Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kursi euro-lek ka arritur nivelin më të lartë për vitin 2025 dhe njëkohësisht më të lartin që prej datës 16 tetor të vitit të kaluar.
TIRANA- Euro po fiton terren në kursin e këmbimit me lekun në ditët e fundit të janarit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 98.75 lekë, në rritje me 0.55 lekë në harkun e një jave. Kursi euro-lek ka arritur nivelin më të lartë për vitin 2025 dhe njëkohësisht më të lartin që prej datës 16 tetor të vitit të kaluar.
Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rritja e kursit të euros në ditët e fundit ka ardhur kryesisht për shkak të një kërkese në rritje për blerje valute nga shoqëritë tregtare për nevojat e tyre. Në 2-3 vitet e mëparshme bizneset kishin një tendencë të rrisnin kërkesën për blerje valute qysh në fund të dhjetorit, ndoshta edhe si përpjekje për të përfituar nga nivelet e ulëta të kursit.
Kjo përkonte edhe me rritjen e shpenzimeve buxhetore në ditët e fundit të vitit dhe rritjen e ofertës së lekut në treg. Në dhjetorin e vitit të kaluar një gjë e tillë nuk ndodhi dhe kursi qëndroi në nivele të ulëta, madje Banka e Shqipërisë realizoi blerje me qëllim shmangien e rënies së mëtejshme deri në ditët e fundit të vitit. Me sa duket, këtë vit kërkesa për valutë nga bizneset po shfaqet më e vonuar, në përputhje edhe me ciklin e konsumit në ekonomi dhe rritjen e pritshme të nevojës për importe gjatë muajve në vazhdim.
Pavarësisht rritjes së ditëve të fundit, kursi i euros ngelet në rënie vjetore me afërsisht 5%. Kursi i këmbimit euro-lek e mbylli vitin 2024 në nivelin 98.15 lekë, shumë afër nivelit minimal historik të të gjitha kohërave, të regjistruar në nëntor 2024. Në javët e para të janarit, kursi u shfaq i qëndrueshëm pranë nivelit të 98.2 lekëve, ndërsa në ditët e fundit po shfaq një tendencë të lehtë në rritje.
Vitin e kaluar kursi mesatar i këmbimit euro-lek pësoi rënie për të katërtin vit radhazi dhe preku një minimum të ri historik. Sipas Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi mesatar i këmbimit të euros me lekun ka rënë me 7.4% krahasuar me vitin 2023.
Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë arritur në përfundimin se rritja e flukseve hyrëse i detyrohet kryesisht rritjes së eksportit të shërbimeve dhe sidomos të turizmit, rritjes së investimeve të huaja, veçanërisht në pasuri të paluajtshme, ndërsa në deklarimet e tij Guvernatori Sejko nuk ka përjashtuar as rolin e prurjeve valutore informale.
Të dhënat e bilancit të pagesave treguan se flukset valutore hyrëse edhe për 2024 kanë qenë të larta, por në tërësi deficiti i llogarisë korrente është rritur krahasuar me vitin 2023. Për 9-mujorin 2024 pozicioni i jashtëm i ekonomisë rezultoi në deficit, për një vlerë totale prej 230 milionë eurosh. Ky pozicion është përkeqësuar ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, me një rritje prej 9.5 herë të deficitit të jashtëm, por sidoqoftë ky deficit ishte në vlerën e dytë më të ulët historike, pas vitit 2023.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja direkte vazhdojnë të mbulojnë vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Për 9-mujorin 2024, vlera progresive e investimeve të huaja direkte arriti në 1.16 miliardë euro, shifër kjo 6.6% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër, edhe politika fiskale ka luajtur një rol shtesë në forcimin e lekut në kursin e këmbimit.
Suficiti buxhetor rekord në pjesë më të madhe të vitit ka ulur ofertën e monedhës vendase dhe ka shtyrë më tej në rënie kursin euro-lek. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për 11-mujorin 2024, suficiti buxhetor kishte blerën rekord të 71.7 miliardë lekëve, në rritje me 90% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i sigurimeve u rrit me 7% për vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (A...
Foto ilustruese TIRANË- Zhvillimet në kursin e këmbimit më rënie të vazhdueshme të euros në këmbim të lek...
FMN SHBA- Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin për vitin 2024 për Shqipërinë. Në faqen zyrtare të ...
Foto ilustruese TIRANË-Deficiti tregtar i Kosovës shënoi një rritje prej 17,5% në dhjetor krahasuar me të njëjtën p...
Foto ilustruese TIRANË - Të gjithë të punësuarit duhet të nënshkruajnë deklaratën e statusit personal, bazuar ...
Sejko TIRANË- Ditën e sotme Banka e Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Evropiane ...
Foto ilustruese TIRANA- Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) listoi në një publikim të fundit 6 sektorët kryesor...
Foto ilustruese KOSOVA- Brenda 21 ditëve të janarit, konsumi mesatar ditor i energjisë elektrike në Kosovë ka arritur në 26 m...
Foto ilustruese TIRANA- Kredia e sektorit bankar për sektorin e hotelerisë u rrit me ritme të shpejta vitin e kaluar. Të dhënat e ...
Foto ilustruese TIRANË - Portofoli i qirasë financiare të sektorit bankar ka shënuar një rritje të shpejtë gjatë vi...