LIVE UPDATES
Ekonomi

Skuterët elektrikë, shokë apo...

Arben Lazi, ekspert rrugor, thotë se si çdo lloj mjeti, edhe monopatinat kanë rrezikshmërinë e tyre për qarkullimin në rrugë.

6 Janar 2024, 08:17 Nga I.A
Skuterët elektrikë, shokë apo...
Skuterët elektrikë

TIRANË- Mëngjeset për Eneida Bicën nisin me marrjen e shokut të saj të ngushtë në krahë në ashensor dhe nisjes me të në punë. Nuk po flasim për një frymor, por për skuterin që ajo zotëron, i cili është padyshim shoku më i ngushtë, pasi arritja në orar në angazhimet profesionale e personale, nuk ka qenë kurrë më e lehtë.

Skuterët elektrikë, me të gjithë promovimin e tyre të mënyrës së qëndrueshme të udhëtimit dhe lehtësisë së përdorimit, janë bërë një pjesë e zakonshme e rrugëve tona. Megjithatë, në këtë rritje të madhe të përdorimit të tyre, një shqetësim i pandryshuar dhe për të cilin duhet bërë më shumë, është siguria. Skuterët elektrikë kanë ardhur në Shqipëri me shpejtësinë e kryeqyteteve të tjera në botë, por siguria e tyre vazhdon të jetë një sfidë e pazgjidhur.

Në shtatorin e vitit 2021, skuterët elektrikë nisën të fitonin popullaritet në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera. Ata ofronin një alternativë të qëndrueshme dhe të lehtë për transportin në qytet, duke ulur ndotjen dhe kërkesën për vendparkim. Por bashkë me rritjen e numrit të tyre, aksidentet me këto mjete transporti janë shtuar ndjeshëm.

Ky mjet, i cili së fundmi po përdoret në masë, nuk ka kosto përdorimi, vetëm kosto fillestare blerjeje dhe ndihmon në shmangien e trafikut. Por, në fakt, sipas specialistëve ka kosto të mëdha në çështje që lidhen me sigurinë rrugore.

Policia bën thirrje herë pas here që të gjithë këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve të tilla t’i binden sinjalistikës për të garantuar sigurinë në rrugë.

Sipas tyre, jo të gjithë arrijnë ta ngasin siç duhet, të manovrojnë e shpesh, shpejtësia nuk kontrollohet siç duhet. Të paktë janë drejtuesit e këtij mjeti që dinë mirëfilli rregullat e qarkullimit rrugor dhe nuk ka rëndësi a ke makinë, biçikletë apo motor, duhen zbatuar që të shmangen situata aksidentesh, deri edhe në fatalitete.

Sipas informacioneve të marra në terren, një skuter elektrik i teknologjisë së fundit arrin të qarkullojë në 100 km/h, por pavarësisht kësaj, ato janë mjete shumë ekonomike. Një skuter normal me shpejtësi 30-40 km/h harxhon vetëm 5 lekë të vjetra për çdo karikim.

Në vendin tonë nuk ka një moshë të përcaktuar për përdorimin e tyre, sikurse nuk ka as për biçikletat. Ndërkohë që praktikat e tjera europiane kanë vendosur që mosha e përdoruesve të rritet nga 12 në 14 vjeç minimalisht.

Blendi Gonxhe, drejtues i DPPSHT, thotë se siguria e skuterëve elektrikë është një përgjegjësi e përbashkët midis përdoruesve, kompanive dhe autoriteteve vendore.

Sipas ekspertëve, duke ndjekur udhëzimet dhe duke respektuar rregullat e rrugës, përdorimi i skuterëve elektrikë mund të jetë i sigurt dhe efikas për transportin urban, ndërsa përmirësimet në infrastrukturë dhe teknologji mund të ndihmojnë në përmirësimin e sigurisë së tyre.

“Ndaj janë vendosur rregulla për këto mjete, mbase do të vijojnë edhe me udhëzime edhe më të detajuara, duke marrë parasysh sa shumë janë përhapur. Përdoruesit e këtij mjeti shpesh raportohen që nuk respektojnë fare semaforët. Ne duhet të zbatojmë vetëm rregullat e qarkullimit”, – thotë z. Gonxhe.

Kur drejtuesve të këtyre mjeteve nuk u nevojitet një leje drejtimi, sa të informuar mund të jenë mbi këto rregulla?

Arben Lazi, ekspert rrugor, thotë se si çdo lloj mjeti, edhe monopatinat kanë rrezikshmërinë e tyre për qarkullimin në rrugë.

“Sidomos me këtë lloj mjeti, sepse është risi, pavarësisht se u bënë dy vite që kanë hyrë në treg. Gjithsesi konsiderohen të rinj ndaj dhe aksidentet kanë qenë të shumta. Të dhëna kemi nga spitalet, nga ku kemi raportime për aksidente. Të sillen në rrugë si të gjithë drejtuesit e tjerë të mjeteve. Të ecin vetëm në korsinë e biçikletave, të respektojnë semaforin dhe të mbajnë kaska”.

Eksperti i qarkullimit shton se, në një kohë kur këto mjete janë duke ndryshuar rrugët e qyteteve tona, është koha të bëjmë një analizë të thellë të sfidave të lidhura me përdorimin e tyre, dhe të punojmë drejt një qëllimi të përbashkët: sigurinë e transportit të qytetit tonë.

“Në këtë rrugëtim drejt një përdorimi më të sigurt të skuterëve elektrikë, duhet të bashkëpunojmë si shoqëri, autoritete vendore dhe përdorues, në mënyrë që kjo alternativë të bëhet jo vetëm e qëndrueshme, por edhe e sigurt” – thotë më tej eksperti.

Sipas vëzhgimeve, evidentohen rastet kur drejtuesit e monopatinave kalojnë me semafor të kuq, ecin me shpejtësi në trotuare, bulevarde, kundërvajtje, u presin rrugën drejtuesve të automjeteve që kanë përparësi me semafor jeshil, nuk ecin në korsitë e biçikletave e motoçikletave.

Edhe Eneida Bica, përdoruese prej dy vitesh e këtij mjeti, e pohon këtë gjë. Ajo shton se hasin problematika me drejtuesit e biçikletave, të cilët nuk i lejojnë që të qarkullojnë me kujdes në korsinë e tyre dhe së dyti, edhe me vetë përdorues skuterash që nuk janë të kujdesshëm dhe tejkalojnë shpejtësinë e lejuar në qytet.

Përdorimi i skuterëve elektrikë pa një ligj ose rregullim të përshtatur mund të sjellë disa rreziqe dhe shqetësime.

A mund të përdoren nga minorenët monopatinat, eksperti Lazi thotë se aktualisht nuk është e përcaktuar dhe se mund t’i përdorin të gjitha moshat, por duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor që janë edhe për mjetet e tjera.

Pra, edhe një minoren, i papajisur me leje drejtimi të asnjë lloj mjeti, mund të shëtisë rrugëve me monopatina, por duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor që nuk i njeh.

Sipas vëzhgimeve në terren, këto janë disa nga problemet që mund të lindin:

-Siguria rrugore: Skuterët elektrikë mund të lëvizin me shpejtësi dhe në rrugë, prandaj është e rëndësishme të keni rregulla të qarta të sigurisë rrugore. Mungesa e rregullave mund të rrisë rrezikun e aksidenteve dhe dëmtimeve të mundshme.

-Konfliktet me trafikun e një mjeti tjetër: Skuterët elektrikë mund të lëvizin në trotuare ose rrugë dhe të konkurrojnë për hapësirë me këmbësorët dhe makinat e tjera. Kjo mund të shkaktojë konflikte dhe tensione në trafik.

-Mungesa e sigurisë personale: Përdoruesit e skuterëve elektrikë duhet të kenë pajisjet e duhura të mbrojtjes dhe të vënë masat e sigurisë. Mungesa e ligjit për këtë lloj transporti mund të çojë në neglizhencë të këtyre aspekteve.

Për të minimizuar këto rreziqe, sipas ekspertëve, është e rëndësishme që të ketë rregulla dhe ligje të përshtatura për përdorimin e skuterëve elektrikë. Këto rregulla duhet të mbulojnë çështje si siguria rrugore, licencimi, rregullimi i shpejtësisë, siguria personale dhe ndikimi mbi kalimtarët. Nëse mungon një rregullim i përshtatur, shteti mund të ketë vështirësi në menaxhimin e këtyre sfidave dhe mbrojtjen e interesave të përdoruesve dhe të mjedisit.

Policia Rrugore ka ndërmarrë një plan masash në lidhje me përdorimin e skuterëve elektrikë dhe patinave elektrike. Janë rreth 17 rregulla të parashikuara nga VKM 153, “rregullorja e Kodit Rrugor”, që duhet të zbatojnë përdoruesit e këtyre mjeteve. Moszbatimi i këtyre rregullave parashikon ndëshkimin me gjobë të përdoruesit të mjetit.

1.Drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike në lëvizjen e zakonshme në rrugë ku lëvizin dhe mjete të tjera duhet të mos bëjnë shmangie të papritura ose lëvizje zigzage, që mund të bëhen pengesë ose rrezik për mjetet që vijnë pas.

2.Ata duhet të qarkullojnë në rrugë të rezervuara për ta, kur ato ekzistojnë, përveç ndalimeve për kategori të caktuara me mënyrat e përcaktuara nga aktet në zbatim, duke zbatuar rregullat e përcaktuara të ecjes plotësisht në krahun e djathtë.

3.Kur afrohen në degëzime e kryqëzime, duhet të respektojnë sistemin e sinjalizimit rrugor, të zvogëlojnë shpejtësinë deri në ndalim të plotë dhe të marrin masa për t’i kaluar ato pa rrezik.

4.Këto mjete të kenë gjendje të mirë teknike dhe sisteme frenimi funksionale.

5.Drejtuesit e mjeteve rrugore me pedale dhe të patinave elektrike, kur drejtojnë këto mjete, detyrimisht duhet të vendosin në kokë kaska mbrojtëse, sipas modelit të përcaktuar të tipave të miratuar për Bashkimin Europian (Marka CE).

6.Në rastin e kalimit të rrugës me trafik të dendur dhe në përgjithësi kur e kërkojnë rrethanat, drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike janë të detyruar të kalojnë rrugën, duke mbajtur mjetin me pedale për dore.

7.Në çdo rast, kur duan të kthehen majtas, të kthehen djathtas apo të ndalojnë, drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike duhet të japin sinjale në kohën e duhur, me krah.

8.Gjysmë ore pas perëndimit të diellit, gjatë të gjithë periudhës së errësuar dhe ditën, nëse kushtet atmosferike kërkojnë ndriçimin, mjetet me pedale dhe patinat elektrike, që nuk janë të pajisura me sistemet përkatëse të sinjalizimit pamor, nuk mund të përdoren, por vetëm të merren për dore.

9.Mjetet me pedal të ndërtuara dhe të njohura për transportin e njerëzve të tjerë, përveç drejtuesit, mund të drejtohen, kur janë me më shumë se dy rrota simetrike, nga dy drejtues. Në një rast të tillë duhet të pedalojnë vetëm këta persona.

10.Në mjetet e përmendura më sipër nuk mund të transportohen më shumë se 4 persona madhorë, duke përfshirë edhe drejtuesit; lejohet dhe transportimi i njëkohshëm i dy fëmijëve me moshë deri në 10 vjeç.

11.Është i ndaluar transportimi i njerëzve të tjerë në mjete me pedal, kur nuk janë të ndërtuara dhe të pajisura për një qëllim të tillë. I lejohet sidoqoftë drejtuesit të mjetit madhor transporti i një fëmije deri në moshën 6 vjeç, i siguruar në mënyrë të përshtatshme me pajisjet e nevojshme, e cila përbëhet me një ndenjëse të përshtatshme, me vende për të mbështetur krahët, këmbët dhe shpinën.

Ndenjësja nuk duhet t’i kalojë përmasat gabarite të mjetit me pedale. Kjo duhet të vendoset në mënyrë të tillë që të mos pengojë pamjen e drejtuesit dhe t’i japë mundësi e liri lëvizjeje. Kjo ndenjëse duhet të fiksohet me trupin e mjetit rrugor me pedale dhe të jetë e pajisur me një sistem mbrojtës për këmbët dhe krahët e fëmijës.

12.Atje ku pistat e mjeteve me pedale dhe të patinave ndërpriten, duke u futur në rrugë me trafik të shpejtë, drejtuesit e këtyre mjeteve janë të detyruar t’i kryejnë manovrat me kujdes shumë të madh, duke shmangur ndryshimet e papritura të drejtimit.

13.Drejtuesit e mjeteve me pedal duhet të ecin në një rresht në të gjitha rastet, në rrugë brenda dhe jashtë qendrave të banuara, përveçse kur njëri prej tyre është më i vogël se 10 vjeç dhe lëviz në të djathtë të tjetrit. Kur lëvizet në korsi të veçanta për mjete me pedal, asnjëherë nuk mund të jenë më shumë se dy rreshta.

14.Drejtuesit e mjeteve me pedal duhet të kenë të lirë përdorimin e krahëve e të duarve dhe ta mbajnë timonin të paktën me një dorë. Ata duhet të jenë në gjendje në çdo moment të shikojnë lirisht përpara tyre në të dy krahët dhe të kryejnë me lirshmëri maksimale, gatishmëri dhe lehtësi manovrat e nevojshme.

15.Ndalohet tërheqja e mjeteve, të mbajnë kafshë dhe të tërhiqen nga një mjet tjetër.

16.Drejtuesit e mjeteve me pedal duhet ta marrin mjetin për dore, kur si pasojë e kushteve të qarkullimit, bëhen pengesë ose rrezik për këmbësorët. Në një rast të tillë bashkohen me këmbësorët dhe duhet të përdorin kujdesin dhe gatishmërinë e zakonshme.

17.Për qarkullimin e mjeteve rrugore me pedale dhe të patinave elektrike, në rrugëkalimet (pista) për mjetet me pedale dhe patina elektrike, zbatohen, për sa është e mundur, normat përkatëse të qarkullimit të mjeteve rrugore.

Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë (250 – 1000 lekë). Për mjetet me pedale që drejtohen nga dy drejtues, gjoba është nga pesëqind deri në dy mijë lekë (500 – 2000 lekë).

Parisi ndaloi dhënien me qira, jo blerjen..

Të gjithë e-skuterët ndalohen të jepen me qira në Francë që nga 1 shtatori 2023. Mjetet elektrike u votuan në një referendum në mbarë qytetin nga një pakicë me ide shumë të qarta: vetëm 8% e parisienëve votuan më 2 prill, por 89% e tyre ranë dakord se ishte koha për t’i ndaluar.

Kur Parisi prezantoi qiratë e skuterëve elektrikë në vitin 2018, qyteti u bë lider botëror në përqafimin e mënyrës së re të transportit. Ata u shndërruan në një alternativë të gjelbër ndaj automjeteve.

Miratimi i tyre u nxit nga rregullat lejuese dhe zgjerimi i shpejtë i korsive të biçikletave në kryeqytet.

Eksperimenti parisien me skuter me qira zgjati pesë vjet. Skuterët në pronësi private lejohen.

Pesë vite më vonë, banorëve të Parisit iu kërkua të votonin në një referendum nëse do të ndalonin marrjen me qira të skuterëve pasi një sërë aksidentesh shkaktuan shqetësime për sigurinë.

Pothuajse 500 njerëz u plagosën në kryeqytet nga këto mjete në vitin 2022. Në spitale, mjekët shprehen të lodhur nga situata, duke theksuar se përballen me aksidente të shkaktuara nga skuterat elektrikë pothuajse përditë.

Në vitin 2022, në kryeqytet u rritën vdekjet mes drejtuesve të skuterëve dhe këmbësorëve të goditur nga skuterët. Në Francë, skuterët shkaktuan të paktën 27 vdekje në 2022, krahasuar me 22 në 2021 dhe 7 në 2020.

Vitin e kaluar, vetëm në Paris janë regjistruar 459 aksidente, ku janë përfshirë skuterët elektrikë, ndër të cilët pati edhe 3 viktima. Në 2021 në gjithë Francën u shënua shifra më e lartë e viktimave nga aksidentet me këto mjete, 24 në total.

Cilado ankesa që i shtyu parisienët të thoshin “jo”-në përfundimtare, ishin padyshim të njëjtat shqetësime me të cilat përballen qytetet e tjera: parkim i gabuar, drejtim i pamatur, mungesë sigurie, lëndime të rënda, shumë njerëz që hipnin në të njëjtin mjet, konflikt me përdorues të tjerë të rrugës, mjete elektrike të hedhura në lumenj, kanale dhe pellgje të tjera ujore… lista vazhdon.

Prandaj, çuditërisht, ndalimi i Parisit shkaktoi një reflektim të paparë më parë mbi të ardhmen e e-skuterëve. Nëse kryeqyteti francez i mori seriozisht shqetësimet e sigurisë dhe sjelljes së keqe, pse të mos e bënin edhe qytetet e tjera?

Pyetja shpërtheu nëpër mediat dixhitale gjatë gjithë muajit shtator, duke çuar në lojën e pashmangshme të hamendjes: cili do të jetë qyteti tjetër që do t’i ndalojë ose kufizojë?

Duke bërë zigzage në Europë

Verën e kaluar, Brukseli vendosi rregulla të reja, duke përfshirë një kufizim të shpejtësisë 20 km/h në rrugë, një kufi 8 km/h në zonat e këmbësorëve, si dhe një ndalim të kalimit në trotuare.

Kjo e fundit është një masë veçanërisht e rëndësishme për të mbrojtur të moshuarit dhe njerëzit me dëmtim të shikimit dhe lëvizjes “të cilët zgjedhin itinerarin e tyre sipas asaj se sa lirisht mund të ecin nëpër trotuare”.

Numri i aksidenteve që përfshijnë e-skuterët u trefishua në rajonin e Brukselit në vetëm një vit, tregojnë të dhënat e mbledhura midis pranverës së 2021 dhe 2022.

Përveç rregullave të reja, qeveria rajonale e Brukselit ka në plan të instalojë deri në 1,000 stacione për uljen e e-skuterëve për të trajtuar çështjet e shfrenuara të parkimit.

Ashtu si në rajonin e kryeqytetit të Brukselit, një shtrëngim i parkimit të parregulluar, kufizimet në vozitjen e dyfishtë me të njëjtin skuter dhe kufijtë e shpejtësisë janë të larta në axhendën e qyteteve në të gjithë Europën.

Vitin e kaluar, Roma njoftoi masa të reja për të ndaluar drejtuesit nën 18 vjeç, për të ulur shpejtësinë maksimale në 20 km në orë dhe për të kufizuar numrin e operatorëve nga shtatë në tre.

Më në veri, Riga së fundi paraqiti një propozim në Parlamentin e Letonisë për të lejuar parkimin e skuterëve elektrikë vetëm në zona të caktuara, për të hequr ose për të pezulluar licencën e shërbimeve të përbashkëta, për të vendosur kufijtë e shpejtësisë dhe për të vendosur targa për e-skuterët.

Për të trajtuar parkimin e padisiplinuar, qyteti i Helsinkit po shqyrton rregulla të reja që do të impononin parkimin e e-skuterëve të përbashkët vetëm në vende të caktuara, siç është tani rasti për biçikletat elektrike të përbashkëta.

Në Çeki, qyteti i Brno së fundmi zbatoi rregullore të reja të përbashkëta për parkimin e skuterëve elektrikë që rezultuan në gjoba për operatorët që nuk e zbatojnë ligjin.

Ndërkohë Londra krijoi modelin e saj të punës. Qyteti ka nxjerrë jashtë ligjit të gjithë e-skuterët privatë; ndërkohë, ajo po zhvillon një provë të përbashkët të e-skuterëve deri në tetor 2023.

Si pjesë e testit në Londër, në automjetet elektrike të përbashkëta janë instaluar funksione të sigurisë që kufizojnë shpejtësinë e tyre në 20 km/h dhe mbajnë dritat ndezur gjatë çdo udhëtimi.

Duke shpërblyer operatorët që zbatojnë rregullat, kryeqyteti britanik mund të bëhet shembull frymëzimi i bashkive të tjera.

“Aktualisht ne po drejtojmë një proces prokurimi konkurrues për fazën e re të provës së skuterëve elektrikë me qira në Londër dhe operatorët do të zgjidhen në bazë të aftësisë së tyre për të përmbushur kërkesat rigoroze të sigurisë dhe standardet e larta të funksionimit” – deklaroi Transport for London (TfL) – organi i rrjetit të transportit të qytetit në faqen e tij të internetit.

Marrë nga Monitor.al

eneida bica arben lazi

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci