiviteteve të qëndrueshme, duke ndihmuar në kanalizimin e fondeve drejt projekteve që kanë një ndikim pozitiv në mjedis dhe duke rritur transparencën për investitorët dhe institucionet financiare.

Në këtë pikë, më lejoni të ndalem edhe te rëndësia e përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian. Si një vend në proces integrimi në BE, harmonizimi i kuadrit tonë ligjor dhe rregullator me direktivat evropiane për financat e qëndrueshme është një prioritet për ne. Marrëveshja që nënshkruajmë sot është një hap konkret në këtë drejtim. Ajo reflekton përkushtimin tonë për të ndërtuar një sistem financiar në harmoni me praktikat më të mira evropiane dhe që ndihmon në arritjen e objektivave strategjikë të vendit.

Gjithashtu, dëshiroj të falënderoj Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe për promovimin e financave të qëndrueshme. Puna e përbashkët për ndërtimin e një të ardhmeje të gjelbër dhe të qëndrueshme është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit që sjell përfitime konkrete për qytetarët shqiptarë dhe mjedisin tonë.

Në përfundim, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj Bankës Evropiane të Investimeve për mbështetjen dhe angazhimin e tyre. Dua gjithashtu të falënderoj ekipet e të dy institucioneve që kanë punuar për këtë marrëveshje, për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.

Bashkëpunimi me EIB është thelbësor për t’u përballur me sfidat globale të klimës dhe për të siguruar që Shqipëria të ketë një sistem financiar që jo vetëm përballon vështirësitë, por edhe krijon mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm. Jam i bindur se ai do të sjellë rezultate konkrete dhe do të kontribuojë ndjeshëm në realizimin e objektivave tanë për një ekonomi të qëndrueshme dhe rezistente ndaj sfidave klimatike.

sejko bsh banka evropiane e investimeve

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen