LIVE UPDATES
Ekonomi

Sondazhi/ 39% e punonjësve në Shqipëri ngrenë objekte të rënda, 29% punojnë në mjedise ekstreme

Sipas rezultateve të anketës, 39% e shqiptarëve të punësuar kanë raportuar se kanë ngritur ose mbajtur objekte të rënda, ngarkesa ose njerëz, pa ndihmën e një makinerie në kohën kur u zhvillua në fillim të 2023.

9 Janar 2024, 07:35 Nga I.A
Sondazhi/ 39% e punonjësve në Shqipëri ngrenë objekte
Foto Ilustruese

TIRANË- Dy në pesë punëtorë shqiptarë ngrenë ose mbajnë sende të rënda, ndërsa një pjesë më e vogël punojnë në mjedise ekstreme, teksa gati gjysma i përdorin duart si “mjetin” kryesor në punë, referojnë gjetjet e anketës europiane për arsimin dhe lidhjet e tij më tregun e punës në vendin tonë që u zhvillua vitin e kaluar.

Sipas rezultateve të anketës, 39% e shqiptarëve të punësuar kanë raportuar se kanë ngritur ose mbajtur objekte të rënda, ngarkesa ose njerëz, pa ndihmën e një makinerie në kohën kur u zhvillua në fillim të 2023.

Gjithashtu tre në dhjetë (29%) shqiptarë të anketuar raportojnë se punojnë në një mjedis me nxehtësi ose temperatura shumë të ftohta, kimikate ose pjesë të rrezikshme, afërsisht në linjë me mesataren e BE-së (27%) dhe 5 vende të Ballkanit Perëndimor (WB5) (32%).

Për më tepër, afër gjysma (46%) e shqiptarëve thonë se përdorin duart për të kapur, për të manipuluar ose për të montuar saktësisht objektet (përjashtuar maus-in e kompjuterit, shtypjen në tastierë ose shkrimin e dorës) afërsisht në përputhje me mesataren e WB5 (51%), por dukshëm më shumë se në EU-27 (38%).

Pjesa e punonjësve që ngre pesha në Shqipëri është më shumë se vlerat mesatare në WB5 (37%) dhe EU27 (34%). Burrat kanë shumë më shumë gjasa të përfshihen në detyra të tilla manuale sesa gratë (47% kundrejt 27%).

Punëtorët më të vjetër kanë gjasa të ngrenë pesha nëse krahasohen me më të rinjtë (48% e atyre të moshës 55- 64 vjeç përkundër 28% të atyre të moshës 25- 34).

Të punësuarit me arsim të nivelit të ulët dhe të mesëm janë më të ekspozuar ndaj ngritjes së peshave (54%) dhe të mesëm (46%), ndërkohë që vetëm 15% e atyre me arsim të lartë deklarojnë se e kanë bërë këtë.

Më shumë se gjysma e punëtorëve në profesionet që lidhen me punë manuale dhe elementare (përkatësisht 53% dhe 50%) pohuan se ngrenë pesha krahasuar me 30% të atyre në profesione gjysmë të kualifikuara dhe 18% të atyre në profesione të kualifikuara.

Ngritja e objekteve dhe ngarkesave është gjithashtu më e zakonshme tek të anketuarit që punojnë në bujqësi ose industri (50%), ndërsa vetëm 36% të atyre që punojnë në shërbime dhe 22% e të anketuarve nga sektori publik, arsimi apo shëndetësia ngrenë objekte gjatë orarit të punës.

Të anketuarit u pyetën nëse si pjesë e punës së tyre kryesore, kanë përdorur ose kanë punuar me makineri të kompjuterizuar muajin e fundit. Rreth një në pesë (21%) shqiptarë thonë se përdorin makineri të kompjuterizuar, krahasuar me gati katër në dhjetë (39%) në BE, dhe tre në dhjetë (28%) në WB5./

Marrë nga Monitor.al

sondazhi

Sondazh

Poll
Ekonomi 6 Janar 2024, 08:17 I.A

Skuterët elektrikë, shokë apo...

Skuterët elektrikë TIRANË- Mëngjeset për Eneida Bicën nisin me marrjen e shokut të saj të ngushtë në krah...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj