LIVE UPDATES
Ekonomi

Eurostat zbulon ku po ndërtohet më shumë në Europë, natyrisht “fiton” Shqipëria

Sipas Eurostat, për Bashkimin Europian, kjo përqindje ishte midis 5 dhe 6% në periudhën 2010-2022. Treguesi ishte më i larti në 5.8% në 2010, duke rënë në 5.1% në 2014-2017 dhe më pas duke u rritur përsëri për të arritur në 5.5% në 2020, 5.4% në 2021 dhe 5.5% 2022.

8 Janar 2024, 07:35 Nga I.A
Eurostat zbulon ku po ndërtohet më shumë në Europë,
Ndertimet

TIRANË- Në të gjithë Europën e rajonin ndërtohet, por në asnjë vend ky sektor nuk po lulëzon si në Shqipëri. Në një raport të fundit për strehimin, Eurostat ka matur madhësinë e sektorit të ndërtimit për gjithë Europën. Kjo matje bëhet përmes vlerës së shtuar bruto (VSHB) të gjeneruar nga ky aktivitet ekonomik si pjesë e VSHB-së totale (prodhimi në ekonomi pa përfshirë taksat).

Sipas Eurostat, për Bashkimin Europian, kjo përqindje ishte midis 5 dhe 6% në periudhën 2010-2022. Treguesi ishte më i larti në 5.8% në 2010, duke rënë në 5.1% në 2014-2017 dhe më pas duke u rritur përsëri për të arritur në 5.5% në 2020, 5.4% në 2021 dhe 5.5% 2022.

Midis Shteteve Anëtare, pjesa e VSHB në ndërtim ra në 14 Shtete Anëtare midis 2010 dhe 2022, me uljen më të madhe që u shënua Spanjë, Bullgari dhe Qipro. Ndër vendet anëtare me një peshë në rritje të sektorit të ndërtimit gjatë kësaj periudhe, Hungaria, Gjermania dhe Lituania treguan rritjen më të lartë.

Në vitin 2022, Shtetet Anëtare me përqindjet më të mëdha ishin Austria (7.3%), Finlanda dhe Rumania (të dyja 7.0%), referoi Eurostat.

Treguesi është shumë më i lartë për Shqipërinë. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi në Shqipëri zinte 11.1% të vlerës së shtuar bruto, më e lartë në Europë dhe dy herë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian.

Shqipëria mund të jetë një vend në zhvillim dhe është përballuar me një tranzicion të fortë demografik, por në vendet e tjera të rajonit, ku është kaluar një cikël i tillë, ndërtimi zë një peshë shumë të ulët në ekonomi. Psh, Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues në 6.2% të VBSH-së në 2022, Mali i Zi, që është një vend po i orientuar nga turizmi në 4.8% të VBSH-së, Serbia 6.6%, Bosnjë Hercegovina 5.2%.

I vetmi vend që na “konkurron” është Kosova, që po shfaq të njëjtën tendencë si Shqipëria me ndërtime të larta në kryeqytet e rrethina. Ndërtimi zinte në Kosovë 10.7% të vlerës së shtuar bruto në 2022.

Treguesi për Shqipërinë në 2022 ishte më i larti që nga viti 2014, kur zbriti në 9.9% të VBSH-së, nga gati 15% që kishte kulmuar në 2010-n. Si një sektor ciklik ndërtimi filloi rënien që e kishte nisur pas viteve 90, si rrjedhojë e zhvendosjeve të brendshme të popullsisë, ku një pjesë e konsiderueshme e familjeve iu drejtuan zonës së qendrës. Megjithatë pas 2014-s iu rikthye rritjes, i udhëhequr kryesisht nga ndërtimet në Tiranë dhe në zonat turistike.

Tendenca pritet të vijojë, sidomos në kryeqytet. Në 2022-n u dha një rekord i lejeve për ndërtime rezidenciale në Tiranë, prej rreth 1.8 milionë metra katror, sipas INSTAT.

Në vitin 2023, bashkia Tirana vlerëson në projektbuxhet se pret të mbledhë 7 miliardë lekë nga Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, nga 5.5 miliardë lekë që ishte plani fillestar. Bashkia thotë se “Realizimi i të ardhurave nga kjo taksë tejkalon planin e miratuar si rrjedhojë e aplikimeve përtej parashikimeve. Në periudhën 2024-2026 pritet të arkëtohen rreth 6.5 miliardë lekë në vit nga kjo taksë, në një sinjal që Bashkia parashikon të vijojë me dhënien vrullshme të lejeve të ndërtimit.

Kjo tendencë po vjen në një kohë që tendenca e popullsisë është drejt tkurrjes, për shkak të emigracionit të lartë që po vazhdon dhe plakjes natyrale të popullsisë. Në 2022, shtesa e popullsisë në Tiranë ishte më e ulëta historike, me më pak se 6 mijë persona, nga rreth 20 mijë disa vjet më parë.

Të huajt janë bërë një faktor i rëndësishëm në blerjet e pasurive të paluajtshme, por ritmi i tyre pritet të bjerë, pas shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve, që po ngushton diferencën me vendet e tjera të rajonit, si Kroacia, apo Mali i ZI. Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme për 9-mujorin 2023 arritën vlerën e 222 milionë eurove, sipas Bankës së Shqipërisë, me një rënie të lehtë me 1.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndryshe nga 2022-shi, kur rritja ishte dy shifrore.

Vlera e shtuar bruto (VSHB) përcaktohet si prodhim (me çmimet bazë) minus konsumin e ndërmjetëm (me çmimet e blerësit); ky tregues është zëri balancues i llogarisë së prodhimit të llogarive kombëtare. VSHB-ja mund të ndahet sipas industrisë dhe sektorit institucional. Shuma e VSHB-së mbi të gjitha industritë ose sektorët plus taksat mbi produktet minus subvencionet për produktet jep produktin e brendshëm bruto (PBB). E thënë thjesht VSHB është totali i përgjithshëm i të gjitha të ardhurave, nga shitjet përfundimtare dhe subvencionet (neto), të cilat janë të ardhurat e bizneseve. Këto të ardhura përdoren më pas për të mbuluar shpenzimet (pagat, shpërblimet, dividentët), kursimet (fitimet, amortizimin) dhe taksat (indirekte).

Marrë nga Monitor.al

vshb eurostat

Sondazh

Poll
Ekonomi 6 Janar 2024, 08:17 I.A

Skuterët elektrikë, shokë apo...

Skuterët elektrikë TIRANË- Mëngjeset për Eneida Bicën nisin me marrjen e shokut të saj të ngushtë në krah...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet