LIVE UPDATES
Ekonomi

MIE: Aeroporti i Jugut në Gjirokastër, dy rrugët e para me pagesë dhe zgjerimi i Tiranë-Durrës

Sipas ministres zgjerimi i Tiranë -Durrës do të marrë nga një korsi në secilën anë plus korsinë e emergjencës.

9 Janar 2024, 08:17 Nga M.B
MIE: Aeroporti i Jugut në Gjirokastër, dy rrugët e para me
Belinda Balluku

TIRANË- Qeveria synon që para hapjes së sezonit veror 2024 të hapë dy akse të rëndësishëm që lehtësojnë qarkullimin e turistëve. Gjatë një analize të përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kreu i këtij institucioni Belinda Balluku tha se viti 2024 do të jetë një vit i rëndësishëm për infrastrukturën dhe transportin në gjithë dimensionet e tij nga ajo rrugore tek ajo e aviacionit.

“Viti 2024 do shënojë dy momente të rëndësishme për infrastrukturën rrugore fillimisht me dorëzimin e Tunelit të Llogarasë që ka nisur atëherë kur duhej në nëntor 2021 dhe do të përfundojë siç kemi premtuar në fillim të sezonit veror 2024. Segmenti tjetër Thumanë-Kashar një nga akset e rëndësishme të Korridorit Blu edhe për shkak të volumeve të trafikut nga ngarkesa që ndodh në Fushë Kruje apo nyjën e Rinasit ka bërë që të ndjejmë kompleksitetin për ta zgjidhur. Është kërkuar që të vijohet sa më parë dhe të dorëzohet para afatit dhe para sezonit veror 2024.

Nga ana tjetër një kalvar i gjatë mbaron në 2024 tani mund ta garantojmë duke qenë se në datë 26 dhjetor kemi arritur të përfundojmë gërmimet në tunelin e rrugës së Arbrit. Është qëndruar në të  njëjtën buxhet pavarësisht vonesave. Në dhjetor 2024 është kërkuar që kompania ta përfundojë. Në dhjetor 2024 përfundon edhe një tjetër aks kombëtar që është Unaza e Madhe e Tiranës që do të jetë e disponueshme për gjithë trafikun nga autostradat e Jugut, Veriut dhe Lindjes.

Fazat e para të Elbasan Qafë-Thanë do përfundojnë këtë vit. Edhe Orikum-Dukat një aks që lidhet me Tunelin e Llogarasë. Palasë- Dhërmi është thuajse e përfunduar, mbeten disa detaje. Nga ana tjetër mbaron edhe rruga Korçë-Ersekë. Maliq-Lozhan po shkon siç duhet. Qafa e Buallit-Martanesh do dorëzohet, rruga që lidh aeroportin e  Vlorës me Fier Vlorë do të përfundojë gjithashtu. Në vitin 2024 nis pjesa e kolaudimit për aeroportin e Vlorës për t’iu kthyer fluturimet e rregullta në vitin 2025” nënvizoi ministrja.

Një tjetër element që u nënvizua gjatë analizës ishte rëndësia e Qendra   së Monitorimit të Trafikut që është në proces ndërtimi. Sipas ministres shtimi i akseve e bën të rëndësishme që të ketë skuadra monitorimi.

“Do të përbëhen jo vetëm nga ARRSH por edhe Ugjenca dhe Emergjenca Civile,  Policia e Shtetit që do të jenë në gatishmëri të plotë. Nga ana tjetër qendra e monitorimit të trafikut do të kryejë një rol tjetër që ka të bëjë me akset që do të vendosen në sistemin e pagesë siç është rasti i Tunelit i Llogorasë dhe Korridori Blu” tha Balluku.

Zgjerimi i Tiranë-Durrës

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi nënvizoi gjatë fjalës së tij se një nga akset e rëndësishme që do të zërë vend në investimet e institucionit këtë vit është autostrada Tiranë-Durrës. Sipas tij k aks i ndërtuar në një pjesë të mirë para viteve 2000 ka tejkaluar kapacitetin që fillimisht ka qenë i programuar për 30 mijë mjete teksa matjet tregojnë trefishim të këtij volume në pik.

“Brenda vitit 2024 parashikojmë të hapim fazën e parë dhe ndoshta të dytë të zgjerimit që shkon nga Tirana në Vorë.  E para është Tiranë-Kthesa e Rinasit dhe e dyta nga kthesa Rinas-Vorë” tha Berberi.

Sipas ministres zgjerimi i Tiranë -Durrës do të marrë nga një korsi në secilën anë plus korsinë e emergjencës.

“Sqarojmë që nga gjithë studimi që kemi bërë nuk prekim rrugët dytësore dhe bizneset dhe nuk do të ketë shpronësime masive. Mund të jenë disa zona që afrohen më afër me shtratin e rrugës. Në të ardhmen përdorimi i këtij aksi do të jetë më i pakët.  Shumica e Tiranës kur do të aksesojë Fierin kalon nga Elbasani në Lekaj ose rrethrrotulli i i Rrogozhinës. Flukset e trafikut do të jenë të mirërregulluar pasi këtë vit nis Kashar-Lekaj është aks i ri që kalon në Arbanë, Ndroq dhe Rrogozhinë. Gjithë rregullimin do ta bëjë Bypasi i Tirasnës që është një projekt i miratuar dhe kemi fituar dhe grantin dhe po koordinojmë dhe me donatoret dhe brenda këtij viti nis gara” tha ministrja.

Sa i takon rrjetit hekurudhor Balluku nënvizoi se tashmë janë disa projekte që ndodhe në faza të ndryshme.

Lidhur me portet ministrja u ndal tek projekti në  Porto Romeno të cilin e cilësoi një projekt me rëndësi rajonale. “Në tremujorin e parë të vitit 2024 ne planifikojmë hapjen e garës për Porto Romanon. Ka përfunduar dizajni i detajuar dhe kemi hapur një panel konsultimi me NATO sa i takon bazës që synojmë të ndërtojmë në të njëjtin lokacion..

Lidhur me aviacionin civil dhe aeroportet ministrja tha se në Aeroportin e Tiranës si rrjedhojë e fluksit të madh po bëhen investime të vazhdueshme ndërkohë që zhvillimi më i rëndësishëm këtë vit do të jetë përfundimi i punimeve në aeroportin e Vlorës.

“Jemi duke pritur përfundimin e Vlorës, një aeroport që është në 32 për qind të totalit të punimeve por ato pjesë që janë më të rëndësishme dhe mbajnë volumin më të madh kanë ecuri shumë më të lartë se ecuria e përgjithshme. Ne synojmë në dhjetor 2024 ta kemi dorëzuar aeroportin e Vlorës duke i dhënë mundësi Autoritetit të Aviacionit, konceisonarit dhe operatorit që është aeroporti i Mynihut të nisin operimet në hije për të kolauduar çdo procedure dhe pajisje të navigimit me shpresë që në pranverë 2025 të kemi fluturimet e para nga Vlora që nuk është aeroport sezonal por ndërkombëtar” tha ministrja.

Sa i takon aeroportit të Jugut që fillimisht u mendua të ishte në Sarandë duket se tashmë ka një rishikim të tij duke e zhvendosur në Gjirokastër.

“Kemi pasur një proces për Aeroportin e Jugut dhe zona ka pasur shumë ndryshime sa i takon investimeve në hoteleri. Na është dashur të rishikojmë planet sa i takon efikasitetit. Duke qenë se kemi një air fild(fushë ajrore) në Gjirokastër,  infrastrukturë të ndërtuar dhe duke pasur që në Shqipëri s’po zhvillohet vetëm turizmi bregdetar, aeroporti i Jugut është menduar në zonën e Gjirokastrës dhe ti shërbejë gjithë zonës së Jugut dhe Sarandës dhe Ksamilit” nënvizoi ministrja.

Marrë nga Monitor.al

belinda balluku nato

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje